Kalaja “Porto Palermo” : Kamp internimi dhe nurgimi. Flet i vetmi i mbijetuar i kampit, Lek Pervizi

Internimet nisën që më 1945, kryesisht për fiset e mëdha dhe familjet e të arratisurve në mal, shumica gra me fëmijë. Si u mbush kalaja-burg e Ali Pashës me 300 vetë, dhe leximi çdo mbramje para fjetjes i “Zëri i Popullit”. Lista e familjeve të mëdha dhe emrat e personave të burgosur në kala. Vizita me gruan time Gjuliana në kalanë e Porto Palermos, pas 60 vjetësh më 2010 dhe ceremonia që do të zhvillohet në Ditën Evropiane të Përkujtimit të viktimave të totalitarizmit me 22 gusht

Dy fjalë:

Sigal

Internimet nisën që më 1945, kryesisht për familjet e mëdha, në Berat ato të veriut e në Krujë ato të Jugut. Atyre iu shtuan familjet e të arratisurve në mal, shumica në veri, gratë e tyre me fëmijë. Më 1948, kur me prishjen e marrdhënjeve me Jugosllavinë, të arratisurit dhe kufitarët kalonin në Jugosllavi. Kështu Berati u mbush me të internuar dhe iu shtua dhe Kuçova. Për këtë punë qeveria komuniste i transferoi të gjithë të internuarit në malet e Tepelenës, në Turan, Veliçot e Memalias në disa barake të këqia të italianëve, me kondita shumë të këqia, me bukë misri e pa kushte higjenike e mjeksore, ku plasën sëmudje infektive e që shkaktuan vdekje të shumta në pleq e kryesisht në fëmijë. Për këtë arësye të internuarit u trasferuan në kampin e Tepelenës, ish i ushtrisë italiane, për të cilin kemi folur e treguar shumë. Ndërkohë drejtor i burgjeve dhe kampeve të dëbim-internimit ishte emëruar Manush Myftiu anëtar i byros politike, të cilit i pillte mendja për këto masa dënimesh. Kështu nuk u mjaftua me kampin e Tepelenës, prej ku në verën 1949 hoqën disa nga familjet për në Portopalermo, mbyllur në kalanë e Ali Pashës. Kështu u krijua  kampi i Portopalermos si aneks i atij të Tepelenës. Por pas një viti, familjet me pleq, gra e fëmijë i hoqën dhe i mbyllën në kampin e Tepelenës. Në Portopalermo mbetën 50 burra Por nuk vonoi dhe nisi shtesa me të burgosur që kishin bërë 5 vjet burg. Pastaj nisën të bien aty nga krahinat e tjera, kryesisht nga Mirdita mbi njerëzit vetë, të arestuarn kur ndodhi vrasja e Bardhok Bibës. Atyre iu shtuan mbi njëzet të tjerë nga Korça e Devolli. Sillnin individë edhe nga krahina të tjera. Kalaja e Ali Pashës u kthye në një burg izolimi. Por hesapet ishin bërë gabim. Pse? Kjo u vërtetua nga fakti që të internuarit aty, papritur më tëtor 1950 u hoqën urgjentisht dhe u dërguan në kampin e Tepelenës. Nga Gazeta Zëri i Popullit që lexohej çdo mbrëmje në kazermat, doli se në gjirin e Portopalermos kishte hyrë një nëndetëse e huaj; thuhej greke. Njëkohësisht ishte kapur një barkë e madhe italiane me pesë vetë, agjentë e spiunë. Ky ishte shkaku që kampi Portopalermos u mbyll dhe u kthye në repart ushtarak. Në Portopalermo pati vetëm një vdekje e një fëmije rreth 10 vjeç, që u varros aty, me nënë nga Shkreli apo Vermoshi, të cilës s’ia dijmë emrin. E cila më vonë, kishte ardhur aty e marrië eshtrat e vajzë së saj. Kështu me pak fjali treguem se si u krijue dhe u mbyll kampi i Portpalermos.

Pothuaj ishulli i Porto Palermos me kalanë e Ali Pashës, rrethuar me det, që u kthye nga regjimi komunist në kamp-burg- internimi për familjet e mëdha të Shqipërisë dhe burra të zgjedhur, më 1949-1950

 

Kalaja e parë nga lart.

 

Historik i shkurtër nga i vetmi i mbijetuar i atij kampi i nënshkruari Lek Pervizi

 

Lek Pervizi, ikonë e qëndresës

Me krijimin e kampeve të internimit, që më 1945 në Berat e Krujë, regjimi komunist nuk u mjaftua. Siç dihet Berati u caktua si vend internimi për familjet e mëdha verirore dhe të arratisurve në malet e veriut. Ndërsa Kruja për familjet jugore. Kjo gjendje deri më 1948, kur u prishën marrdhënjet me Jugosllavinë, që të arratisurit verior nisen të largohen në Jugosllavi. Me këtë sebep, familjet e tyre, eskuzivisht gratë edhe fëmijët u internuan në Berat. Kështu Berati u mbush me shumë me të internuar sesa qytetarë të tij. Kështu iu bashkangjit dhe Kuçova, në barakat e italianëve. Regjimi u alarmua, sepse doli problemi që Berati e Kruja si qytete antike e historikë ishin objek të turistëve të huaj, që binte keq për Shtetin komunist, ku vizitorët merrnin vesh se ishin qendra internimi. Ndërkohë u hap një thashëtheme se të internuarit do t’i çonin në Siberi me anë të anijëve sovjetike. Kjo fjalë u hap me të vërtetë në të internuarit, nga frika mos ajo punë ndodhte, që pavarësisht se ishte gjë për t‘u besuar. Qeverisë  komuniste i doli problemi si me e përballue këtë rritje masive të internuarve. Kështu u muar vendimi që

Siberia të krijohej në Shqipëri e pikërisht në një zonë malore të thellë, dhe për këtë u zgjodh Tepelena, jo qyteti, por disa fshatra. Propozuesi e hartuesi i këtij plani ishte Manush Myftiu, anëtar i Byrosë Politike, i cili u emërua si drejtor i burgjeve e kampeve të dëbim-internimit. Një njeri shpirt kazmë shumë i keq, frymëzues e zbatues i këtj plani djallëzor. Më se 40 kamionë të ushtrisë i transferuan të intenuarit, në Turanj, Veliçot e Memaliaj, në barakat e shkatërruara të italianëve. Pa asnjë strukturë higjenike, në natyrë. Bukë misri 500 gram. Ujë të pijshëm një sapllak në ditë. Ujë larje, asgjë. Plasën sëmundje infektive dhe vdekje masive në pleq e fëmijë. Po i biem shkurt. Të internuarit trasferohen në ish kampin ushtarak të italianëve poshteë Tepelenës, ku u jepet buka e grurit, 600 gram, e një lugë supë në ditë. Por, vdekjet vaxhdojnë, kryesisht në fëmijë. Por, se kujt i pjellë mendja dhe i hiqen disa familje të përmendura dhe disa burra, dhe transferohen në Porto-Palermo

e i mbyllën në kalanë mesjetare të Ali Pashës. Kështu u krijua ky kamp për familjet e mëdha, siç i njeh populli të gjitha të veriut. Citojmë disa emra të tyre: Gjonmarkaj,  Pervizi, Topalli, Mirakaj, M. Bajraktar, Dine, Dema, Kaloshi, Agolli, Golja, Sina, Lita, Spahia, Bajraktarë të Mirditës, Kurbinit, Lezhës e Malësisë si Madhe, etj. Ndërsa burra  nga kampi i Tepelenës rreth 150 vetë, të gjithë nga krahinat veriore. Personalisht me vëllain tim Valentin, të arrestuar në Tiranë në Maj 1950, u dërguam në Porto Palermo, ku pas më se 5 vjet u takuam me nënën tonë. Kështu unë u njoha me familjet që përmendëm, dhe me  bashkëvuejtës të tjerë, të mbyllur aty; kushte pa kushte. Të internuarit rrinin të mbyllur në kala, terr i zi, mbi rrasa guri, veç me teshat e tyne. Infrastukturë higjenike s’kishte, në natyrë. Bukë gruri 600 gram e një lugë supë në ditë. Ujë i pijshëm nga një pus  para komandës. Çdo mëgjes e mbramje apeli në çdo dhomë‚ si shpellaa. Mirë që u çmallëm me nënën, sepse pas nji jave, familjet i hoqën të gjitha për në kampin, e Tepelenës se mbetëm vetëm ne burrat, nja 150 vetë. Ne na ra me ndejtë në një dhomë të madhe, 10 m e gjatë e me gjerësi, 5 m; 20 vetë në dy reshta drejt në pllaka guri, lartësia rreth 6 m. Vetëm një dritare e vogël ku drita vinte nga tre metra gjerësi muri. Këtu u njohëm e rrinim ballë përballë me  Shpend Sherifin nga Tropoja, Vasil Kokalin Saranda, Avni Agollin nga Dibra, pastaj katër vëllezrit Qullhaj nga Librazhdi, Dy shodranë, njeni Luigj e tjetri Hilë. Ndër të njohur e miq të tjerë në kala, Musas Sina, Bexhet e Azis Ndreu, Tomorrr Dine, Cen Golmja, Seit Ujka, Zef Gjoka nga Kurbini e të tjerë që më kanë ik emnat. Por ç’ndodhi, filluen të sjellin aty të burgosur që kishin bërë pesë vjet burg, si Viktor Dosti, Farbardh Kupi, e të tjerë Nisën të binin edhe nga krahinat, rreth 20 vetë nga Mirdita, të arrestuar për vrasjen e Baldhok Bibës. Mëse 20 të tjerë nga Korça, nga Devolli. Nga Mallakastra, nga Elbasani, nga Konispoli, etj. Pra Porto-Palermo po trasformohej në një kamp-burg të mbyllur në një ishull rrethuar me det, lidhur me bregun, me një rryp të ngushtë toke ku ishin barakat e policisë, me komandant një kapter.

Pamje nga lart e Kalasë së Porto Palermos

 

Skicë e kalasë së Porto Palermos  bërë më vonë, e zmadhuar nga një format i vogël 3×4 cm në kampin e Tepelenës më 1951 Në Porto Palermo nuk kishim as laps as letër.

 

Tjetër vizatim hamendor i kalasë së Ali Pashës, bërë më vonë në kampin e Tepelenës, 1951

Rrjedhimet e mëtejshme.

Kësaj gjendje ne iu adaptuam, për të shtyrë kohën e një dënimi të pacaktuar e në dorë të regjimit komunist. Sa do të zgjaste kjo gjendje? Kalaja kishte arritë në 300 vetë, e s’kishte si të mbushej me tepër. Në këtë kohë ndodhën ngjarjet: U ndërrua komandanti, një kapter lab, dhe ia zuri vendin një rreshter, me emër Qaniu, nga Mallakastra, njeri i lig e shumë i keq, që menjëherë e tregoi poshtërsinë e tij. Buka gatuhej e mirë në frurën e kalasë, nga një malësor Ded Delia dhe një Qullhaj nga Librazhdi, Rreshter Qaniu dha urdhër që i detyroi të shtonin rrezen e gatimit me më shumë ujë. Nuk vlejti kundështimi i furrtarëve, dhe racioni i bukës doli si pelte. Mbetëm të pafuqishëm të kundështonim. Por problemi qëndronte, dhe u ndërrua nga mielli gruri në thekër, që buka dilte pothuaj qull. Deda propozoi se ai e nxirrte bukën e saktë, por në 400 gram të pjekur mirë si kulaç mbi rrasat e furrës, gjë që qe pranuem, së pakut të hanim bukë të saktë. Shpirtligësia e rreshter Qaniut u shfaq edhe më keq. Nga rrethanat e ushqimit të keq, nga lagështia dhe errësira, një pjesë e të internuarve u qorruan e kur binte mbramja duheshin shoqëruar për dore, që nuk shihnin asgjë. Ndërkaq u shfaq dhe dizanteria, që zuri disa prej nesh. Por më keq e në gradë të fundit ishte Musa Sina, që ruhej prej shokëve. Rreshter Qaniu që u njoftua, kur erdhi dhe e pa të sëmurin, që po jepte shpirt, tha me urrejtje: Merreni këtë kërmë e hidheni në det! Tmerr! Thotë Bata Kupi, se sa nuk iu hodhëm rreshterit e Zoti na përmbajti se do ishte bërë hataja. Musa shpëtoi, por ngjarja mbeti. Fati solli komandant një toger nga Vlora me familje, që duke mos pasë banesa, u strehua në kishën e vogël të brakisur. Së paku vuri rregull në ushqimi. Togeri me gruan hypën deri në kala; e kur hynë brenda në atë terr e mal me gurë, mbetën të tronditur, Grueja qante: Si mbahen njerëzit kështu më keq se kafshët? Kjo pak a shumë historia e Portopalermos si kamp e burg mizor për të internuar, qoftë familje apo burra. Nga kjo pikëpamje Porto Palermo mbetet si një shtesë e kampit të Tepelenës. Në Nënntor 1950 na hoqën urgjentisht e masa të rrepta, e na trannsferuan në kampin e Tepelenës.

Më e bukura është arsyeja pse na hoqën aq urgjentisht. Çdo mbramje para fjetjes, bëhej nga një person leximi i gazetës “Zëri i Popullit”. Dhe atë mbeemje u muar vesh se në gjirin e Porto Palermos paskej hyrë një nëndetëse e huaj, e cilësuar greke. Dhe njëkohësisht ishte kapur një barkë e madhe italiane me pesë agjentë e spiunë. Kështu e morëm vesh pse na kishin hequr me aq urgjencë prej Porto Palermos.

. ..

Disa bashkëvuejtës të kampit të Porto Palermos në vizatime skematike


Valentin Pervizi


Fatbardh Kupi

Lek Pervizi

 

 

Malësorja nga Shkreli që i vdiq vajza 10 vjeçe  në Porto Pâlermo.

Pamje ballore e kalasë së Ali Pashës dhë të Porto Palermos; sipër hyrjes ishte një pllakë mermeri me shkrim greqisht qe tregonte për, ndërtimin e kalasë nga Ali Pasha. Por, me rënien e komunizmit pllaka u vodh dhe sigurisht u shit në Greqi. Në vend të saj, duhet të vendoset një pllakë tjetër ku të tregohet se si kalaja u bë burg për të internuar, familje të mëdha dhe burra nga kampi http: Tepelenës e rrethe të tjerë, më 1949-1951.

 

I nënshkruari para kalasë së Porto Palermos, pas 60 vjet, me gruen time Gjuliana (Beba); më 2010. Mbi derën e kalasë ka qenë një pllakë mermeri ku tregohej greqisht për ndërtimin e kalasë nga Ali Pasha, që pas 1990 asht grabitur. Beba pati fat që nuk u mbyll me nanën e saj në këtë kala, ku kishte dhe fëmijë të moshës saj katër muejshe, por rrezikun e kaloi që mund të kishte vdekur në kampin e Tepelenës, ku vdiqën fëmijë të vegjël të moshës së saj. Prandaj: mbeti emri Beba, si bebja që i shpëtoi vdekjes.

Burg mizor, i njӫ kohe mizore. Vizatim simbolik

Ky album kushtuar Porto Palermos të vlejë që ajo kala të bëhet si objekt muzeal, me pllaka përkujtimore si ng& jahtë dhe vrenda. Në mur brenda të afishohen portretet vizatime të disa grave e burra, që kemi mundur të viza       tojmë me imagjinatë që të mbeten si dëshmi të qenies të tyre aty, veçanërish disa të grave që përfaqësonin familjet e mëdha të Veriut që diktatura komuniste kishte mbyllur aty, për të treguar grushtin e tij të diktaturës së proletariatit,

 

Lista e familjeve të mëdha të Veriut, që na kujtohen. 

Gjokmarkaj,

Pervizi;

  1. Bajrraktari

Dine

Dema

Biàaku

Topalli

Mirakaj

Ndreu,

Kaloshi,

Agolli,

Sina,

Gomja,

Ujkaj

Spahija

Shkreli

  1. Bajraktari (MI

K.Bajraktari (MI

 

Këto familje me pleq, gra e fëmijë për banin rreth 100 vetë.

 

Këto ishin emrat e familjeve që ne mbajmë mend, që kanë kaluar 74 vjet

Lista e të burgosurve

 

Vail Kokali

Shpend Shereufi,

Seit Ujkah,

Valentin Pervizi

Lek Pervizi

Avvu Agolli,

Fatbardh Kupi

Viktor Dosti,

Gr Najraktari

Vahgjel Ligori

Cen Golja

Musa Sina

Tomorr Dine

Sazéan Dione

Bexhet Ndreu

Gjok Kadeli

Zef Gjola

Pjetër Puka

Pal Kryezezi

Ndue Marku

Gjon Hila,

Luigj Gjoni

Sherif Tafani.

Ahmet Qullhaj

Sabri Qullhaj

Xhaferr Qullhaj

Hhysni Biçaku

Ded Delia

Bue Delia

Gjon Delia

Mark Delia

Mehdu Kadiu

Muntaz Kadiu

Xhezmi Kadiu

Duke² Kadiu

Sherif Sevrani Kadiu

Shaban Kollçinaku

Piro Mavromati

Selim Desstani

Mehmet  Kalenja

Xhemal Berisha

Llambi Biti

Abaz Bajrami

RexhepXhemali

Xhezmi Kadiu

Duke Kadiu

 Haxxhi Barolli

Xhevdet Barolli

Mexhid Mzrolli

Ruzhdi Merolli

Rifar Merolli

Hadru Byltkbashi

Daut Bylykvashi

dhe 5-6 të tjerë 

——————————-

Këto janë emrat që mbajmë mend, , por themi se listën e plotë e të internuarve të Portopalermos, të familjeve.

Konkluzioni

                                       

Kampi i Porto Palermos, zgjati një vit e gjysmë. Një vit për  familjet e  një vit e gjysmë viti për individë. Ndërsa ne e ngritëm që në 1990, domosdoshmërinë e njohjes dhe e venjës dorë në kampet e internimit, kryesisht të Teêlenës e Porto Palermos si dhe të Krujës e Valiasit, institucionet qeveritar s’e vunë ujin  në zjarr për atë punë. Edhe Komiteti i të Përndjekurve politikë bashkë me Shoqatën e të përndjekurve s’bënë asgjë, as me fjalë as me vepra. Që me librin poetik é        Ankimi i Zanave si dhe revistën Kuq e Zi, ky problem u ngrit me fjalë e me vepra vizatimore. Që gjatë njëzet vjet zani i tyre ra në shkretirë. S’u tund kush për atë punë. Deri 2010 heshtje e plotë. Kur ja, Fonndacioni gjerman Konrad Adenauer, me Istitutin e Studimit të Krimëve të komunizmit, njihen me vizatimet dhe i botojnë në një album. vizatimet që e  tronditën publikun dhe institucionet qeveritare. Fondacioni gjerman me Amasadën gjerman dhe ISKK, me drejtor Agron Tufën organizojnë konferencën e parë historike në gërmadhat e kampit të Tepelenës, ku ekspozohen vizatimet të zmadhuara, dhe mbahen fjalime e kumtesa, ku ishin mbledhur ish të internuarit. Ky takim e bëri të njohur kampin e Tepelenës, që e mori përsipër njohjen dhe kthimin e tij në Muzeum e Memorial kushtuar viktimave të komunizmit, Autoriteti i Dosjëve me kryetare Gnentina Sula, që me kompetencën e saj, organizoi dhe konferenca me institucionet ndërkombëtar në Shqipëri dhe europiane. Ndërkohë u mbollën 300 qiparisa në kujtim të 300 fëmijëve, që vdiqën në atë kamp. E ku, presidenti Ilir Meta kaloi një ditë të tërë dhe u njoh me vizatimet e me gjendjen në kampit duke dhenë disa  dekorata. Asnjë qeveritar tjetër nuk kishte denjuar të shkeli me këmbë në atë kamp. Dhe tashti përsëri Autoriteti me Gentian Sula, ngrejnë në njohje kampin e Porto  Palermos. Kjo nismë i jep fund njohjes së kampeve të mbyllur të diktaturës komuniste për të cilën jemi munduat të japim kontributin tonë.