Çështja CEZ-DIA/ Zhllima: Dumani, Kraja, Kllapi e Erjon Çela, pakt me njëri-tjetrin kundër presidentit Meta

Avokati i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Gylsen Zhllima, ka deklaruar se një grup personash, zyrtarë dhe ish-përfaqësues të çështjes CEZ-DIA, kanë krijuar një pakt kundër Metës, duke u koordinuar për të bërë akuzime ndaj tij.

‘Drejtësia është mbi faktet, jo mbi perceptime publike dhe mënyrën se si kanë perceptuar zoti Dumani, zoti Kraja, zoti Kllapi, zoti Erjon Çela, që kanë bërë një pakt me njëri-tjetrin kundër presidentit të Partisë së Lirisë.’ – u shpreh Zhllima.

NOA

Jo perceptim publik. Se dhe unë perceptim publik mund të bëj për çdo person. Edhe ju për mua, është e drejtë kjo, është një e drejtë. Pra perceptimi është gjë tjetër, është mënyra e vlerësimit të njeriut, si vlerëson për tjetrin. Por e vërteta është që ne duhet të flasim mbi fakte.

Drejtësia është mbi faktet, jo mbi perceptime publike dhe mënyrën se si kanë perceptuar zoti Dumani, zoti Kraja, zoti Kllapi, zoti Erjon Çela, që kanë bërë një pakt me njëri-tjetrin kundër presidentit të Partisë së Lirisë. Mundet të na thonë çfarë ka ndodhur konkretisht në rastin e zotit Meta në seancën që do të vijë në themel në vijim.