Metamorfoza (shndërrimi) dhe shqiptarët sot.
Mark Rica, Studiues
Deri nga vitet 90-të, metamorfozën e konceptoja, thjeshtë, “ndryshimi i formës”, si term në biologji; pra si një ndryshim të rëndësishëm të formës së organizmit dhe të mënyrës së jetesës në disa kafshë gjatë ciklit të zhvillimit të tyre. Kur para shumë vitesh, më ra në dorë novela e shkurtër “Metamorfoza”, e shkrimtarit Franc Kafka, e shkruar plot 105 vjet më parë (1919), qemë shprehur, siç na mësonte Partia : “Kafka ? -i çmendur, – dekadent; -mohues i evolucionit darvinian….”
Mendoj se të gjithë jemi nostalgjik për të kaluarën. Para ca vitesh pata shkruar diçka, të titulluar “Metamorfoza ”, me disa mendime. Dikush më pati shkruar: “ Paske filluar të filozofosh…?” Unë i’u përgjigja: “Jooo. Është thjeshtë një reflektim personal. Ne që lindëm nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar, e vazhdojmë të jetojmë edhe sot, e kemi të pamundur të filozofojmë. Neuronet e trurit ku mund të ruheshin, kultivoheshin dhe transmetonin mendimet “filozofike”. Ato u asfiksuan dhe u atrofizuan pa u pjekur akoma. Sapo filluam të mendojmë e të flasim, na thanë: “Nuk ka nevoje për të menduar ju. Mendojmë ne për ju. Ju vetëm do të bëni çfarë ju themi ne. ….Po menduat dhe vepruat ndryshe, jeni armiq dhe pikë…” E disa intelektual të shquar të kohës, më guximtarët, e pësuan me plumb ose me burgim të rëndë. Pra, tek dikush më shumë, e tek dikush më pak, ndodhi “shpërlarja ” e trurit”
Deri nga vitet 90-të, metamorfozën e konceptoja, thjesht, “ndryshimi i formës”, si term në biologji; pra si një ndryshim të rëndësishëm të formës së organizmit dhe të mënyrës së jetesës në disa kafshë gjatë ciklit të zhvillimit të tyre. (b.f. metamorfoza e krimbit të mëndafshit, e bretkosave , kandrrave, etj.)
Kur para shumë vitesh, më ra në dorë novela e shkurtër “Metamorfoza”, e shkrimtarit Franc Kafka, e shkruar plot 105 vjet më parë (1919), qemë shprehur, siç na mësonte Partia : “Kafka ? -i çmendur, – dekadent; -mohues i evolucionit darvinian….”
Por, për këtë reagim në atë kohë kishte një arsye: -Ne e kemi pasur të ndaluar dhe të pamundur të filozofojmë, siç e thamë më sipër.
Pas viteve 90-të, i jam rikthyer disa herë novelës së Kafkës. (..bile edhe para se të shkruaj këto rrjeshta), për të riparë e kuptuar disa shprehje në të: “ Edhe njeriu, si insektet, ka metamorfozën e vet, si një sprovë e “jo-njeriut” për të gjetur “njeriun”… Pra, metamorfoza nuk qënka thjeshtë, vetëm një fjalë që vjen nga greqishtja, për të kuptuar “ndryshimin e formës trupore dhe të stilit të jetesës”. Franc Kafka shprehet se; “Metamorfoza” është një “çast” i thellë përjetimi dhe reflektimi midis njeriut (Gregor Zamzës, personazh i tij në këtë novelë) dhe gjendjes së Gregor Zamzës të kthyer në një kandërr (insekt…..), pra, përpjekja e një kandrri, “jo – njeriu”, për të gjetur “njeriun”.
Mos vallë në kapërcyllin e shekullin XX-të, këtë “çast” e kaluam edhe ne shqiptarët?
Prof i Universitetit të Tiranës Dr. Eriseld Kalemaj, (Filozof), shkruan: “Ne çdo ditë ndryshojmë… Askush nuk e kupton! Në vorbullën e së përditshmes sa shumë tjetërsohemi ?! Në të zakonshmen e tij, çdokush distancohet nga vetja. Secili merr pamjen e të gjithëve. Arratisja nga vetja është shpërfytyrimi i vetë qenies. Bota (uni-kolektiv) mund të na ndryshojë aq shumë, sa të na bëjë krejt tjetër, aq sa vetë bota nuk mund të na njohë. Metamorfoza e njeriut vjen kështu si një proces të bëri në vazhdimësi, në një mjedis që komplikohet, sofistikohet, “mbushet” me akte boshe dhe fataliteti është degradimi i njeriut.”
Metamorfoza është kuptimi psiko-filozofik i substancës “njeri”. Absurditeti, mjerimi dhe pesimizmi është një çast i kulluar (ideal) i përjetimit të qënies….” A e keni pyetur veten: – Çfarë ishte viti i mbrapshtë e i turpshëm “-1997”?. -Çfarë fshihej përtej “firmave piramidale” që u dogj Shqipëria dhe u bëmë turpi i botës? -Çfarë fshihet në historinë 33 vjeçare post-komuniste, që gjoja për të formuar një shtet demokratik, ligjor, duhet bërë luftë brenda llojit?
Personalisht mendoj sot se fatkeqësisht ky është realiteti shqiptar.
Pas viteve 90-të, ndodhën ndryshime të mëdha. Kontaktet nëpërmjet emigrantëve me jetën përtej kufijve, shembja e diktaturës si një kështjellë me mure të kalbura, lufta e gjithkujt për të gjetur veten e humbur; etj. etj., ishte sa e nevojshme aq edhe e çuditshme.
Nga viti 1991, por edhe në vitin 1997, 1998, …2013, (por edhe në këtë dhjetëvjeçar “të lulëzuar”), mendoj se “Metamorfoza e ka bërë të sajën…” Më konkretisht: Në vitet 1991 shikoja “vullnetarët e Enverit”, që u kthyen pastaj me pankarta në duar ; “Enver-Hitler”, “Liri demokraci”, (kujtoni filmin “Vdekja e Kalit”). Nga ata dolën disa edhe deputet. Po ashtu kam fiksuar shumë prokurorë e gjykatës, që kishin dënuar deri edhe poetët me vdekje që “përbetoheshin” në selitë e partive se; “ne vetëm sa kemi bërë detyrën !..” dhe deklaronin se; “jemi të gatshëm të kontribojmë në drejtësinë e re me dijet tona juridike”. (Kujtoj se disa nga ata punuan edhe në zyrat e “Avokatit të popullit”). Kam punuar disa vite në Agjensinë Kombëtare të Privatizimit (si specialist) dhe kam parë ish punonjësit e digastereve të sistemit të mëparshëm, që menjëherë përfituan nga ligjet primitive të privatizimit dhe filluan bizneset e tyre. Disa sot janë miliarder. Kam parë edhe punëtorët e varfër të minierave dhe të puseve të naftës që u rreshtuan në sindikatat mafioze për plotësimin e qëllimeve të drejtuesve të tyre, por që kurrë nuk fituan të drejtat e tyre.
Kam parë ajkën e inteligjencës shqiptare, që mbetën pa punë dhe duke mos patur asnjë mbështetje e shpresë, u largua në emigracion. Shikoni, ish të përndjekurit politik që edhe pas 33 vitesh nuk kanë marrë akoma dëmshpërblimin e caktuar me ligje për vitet e burgimit që kishin kryer.
Atëherë, në Kopertinën e librit “Metamorfoza” pata shkruar: “..Gregor Zamza (pra njeriu) qenka personifikimi i këtij parimi universal. Ai qenka ekstremi i këtij shndërrimi, ku rutina e punës, autoriteti formal, morali shoqëror, bota ku është, shpreh kufijtë e ndrydhjes së substancës së lirë njerëzore. Përherë e më tepër ajo shtypet, gjithmonë e më shumë izolohet më thellë, deri në harrim. Fatkeqësisht këtu kemi humbur veten. Kur e rëndomta bëhet kriter i jetës, atëherë i gjithë dinjiteti kthehet në një prezencë të pavlerë. Esencialisht njeriu ka vdekur. Metamorfoza është kuptimi psiko-filozofik i substancës “njeri”. Absurditeti, mjerimi dhe pesimizmi është një çast i kulluar (ideal) i përjetimit të qënies….”
A e keni pyetur veten: – Çfarë ishte viti i mbrapshtë e i turpshëm “-1997”? -Çfarë fshihej përtej “firmave piramidale” që u dogj Shqipëria dhe u bëmë turpi i botës? -Çfarë fshihet në historinë 33 vjeçare post-komuniste, që gjoja për të formuar një shtet demokratik, ligjor, duhet bërë luftë brenda llojit? ( sepse; “-e majta”, “-e djathta”, “-qendra”, te ne janë të njëllojtë, e nuk ndryshojnë askund njëra me tjetrën, përjashto ndryshimet në fjalorin vulgar të rrugëve, të përdorur deri në Parlament, se kush është “më i zoti” të shajë më shumë…) Programet elektorale që po çfaqen në stadjume e salla kongresesh, janë mbushur me rrena elektorale, e shifra që kushdo e kupton se nuk mund të realizohen, si ajo e Lulit për “20 mijë euro për çdo fëmijë të lindur, për uljen e taksave, heqjen e vizave me Amerikën”, e broçkulla të tjera. Pra, nuk është vetëm “njeriu – kandërr” në metamorfozë, por fatkeqësisht edhe “shoqëria” shqiptare, si një e tërë, e ka humbur rrugën e drejtë dhe e ka të vështirë ta gjejë më atë!
Kur ne do të zgjohemi nga kjo ëndërr e keqe dhe të gjejmë rrugën e drejtë…???
Shënim: Franc Kafka ka lindur në Pragë në vitin 1883 dhe ndërroi jetë, në moshën 41 vjeçare në Berlin, (para 100 vitesh, në vitin 1924).