Miliona zëra në 27 vite/ “Mjeshtri i Madh” që në 27 vite ka dëgjuar miliona zëra në emisionin “Koha për tu zgjuar” dhe “Mirmëngjes me Bashkim Hoxhën”. Mbi 9685 ditë komunikimi, 4342 orë biseda dhe 125 mijë herë “Alo Bashkim”…

20
Sigal

“Mjeshtri i Madh”, që në 27 vite ka dëgjuar miliona zëra në emisionin “Koha për t’u zgjuar”

        Mbi 9685 ditë komunikimi dhe 125 mijë herë “Alo Bashkim”

Ëngjëll Musai

Drejtor i “Telegraf”

Sot në mëngjes, publicisti, gazetari, romaniceri, dramaturgu dhe moderatori produktiv, cilësor e mirënjohur, miku im Bashkim Hoxha, hap emisionin e tij “mbarë popullor”  në një ditë të veçantë, duke mbushur 27 vjet në emisionin e tij “Koha për t’u zgjuar”! Po sot në mëngjes, në orën 07.00, në këtë emision do të dëgjojmë hyrjen në vitin e 27-të me shprehjen me të cilën Bashkim Hoxha nis komunikimin me njerëzit, me sloganin: “Alo,Bashkim”!  Është bërë aq i afërt e i afërm, i dashur e i besueshëm për shqiptarët ky emision dhe përmes tij Bashkim Hoxha, sa çdo mëngjes shqiptarët brenda Shqipërisë dhe ata jashtë Shqipërisë sipas orëve lokale të vendeve ku jetojnë e punojnë, ditën e nisin duke çuar televizorin “Te Bashkimi”.  Ata që janë në kafene, i kërkojnë kamarierëve ta çojnë stacionin “Te Bashkimi”.  Ata që janë në udhëtim e çojnë radion “Te Bashkimi”, ataqë ndjekin mediat nëpërmjet telefonave celularë, klikojnë “Te Bashkimi”.  Dëgjojnë titujt e gazetave, por edhe bëhen pjesë e emisionit “Koha për t’u zgjuar”…

Çdo mëngjes prej 27 vitesh: Mbi 125 mijë herë “Alo Bashkim” nga News 24 tek “Abcnews”

Çdo mëngjes, qysh prej 21 marsit 1997, njerëz të shumtë të profesioneve, kategorive, komuniteteve e grupimeve sociale të çdo lloji, të tejlodhur nga hallet që u ka shkaktuar e vazhdon t’u shkaktojë prej 32 vitesh politika dhe qeverisjet me tranzicionin masakrues të shpërfillur nga administrata shtetërore, të shfrytëzuar nga punëdhënësit për  “një copë bukë”, të kërcënuarit nga krimi i rrugës, të varfëruar deri në vetë-vrajse, të viktimizuar nga prapësitë dhe hajdutëritë e shërbimeve publike, “trokasin” me telefonatat e tyre të sinqerta te emisioni “Koha për t’u zgjuar”, me atë thirrjen “O Bashkim”! Dhe Bashkimi, me atë zërin e tij të butë, me atë shpirtin e tij paqësor, me atë durimin e “hekurt” dëgjon çdo zë  që denoncon, ankon, kërkon, paralajmëron e kërcënon për hakmarrje ndaj “iks” e “ypsilon” politikani, shtetari, ministri, deputeti, kryebashkiaku, drejtori…, që nuk i hap telefonin, që i kanë mashtruarpër punësim, për ndërtimin dhe riparimine rrugës së lagjesn e fshatit, të ujësjellësit,qendrës shëndetësore, të shkollës e shumë halle të tjera, ashtu siç edhe flasin gjithë pasion për partitë politike dhe liderët e tyre. Denoncojnë e mallkojnë deputetët dhe kryebashkiakët, që u kanë marrë votat dhe nuk u shkojnë më në zona e as I presin në zyra, që nuk upërgjigjen në telefona, që kanë punësuar familjarët e tyre nëpër zyrat dhe punët eshtetit, që së bashku me ministrat vjedhin fondet e investimeve lokale dhe lejojnë kthimin e qendrave të banuara në qendra plehrash. Japin PPP, shesin vijën bregdetare, u japin si kompesim pushteti të huajëve, apo për të tjerë telefonues që flasin për opozitën nga dritaret dhe rrugicat e lagjeve.  Në mëngjeset e 27-viteve të këtij emisioni, “Mjeshtri i Madh”Bashkim Hoxha, ka dëgjuar mbi 125 mijë here “Alo, Bashkim”, që kanë shkuar në “veshin” e tij nga shqiptarët brenda e jashtë vendit deri në SHBA, Kanada e Australi.

Por, siç thotë Bashkim Hoxha, çdo ditë, javë, muaj e vit, janë dhjetëra, qindra e miliona përpjekje për t’u lidhur çdo mëngjes me telefonin e emisionit tashmë të quajtur “ Mirmëngjes” në “Abc” news ! Në arkivën e emisionit “Koha për t’u zgjuar”, mund të thuhet pa asnjë mëdyshje, se gjenden gjithë problematikat social-ekonomike të pensionistëve, veteranëve të luftës, ushtarakëve,e fëmijëve, jetimëve, invalidëve, grave të dhunuara, prindërve me fëmijë të trafikuar e të zhdukur, dhimbjet për tragjeditë që kanë ndodhur në det e nëtokë, hasmëritë që kanë ngujuar familje të shumta, dhuna që ka goditur mijëra gra, prindër e fëmijë, varfëria ekstreme, papunësia, pagat lëmoshë, lypjet, endacakët,abuzimet që bëjnë shtetarët e gjithçka .  Këto halle e probleme dëgjohen lirshëm te emisioni “Mirmengjes në abc” nëpërmjet telefonit të hapur që prej 27vitesh ofron mirësia, qetësia, profesionalizimi dhe guximi i gazetarit Bashkim Hoxha për të realizuar këtë ballafaqim publik popull-politik-qeveri… Durrësi dhe qytetarët e saj janë me fat që kanë pasur dhe kanë një shërbëtor të devotshëm të lirisë së fjalës si Bashkim Hoxha dhe kologu I tij I pandarë Gëzim Domi , ku njëri me mendimet racionale dhe tjetri “syrin e kamerës”  i japin zgjidhje problemeve që krijohen nga Bashkia e Durrësit dhe ndërrmarjet e saj.