Kristaq Meleqi: Shqiptarët arvanitas një histori e madhe eGreqisë

877
Sigal

Shkrimtari i madh Aristidh Kola arvanitasi i madh në shtetit grek, dhe gjurmët e librit “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”

Shkrimtari i madh Aristidh P.Kola me origjinë arvanitas në shtetit grek, me librin e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, vështrim historik- folklorik- politik- gjuhësor”.

Aristidh Kola lindi në Greqi më 1944, në fshatin Kaskaveli të qytetit të Fives në rrethin e Tebës, i cili mbaroi studimet e larta në Universitetin e Athinës , Fakultetin Juridik, dhe punoi për shumë kohë si avokat. Më 1985 e la profesionin e avokatit dhe u morr me studimin e arvanitasve, ku në të njëjtën kohë kreu edhe detyrat e Kryetarit të Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë. Me përpjekjet e tij bëri të mundur rizgjimin e lëvizjes kulturore dhe kombëtare të traditave të arvanitasve. Më 1995 arvanitasi Aristidh Kola nisi botimin e revistës “Besa” dhe të revistës dy mujore “Arvanon”.

Librat e shkruara nga Aristidh Kola si “Kombi”, “Diaspora shqiptare nga pikëpamja historike”, “Greqia  në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, “Gjuha e Perëndive e vitit 1899” etj. Në këto e të tjera libra që shkrimtari Aristidh Kola që ka shkruar mban të lidhur prejardhjen e arvanitasve me origjinën e tyre Shqipërinë, pavarësisht feve të tyre, si të krishterë, kalotik dhe myslimanë. Studjuesi Aristidh Kola i ka bërë një analizë shkencore fiseve sllave dhe arbëreshe. Kështu  emri kombëtar Iliri dhe Ilire dëgjohet deri në shekullin e IV-të. Në pesë shekujt e mëpasshëm nuk bëhet fjalë për ilirët. Nuk ishin të lidhur me ekzistencën e shtetit romak. Ilirët me ardhjen e sllavëve në Ballkan dhe pushtimin prej tyre në të gjithë Ballkanit veriperëndimor,  Iliria shkëputet nga shteti Bizantit. Ilirët bënë beteja të dëshpëruara me sllavët që vinin me mijëra dhe pakufizim, siç emigruan edhe Pellazgët. Sllavët i filluan fushatat e tyre në shekullin e VI-të dhe i ndërprenë në shekullin e VII-të duke bërë shumë ndryshime në hartën e Ballkanit, më 1078 përmenden arbëreshët që morrën pjesë me qëndrimet që mbante  Duka i Durrësit- Niqifor Vasilaqi. Në periudhën e fundit të osmanllinjëve në Ballkan, pasardhësit e ilirëve, arbëreshët përsëri luajnë një rol të madh e të rendësishëm në Rumani. Kështu, familja princërore Gjika, është me prejardhje arbëreshe, që sundoj si hegjemon në Moldavi, Vllahi për shumë vjet (1658-1856). Hegjemonët më të rëndësishëm kanë qënë: Gjergji Gjika,  Grigore i III-të Gjika, Grigore i IV Gjika, Aleksandër Gjika si dhe Grigori V-të Gjika. I fundit i familjes Gjika që ishte Jani bëhet edhe i pari President i Qeverisë së Shtetit të Parë të krijuar në Rumani. Nga kjo familje e madhe e Gjikajve e ka prejardhjen edhe poetesha e famshme e shekullit të kaluar “Dor d’Istria”, emri i vërtetë i të cilës është “Elena Gjika”, vajza e Grigor Gjikës së V-të.

Arbëreshët që në kohën e sundimit turk ndodheshin me shumicë në Rumani, të cilët luajtën një rol të madh në revolucionin që ndërmori Aleksandër Isplante, Më 1887 faktori arbëresh në Rumani ishte i rëndësishëm, duke qënë se në këtë vit themelohet edhe klubi “Dituria”.

Shkrimtari, studjuesi, arvanitasi Aristidh Kola, me kurajo dhe me vërtetësi argumenton të vërtetën historike, duke vlerësuar faktorin “arbëresh” në historinë greke. Nuk mund të flitet vetëm për disa figura historike, si për Luan Zgurën, Vranajt, Buejt, Eudricët etj. , dhe të mos përfillim popullin arbëresh nga ku dolën këto figura të mëdha. Aristidhi thekson se një nga çështjet është se si zbritën arbëreshët në Thesali dhe Greqinë Jurgore. Sipas të të gjithë faktorëve arbëreshët shqiptarë zbritën me ftesë të hegjemonëve të Greqisë nga vllehët që merreshin vetëm me bagëti (dhén) dhe nuk u interesonte fare asgjë tjetër. Kjo zonë në atë kohë quhej Vllahija e Madhe. Ndërsa arbëreshët që erdhën vetë, ishin ftuar dhe me leje mbretërore. Kishin vulën e artë të asaj kohe. Arbëreshët u vendosën në Thesali, u përzunë vllehët. Kështu për pak kohë arbëreshët u bënë të zot të mbronin vendin nga sulmet. Në vitet 1355-1360 ata i kundërvihen pushtetit bizantin. Dhe të gjitha këto shpjegohen se arbëreshët bënë mosarrëveshje me grekët (aleancë).

Vende të rëndësishme të Greqisë si,  Morea, Biotia, Atika Eubeja etj, pritën mbi dhjetra shqiptarë me familjet e tyre. Arbëreshët e Greqisë Jugore, kishin zbritur para shekullit të XIV-të, hynë në kanalin e qytetërimit vendas, u arsimuan dhe nuk u dalluan nga grekët. E njëjta gjë ndodhi edhe me prijësit arbëreshë të pasur që u bashkuan me grekët e pasur. Por masa më e madhe e arbëreshëve qëndrojë larg përzierjeve të tilla duke rujatur pastërtinë e farës shqiptare. Arvanitasit e shekullit të XIV-të shkuan në Greqi për të mbrojtur hegjemoninë greke, si ushtarak trima por atje ku u vendosën ju dhanë toka të lira, të cilat i punuam si dhe morën gjallërisht pjesë në jetën e vendit. Arvanitasit trima u traguan kundër turqve që donin të zaptonin Poloponezin duke u bërë ballë sulmeve të tyre dhe i prapsën ata.

Shkrimtari, historiani, avokati Aristidh Kola arvanitasi ka thesuar në shkrimet e tij të shumta historike se Shqipëria ka qënë nëna e gjuhës greke, shqipia ka ndihmuar të shihet zhvillimi i gjuhës greke, që nga vitet e lashta pellazgjike, e deri në vitet e Aleksandrit dhe më vonë. Kështu për shembull, fjala greke “palami” vjen nga fjala shqipe “pëllëmbë“.

Le të ulemi pra mbi shqipen se arvanitët dhe arbëreshët kudo ku janë jashtë vendit të tyre, të kujdesen që fëmijtë e tyre të mësojnë edhe gjuhën shqipen. Le të kihet parasysh se Shqipëria ishte nëna e gjuhës së Homerit, Heskilit, Herodotit, si dhe e gjuhës së famëshme të njohur si dialekt i Atikës. Domethënë është gjuha e lashtë e paraardhësve tanë të lashtë pellazgë. Disa historian duan ta zhdukin si me magji, apo të vërtetojnë se kombi helen nuk e ka prejardhjen nga Malet e Shqipërisë, por nga Egjipti i Mesopotamisë.

Që në vitin 1534 me ndihmën e Perandorit të Spanjës, Karlit, arbëreshët e çatdhesuar nga Poloponezi  vendosen në Mesinë të Siçilisë, në Kalabri dhe Napoli. Në këto zona, ku në kohët e lashta banonin helenët dhe akoma më përpara pasardhësit e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve, pellazgët.

Itlia Jugore dhe Siçilia në vitet klasike quhej “Greqia e Madhe”. Mesa duket gjithmonë ekzistonte një korridor i hapur midis Ilirisë (Shqipërisë dhe Greqisë) me Italinë Qëndrore dhe Siçilinë dhe nuk është hera e parë që arbëreshët apo edhe grekët largohen drejt këtij territori. Që nga koha e dyndjeve sllave, si dhe pas vdekjes së Skënderbeut ku shumë arbëreshë detyrohen të emigrojnë në Italinë Qëndrore.

Arvanitasit e emigruar më 1584 në Siçili dhe Italinë Qëndrore nuk ishin as të parët dhe as të fundit. Pas çdo kryengritjeje kur bënin ndaj turqëve, shqiptarët emigronin në Italinë e afërt dhe shumë prej tyre qëndronin atje, ndërsa të rjerët ktheheshin për çdo rast që bëheshin kryengritje ndaj turqëve. Që në fillim të shekullit të XIX-të në Itali gjëndeshin më shumë se 85.000 arbëreshë ortodokas të vendosur në 63 fshatra. Këtu, nuk llogariten arbëreshët katolik që u arsimuan bashkë me popullsinë italiane dhe humbën çdo koktakt me ortodoksinë.

Arbëreshët e Italisë janë një realitet i gjallë si në Itali dhe në Greqi, ato kanë qënë të pranishëm në çdo manifestim pozitiv apo negativ të historisë së Italisë. Shumë emra italian tregojnë prejardhjen e tyre nga Shqipëria, dhe po ashtu si ilirët e lashtë që përbënin hallkën lidhëse midis helenëve dhe romakëve. Kështu edhe sot arbëreshët e Italisë Jugore, përbëjnë hallkën lidhëse të grekëve me italianët nga ku është përhapur edhe shprehia “Una forca una razza”.

Kryeministri i Italisë Xhani Françesko Krispi, pohonte se ishte arbëresh dhe kjo shtoi peshën e ndikimit të tij tek arbëreshët e Italisë. Shqiptarët të zhgënjyer nga grekët bënë disa hapa të rëndësishme siç ishte vendosja e alfabetit latin në gjuhën shqipe që zëvendësojë atë grek, që e kishte futur “Kamarada” arbëreshe Italinë që e mbajti për 12 vjet . Fakti është se arbëreshët u lanë në harresë në Itali, me brengën e braktisjes dhe që atëhere kur u detyruan të mërgonin nga që kishin luftuar për lirinë e tyre deri më 1904. Çdo vit nëpër festa e ceremonira kërcenin dhe këndonin me brengë në zemër duke kujtuar mërgimin dhe braktisjen me anën e një kënge karakteristike që e këndonin të gjithë bashkë me fytyrat e kthyera nga Poloponezi:

O e bukura More,

Që kur të lash,

Më nuk të pashë,

Atje kam unë “Zotin tim”,

Atje kam unë “zonjën time”,

Atje kam dhe tim vëlla,

Gjithë mbuluar me dhé,

Oj e bukura More,

Po të flas me lot në sy,

Oj More, o Arbëri.

Shkrimtarim avokati dhe studjuesi i historisë së arvanitasve Aristidh Kola, me dashuri dhe pasion për mikëpritjen e arvanitasve, ndjenja e mikëpritjes për arvanitasit nuk pushoi së ekzistuari. Gjyshi i shkrimtarit Aristidh Kolës, Lame Kola nuk linte kalimtar në fshatin e tij të mos i ftonte në shtëpi. Dhe kjo bëhej vendosmërisht dhe një lypsare të kalonte, do të kthehej në shtëpi “për të ngrënë dhe për të pirë”. Nëse i ftuari ja arrinte qejfit të tij, këndonte dhe vetëm atëhere ishte i i kënduar Lame Kole, gjyshi i Aristidh Kolës.

Po Lordi Bajron ç’ka thënë! Ai vizitoi Epirin dhe Shqipërinë në vitet e para të kryengritjes greke të vitit 1821. Lordi u ftua nga një shqiptar i varfër në shtëpinë e tij dhe për ta kënaqur mikun ai therri gjelin e tij të vetëm. Lordi nxorri paratë për ta paguar shqiptarin. Por ai i fyer ju përgjigj lordit: ”Unë të dua të më duash dhe jo të më paguash”. Këtë përgjigje e dëgjon shpesh në fshatrat e Biotisë.

Në shkrimet e tij shkrimtari Aristidh Kola nuk lë pa përmendur edhe Vangjel Zhapën që shërbeu si ushtarak pranë Pashallëkut të Janinës Ali Pashës, si dhe për punën e madhe që bëri në Rumani që u bë njeriu më i pasur i kohës si filantrop i njerëzimit. Në Greqi bëri shumë ndërtime dhe në veçanti ndërtoi Pallatin  “Zappion”  që u vu në shërbim të Lojrave Olimpike.

Arvanitasi Aristidh Kola si studjues dhe shkrimtar ka vlerësuar punën e madhe të Ali Pashës, që bashkë me shumë arvanitas shqiptarë, u bënë ballë ndërhyrjeve turke që donin të mbanin të pushtuar shumë territore greke. Ali Pasha bërë përpjekje titanike për krijimin e një shtetit të ri të pavarur dhe modern të Epirit por sulltanati turk i mori jetën dhe e shkatërroi përfundimisht Pashallëkun e Ali Pashë Tepelenës në Janinë.  Ali Pasha në atë periudhë të jetës së tij vlerësohej nga njerëzit e ditur dhe të mençur nga shumë vende të botës së zhvilluar. Aliun e vlerësonin si figurën më të madhe politike të shekullit si një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të shekullit. Për zotësinë dhe guximin e tij e krahasonin me Filipin e Maqedonisë. Aliu bëri përpjekje për të arsimuar popullin, gjë që tregon se ishte edhe demokrat. Aliu goditi bejlerët dhe nuk lejojë akumulimin e pushtetit as tek bijtë e tij, të cilët nuk i vendosi më lart se sa nëpunësit e tjerë. Ai mbrojti lirinë e këmbimeve valutore dhe kishte në dorë kontrollin import- eksport si dhe tregtinë. U kujdes për ngritje e veprave të ujësjellësave, rrugëve, shkollave, veprave të dobishme etj. Aliu ndërtoi një sërë shkollash në regjimin e tij. Në Janinë mësohej jo vetëm teologji si në shkollat e tjera greke, por edhe fizika, kimia, matematika dhe arsimi ishte i lirë.

Arvanitasit suljot ishin ata që hodhën poshtë të gjitha poshtërsitë sepse ishin të vendosur për të vënë në jetë idetë e Ali Pashës, për një aleancë bashkëkombëtare kundër turqëve. Më 15.01.1821 vuloset  solemnisht bashkimi kombëtar dhe bashkëqytetar dhe si të krishterët dhe myslimanët betohen të “jenë vëllezër, një trup e një shpirt”. Më 1821 u bënë shumë përpjekje të bashkohesh Shqipëria me Greqinë, por dështuan.  Më vonë populli ynë u nda në të djathtë dhe në të majtë.

Librat e shkruar nga shkrimtari, avokati dhe studjuesi i arvanitasve, Aristidh Kola, kanë përmbajtje të thella historike, të mbështetur në shfrytëzimin e literaturës së lashtë greke dhe të huaj. Prandaj do të përpiqemi që gradualisht t’i pasqyrojmë në shtypin e përditshëm letrar punën dhe heroizmin e shqiptarëve arvanitas, që asnjëherë nuk e harruan gjuhën e të parëve të tyre, gjuhën shqipe.