Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Strategjia e rihapjes varet nga ju, në të kundërt kthehemi pas

343
Sigal

“Lehtësimi i masave do të vijojë nëse do të kemi këtë situatë të qëndrueshme ku përllogaritet mesatarja e rasteve të reja, të shtruarit në spitale dhe pacientët në terapi intensive”.

Kështu ka deklaruar sot ministria e Shëndetësisë, duke i bërë apel të fortë qytetarëve për respektimin e rregullave të bëra tashmë publike.

“Të nderuar qytetarë, pavarësisht situatës inkurajuese, funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave do të varet nga ju.

Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, ne do të vazhdojmë me lehtësimin gradual të masave sipas strategjisë së miratuar, nëse edhe ju bashkoheni në zbatimin e rregullave”– theksoi dr Eugena Tomini, nga ISHP, gjatë deklaratës së sotme.

Sipas saj, “në të kundërt Komiteti teknik i Ekspertëve do të kthehet pas në vendime dhe nuk do të kemi përshkallëzim gradual të lehtësimit të masave”.