2 Prill 1879 – 2 Prill 2026, 145 vjetori i lindjes së Aleksandër Moisiut.
SA SHUMË EMËR I DHA ATDHEUT ALEKSANDËR MOISIU!
Intervistë e Botuesit Mehmet Gëzhilli dhënë shkrimtarit Vasil Premçi
Nobelisti rus, Boris Pasternak, ku shprehja e tij ishte: ”Jam i lumtur që në Moskë është Aleksandër Moisiu”.
V.Premçi:
-Ju, jeni një nga botuesit e bibliografisë së Mosiut dhe disa ekspozitave kushtuar figurës së tij. Si mund të na e shpjegoni dashurinë për këtë figurë të shquar të teatrit botëror?
M.Gëzhilli:
-Unë jam nga fshati Vrepckë i qarkut të Korçës. Në vitin 1957, kur sapo kisha mbushur 13 vjeç, babai im nisi të ndërtonte një shtëpi të re. Ditën që përfunduan punimet, u sëmur rëndë vëllai im i madh. Kishte marrë një ftohje brinjë më brinjë. Në një fshat fqinj me ne kishte rënë një epidemi e cila rrezikonte të përhapej edhe në fshatrat e tjerë. Për këtë arsye vjen nga Korça një ekip mjekësor për të marrë masa profilatike për mos përhapjen e epidemisë. Ekipin e drejtonte Dr.Selaudin Bekteshi, i cili kishte ardhur në Korçë me qarkullim dhe ishte emëruar Shefi i Shëndetësisë së qytetit të Korçës. Vëllain e sëmurë e vizitoi vetë Dr. Bekteshi.

Kohët e fundit, Akademia e Munihut ka botuar një libër për A.Moisiun.
Shtypi i kohës ka botuar vazhdimisht shkrime në kujtim të aktorit shqiptar me famë botërore, por ashtu si midis kallzave të grurit, mbin edhe ndonjë fije egjër, shfaqet edhe ndonjë shkrim që nuk e nderon këtë figurë madhore të teatrit botëror. E kam fjalën për një frazë që është marrë nga një letër e Moisiut dërguar nënës së tij e cila është përzgjedhur si titull shkrimi në një gazetë për të tërhequr vemendjen e lexuesve: ”Nënë, ju po më helmoni gjakun…”
Ai iu drejtua infermierit të fshatit: -Pacientit i duhet bërë penicilina me Oliozë për 10 ditë rresht. Ti do të kujdesesh për kurimin e tij. Kur të shërohet ai, unë do të të marr të punosh në spitalin e Korçës. Doza e ilaçit Oliozë gjendej në qendrën më të afërt nga Vrëpcka, në Maliq. Kisha me vete një biletë-obligacion, hua shtëtërore. Jam që jam në Maliq,-thashë me vete,-përse të mos i hedh një sy lajmërimeve pranë postës. Po sikur të kem fituar? Kështu, nisa të kontrolloj listën e fituesve e ngjitur në një shtyllë pranë postës së Maliqit.
Nuk më kishin gënjyer parandjenjat! Kisha fituar 500 lekë. Pranë postës ishte një dyqan me mallra të përzierë, nga marmallata, vaji, kripa, mielli, sheqeri, orizi dhe deri te gozhdët, patkonjtë e lopatat. Në një cep të këtij banaku shoh një kapicë të vogël me libra. I shkoj nëpër duar një nga një. Ishin: romani “Nëna” i Gorkit, “Fëmijëria e Nikitës” i Tolstoit, një libër tjetër me vjersha për fëmijë, libri “Gjik Kuqali” i Jusuf Alibalit dhe libri “Aleksandër Moisiu” i Selman Vaqarit, rreth njqind faqe, i cili sapo ishte botuar. Ishte edhe një libër tjetër, “Kultivimi i domates”, të cilin, nuk e di përse e bleva, ndoshta nga që më pëlqenin shumë kokrrat e kuqe të saj apo për të harxhuar të gjithë shumën e lekëve që më kishte rënë në duar. Kur u ktheva në shtëpi, të gjitha këto libra i vendosa në një parvaz të dukshëm të dritares. Ndjeja një kënaqësi të veçantë që tashmë kisha aq shumë libra në shtëpi. I lexova të gjitha librat, ndonëse një pjesë prej tyre ende nuk i kuptoja. Kaluan disa vite. Meqenëse nuk kishte klasë më të lartë në fshatin tim, atë vjeshtë ika në Kuçovë. Në vitin 1959 mbarova shkollën shtatëvjeçare. Ato ditë më doli bursa për të vazhduar Shkollën e Mesme Pedagogjike në Korçë. Gjatë vitit të dytë të shkollës, në muajin mars-prill të vitit 1960, vjen në shkollën tonë për një takim me nxënësit një aktori i ri korçar, Dhimitër Orgocka. E gjithë biseda e tij u përqendrua tek jeta dhe vepra e aktorit me famë botërore, Aleksandër Moisiut që për ne në atë kohë ishte një emër i panjohur. Atë vit, pra në 1960, UNESKO kishte vendosur të përkujtohej në të gjithë botën 25 vjetori i vdekjes së tij. Dhimitër Orgocka foli me kaq pasion e frymëzim për Aleksandër Moisiun sa na la me gojë hapur. Më vonë, kur nisa të interesohem posaçërisht për A. Moisiun, mësova se shteti shqiptar kishte përgatitur një dekumentacion më të plotë për figurën e tij. Dëshiroj të vë në dukje çfarë është bërë deri më sot nga shteti shqiptar për nderimin dhe forcimin e kujtesës kombëtare rreth figurës së tij. Kështu, për herë të parë, emri i tij rënditet i pari, në listën e Artistëve të Popullit, i ndjekur nga Tefta Tashko Koço, etj. Në muajin mars të vitit 1960, për të përkujtuar jetën dhe veprën e Aleksandër Moisiut organizohet një konferencë e madhe në të cilën morën pjesë personalitete të larta të shtetit, të kulturës, shkencës dhe artit. Në këtë Konferencë Jubulare u lexua nga zëvendës minisitri i arsimit dhe kulturës, Pipi Mitrojorgji, vendimi i Këshillit të Ministrave të shtetit shqiptar, që, njëra nga degët e teatrit të Institutit të Lartë të Artit, (muzikë, pikturë dhe teatër) të mbajë emrin e aktorit me famë botërore, Aleksandër Moisiu. Nga viti 1960 dhe deri në vitin 1994, kur bashkëpunoja me gazeta të ndryshme, mblidhja çdo informacion që më dëgjonte veshi dhe më shihte syri për këtë figurë të ndritur të artit. Në vitin 1994 nën kujdesin e Zotit Behxhet Pacolli, organizohet në Zvicër një konferencë shkencore tre ditore, në të cilën morën pjesë personalitete të shquara të jetës kulturore dhe politike të Shqipërisë dhe të huaj, si Ismail Kadare, Xhon Belushi etj. Konferencën e drejtonte Zoti Bardhyl Kosova, ndërsa regjisor i kësaj veprimtaria komplekse ishte Ekrem Kryeziu. Me këtë rast u zhvilluan veprimtari të ndryshme. Konferenca u mbyll me një homazh nderimi në varrin e Moisiut në Lugano të Zvicrës. Nxënësi dhe drejtuesi i Kishës autoqefale shqiptare në Amerikë, Zoti Artur Liolin, dërgoi një kumtesë që u lexua para pjesëmarrësve. Këto veprimtari kushtuar figurës së Aleksandër Moisiut u pasqyruan edhe në shtypin e kohës. Konferenca përmbysi shumë nga imazhet dashakeqëse nga të huajt për shqiptarët, të cilët mbushnin anijet për të ikur nga vendi. Veprimtaritë kushtuar Aleksandër Moisiut zgjuan edhe tek unë dëshirën për të botuar diçka serioze. Ndonëse isha i papunë dhe pa asnjë të ardhur për të mbijetuar së bashku me familjen time, nisa përgatitjen dhe botimin e Bibliografisë së Aleksandër Moisiut. Kjo Bibliografi u botua në shtatë numra rresht në gazetën “Rilindja” të Kosovës, e cila atë kohë botohej në Tiranë. Bibliografia përbëhej prej 400 burimeve për Aleksandër Moisiun. Sapo dilte numri i rradhës së kësaj gazete, unë blija 5-6 copë gazeta në kioskën ku tregëtohej ajo. Një ditë, një nga gazetarët e kësaj gazete më pyeti:-Nuk e kuptoj përse merr kaq shumë gazeta, mos vallë për t’i shitur? Më vonë, pasi ai u njoh me projektet dhe botimet që përgatita për Aleksandër Moisiun tani kalon kokëulur para meje. Nuk kaloi shumë kohë dhe nga Maqedonia e Veriut vjen në Shqipëri gazetari Emin Azemi, që mbulonte kulturën në faqet e gazetës “Flaka” e cila botohej në Shkup. Ai më propozoi që këtë Bibliografi për Aleksandër Moisiun ta botonim edhe në gazetën “Flaka”. Kështu, pasi e plotësova edhe me referenca e burime të tjera mbi jetën dhe veprën e aktorit me famë botërore, A.Moisiu, Bibliografia e përmirësuar me shtatëqind burime, u botua në shtatë numra rradhazi në gazetën “Flaka”. Pas kësaj unë nuk iu ndava figurës së Aleksandër Moisiut. Në vijim të projekteve të mia, i erdhi rradha edhe botimit të Veprës letrare të Aleksandër Moisiut, e cila përmbledh: Dramën “I burgosuri”, kushtuar Napoleon Bonopartit, përkthyer nga gjermanishtja nga Gjergj Vlashi. Meditimet, letrat dhe një tregim.”

Nga jeta e Aleksandër Moisiut …
Në vitin 1920, pas një shfaqje artistike, studentët shqiptarë të Vjenës organizuan një darkë të madhe, e cila është fiksuar në një foto përkujtimore nga studentët shqiptarë të shoqatës “Djalëria”. Kanë qenë fatlumtur ata të cilët e kanë takuar atë mbrëmje Aleksandër Moisiun. Ata janë: Aleks Buda, Skëndër Luarasi, Eqerem Çabej, Sherif Klosi Mihal Ciko (babai i Zhani Cikos),etj.Njeriu që ka shkruar më shumë për figurën e Aleksandër Moisiut është Vasfi Samini, nga Visoka e Beratit. Ndërsa libër për aktorin e madh kanë shkruar: Në vitin 1957 shkrimtari Selman Vaqari, në vitin 1960 Bardhyl Kosova, e më vonë edhe Vangjel Moisiu dhe Sali Hidri. Por shkrimtari që ka tërhequr më shumë vëmendjen e lexuesve të shumtë në botë për figurën e A. Moisiut është shkrimtari i talentuar austriak, Stefan Cvajg. Shquhen edhe shkrimtarët; Luigi Pirandelo, Franc Molnar, Franc Kafka, Maks Brodi, etj. Midis të tjerëve bie në sy botimi i kujdesshëm i monografisë së studentes ruse, Kostandina Buçeva, e cila ka mbrojtur doktoraturën në fushën e kritikës së artit. Bie në sy edhe vlerësimi i bashkëshortes së Anatoli Lunaçarskut e cila e rradhit Aleksandër Moisiun në shtatë- tetë personalitetet më të shquar të botës së artit. Ajo i kushton një ese A.Moisiut. Për Moisiun ka shkruar edhe nobelisti rus, Boris Pasternak, ku shprehja e tij ishte: ”Jam i lumtur që në Moskë është Aleksandër Moisiu”.
Pak më shumë dritë mbi origjinën shqiptare të Aleksandër Moisiut
Aleksandr Moisiu e ka marrë dy herë nënshtetësinë shqiptare. Gjatë viteve të sundimit nazist në Gjermani, ai bëri një kërkesë pranë ambasadës shqiptare në Vjenë për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Ambasada Shqiptare e kësaj kohe e ndoqi me seriozitet plotësimin e kërkesës së aktorit të madh me origjinë shqiptare. Qeveria e Ahmet Zogut i dha atij nënshtetësinë e kërkuar shqiptare. Aleksandër Moisiu u ka dhënë intervista Nelo Drizarit, në SHBA, e botuar kjo në gazetën: ”Dielli” në vitin 1928. Intervistën tjetër aktori i madh ia ka dhënë Medi Kamberit, një gazetar i kulturës dhe sportit në një revistë pretencioze e kohës që botohej me ngjyra. Tregojnë se gazetari Medi Kamberi shkoi dhe trokit në derën nga prapa ambientit ku qëndronte Aleksandër Moisiu. Punonjësit e godinës nuk donin ta lejonin, por Mediu arriti të thotë me zë të lartë, aqsa ta dëgjonte aktori i madh: Jam Shqiptar. Dua të marr një intervistë.
Aleksandër Moisiu porositi të lejohej gazetari dhe në atë intervistë, ai e njofton me gëzim e krenari atë: Jam shumë i gëzuar që mora nënshtetësinë shqiptare!”
Emri i vendlindjes së Aleksandër Moisiut ndihmon aktorët Kadri Roshi dhe Lazër Filipi
Në vitin 1948 të dy aktorët e rinj shkojnë në Pragë për të ndjekur specializimin e mëtejshëm në degën e artit dramatik. Studentë kandidatë nga Çekia dhe disa vende të botës kalojnë me rradhë në komisionin shtetëror të pranimeve. Pas një kohe u erdhi rradha të paraqiten përpara anëtarëve të komisionit edhe dy studentëve shqiptarë, Kadri Roshit dhe Lazër Filipit, të cilët nuk dinin asnjë gjuhë të huaj për të komunikuar me anëtarët e komisionit të pranimit. Me shenja dhe fjalë të shkurtëra, kryetari i komisionit kërkon të mësojë vendin nga vinin dy studentët kurajozë. -Nga Shqipëria!-thanë në një gojë dy rishtarët. Atëherë, kryetari komisionit të pranimit, kthehet dhe u drejtohet kolegëve të tij: -Të nderuar kolegë! Sot ndodhemi përpara një ngjarjeje të madhe! Propozoj që këta dy djem të pranohen në kursin e specializimit për aktorë sepse janë nga vendi i aktorit me famë botërore, Aleksandër Moisiut! E ka dhënë ai provimin për ata! Vite më vonë, aktori Kadri Roshi ka udhëtuar deri te varri i Aleksandër Moisiut në Lozanë të Zvicrës dhe duke përkëdhelur pllakën e varrit i është drejtuar kujtimit të mjeshtrit të madh: Po vazhdoj rrugën tuaj të ndritur, mjeshtër!
Disa keq interpretime për A.Moisiun
Kohët e fundit, Akademia e Munihut ka botuar një libër për A.Moisiun.
Shtypi i kohës ka botuar vazhdimisht shkrime në kujtim të aktorit shqiptar me famë botërore, por ashtu si midis kallzave të grurit, mbin edhe ndonjë fije egjër, shfaqet edhe ndonjë shkrim që nuk e nderon këtë figurë madhore të teatrit botëror. E kam fjalën për një frazë që është marrë nga një letër e Moisiut dërguar nënës së tij, e cila është përzgjedhur si titull shkrimi në një gazetë për të tërhequr vemendjen e lexuesve: ”Nënë, ju po më helmoni gjakun…”
Është një fakt i njohur se aktori i madh me origjinë shqiptare kishte shumë motra dhe vëllezër, të cilët i ndihmonte me sa mundej ekonomikisht me rrogën e tij si aktor. Ky detaj është një intimitet që nuk mund as të përfaqësojë dhe as të karakterizojë portretin moral të Aleksandër Moisiut. Veçanërisht nëse sjellim ndërmend vlerësimet e larta të personaliteteve botërore për humanizmin e Aleksandër Moisiut. Ndërkaq, kohët e fundit shfaqet një marrëveshje e heshtur për të mos përmendur emrin e aktorit të madh, kur përmendet dega e teatrit të institutit të Lartë të Artit. Cili nga pushtetarët e ka marrë këtë niciativë dashakeqëse?
Një vend të veçantë zë përgatitja dhe botimi “Vepra Letrare”. Një album kushtuar A. Moisiut si dhe një antologji nga krijimtaria e autorëve shqiptarë kushtuar aktori të madh Aleksandër Moisiut, por edhe shkrime e krijimtari nga autorë të huaj për figurën e tij. Fondacioni ka planifikuar edhe botimin e një Enciklopedie kushtuar aktorit me famë botërore A.Moisiut.
Vite më parë në kohën që zhvillohej Konferenca përkujtimore në Zvicër, Ardian Klosi guxoi dhe ngriti tezën: -Përse duhet të nderojmë Aleksandër Moisiun përderisa ai nuk bëri për Shqipërinë as edhe një kopsht fëmijësh?
Për analogji dashakeqe, një akuzë e tillë qarkullon nën rrogoz edhe për Nënën shqiptare me famë botërore, Terezën e lauruar për kontributin e saj me çmimin Nobel. Në vitin 1994 u bë Konferenca përkujtimore në Zvicër për A.Moisiun. Atje ishin ftuar një numër studiuesish. Por nga organizatorët nuk u lejuan të mbanin kumtesat e tyre as Vangjel Moisiu, as Selman Vaqari, Agim Vinca, etj. Këto ditë, vdiq edhe mbesa e Aleksandër Moisiut. Ajo ka lënë dy djem koleksionistë dhe artistë, të cilët kanë vizituar edhe Shqipërinë, atdheun e gjyshit të tyre të famshëm, Aleksandër Mosiut. Shoqëruesit e tyre shqiptarë i drejtuan ata te Shtëpia Muze, Aleksandër Moisiu në Durrës e çuditërisht edhe në “Shtëpinë me gjethe” në Tiranë. Si nuk u kujtuan këta shoqërues t’i shoqëronin ata për në pallatin e Kulturës ”Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit?! E jo më pastaj të organizonin një takim me ish presidentin e vendit, zotin Alfred Moisiu, vazhdues gjaku i kësaj familje dhe që aktualisht drejton “Fondacionin Moisiu”.
Dhimitër Orgocka foli me kaq pasion e frymëzim për Aleksandër Moisiun sa na la me gojë hapur. Më vonë, kur nisa të interesohem posaçërisht për A. Moisiun, mësova se shteti shqiptar kishte përgatitur një dokumentacion më të plotë për figurën e tij. Dëshiroj të vë në dukje çfarë është bërë deri më sot nga shteti shqiptar për nderimin dhe forcimin e kujtesës kombëtare rreth figurës së tij. Kështu, për herë të parë, emri i tij rënditet i pari, në listën e Artistëve të Popullit, i ndjekur nga Tefta Tashko Koço, etj.
Ky fondacion ka zhvilluar mjaft veprimtari të spikatura në kujtim të Aleksandër Moisiut në qytetet: Kavajë, Durrës, Tiranë, etj. Tërheq vemendjen iniciativa e Pjetër Logorecit, me profesion aktor dhe regjizor, i cili në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Vjenë kanë përgatitur një ekspozitë cilësore, e cila u hap në Shkodër, në Tiranë, në sallën e Kryeministrisë, në Korçë, Prishtinë, Ulqin dhe së fundi në Shkup. Në këtë ekspozitë u publikuan për herë të parë dyzet e katër foto të reja të Aleksandër Moisiut. Vlen të përmendim se e gjithë kjo ekspozitë është përgatitur me fondet e vetë Pjetër Logorecit. Me rastin e 145 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të ndarjes nga jeta, “Fondacioni Moisiu” ka planifikuar t’i japë lexuesve një kolanë me botime rreth jetës dhe veprës së Aleksandër Moisiut. Një vend të veçantë zë përgatitja dhe botimi “Vepra Letrare”. Një album kushtuar A. Moisiut si dhe një antologji nga krijimtaria e autorëve shqiptarë kushtuar aktorit të madh Aleksadnër Moisiut, por edhe shkrime e krijimtari nga autorë të huaj për figurën e tij. Fondacioni ka planifikuar edhe botimin e një Enciklopedie kushtuar aktorit me famë botërore A.Moisiut. Të gjitha këto veprimtari marrin një rëndësi të veçantë, sepse në vitin 2025, Tirana shpallet kryeqyteti i kulturës së vendeve të Mesdheut.






















