Mbrëmjen e 26 marsit, në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Bektashiane në Tiranë, nën kujdesin e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, me prezencë të agjëruesve besimtarëve të shumtë dhe dashamirësve, u kryhen ritet për ditën e veçantë të agjerimit, siç është Nata e Kadrit, krahas të tjerave, u bënë lutje dhe u lexuan pjesë Kur’ani. Ishte kërkesa e Kryegjyshit Botëror, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj që të bëhej një hatme për nder të muajit të madhërueshëm të Ramazanit në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe ta kurorëzonim përfundimin, me një lutje përmbyllëse ku më pas u fal namazi.

Ç`është Nata e Kadrit?
Nata e Kadrit është nata në të cilën Pejgamberit Muhamed a.s., ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit. Kjo është një nga netët teke në dhjetë ditëshin e fundit të muajit Ramazan. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet. Në Kuran nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet sem Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!



























