Ja lista me emrat e vipave, zyrtarëve dhe trafikantëve që kanë marrë miliona euro të BE nga AZHBR

Fermerët drejt falimentimit dhe BE pezulloi 112 mln euro për shkak të korrupsionit. Teksa miliona euro subvencione shkojnë në xhepat e njerëzve me lidhje nepotike për restorantet e tyre private, hotelet e deri te tharjet e glasave. Ragon deputetja: Te hetohen fondet e IPARD.  Ja lista me qindra emrat e implikuar

Qeveria rimori nga fermerët 16 mln euro me 2022 prej rikthimit të TVSH-së, sa 51% e subvencioneve. Ndërkohë që fermerët po vuajnë me grurin që u ka mbetur stok dhe shprehen se po falimentojë. Përballë kësaj panorame të trishtë të fermerëve

NOA

Kanë përfituar gjithashtu Piro Karanxha i kompanisë Gjirofarm, bashkë me kastën e kosit dhe qumështit Erzeni dhe Lufra. Ish deputeti i PS-së, Dash Peza, ka përfituar gjithashtu 222 mijë euro. Kunati i Saimir Tahirit, Alban Berisha, administrator i “Ferma 100”, ka përfituar rreth 48 mijë euro mbështetje për rikonstruksionin e një stalle në Vaqarr, siç edhe vërteton kjo listë zyrtare, fondet e BE-se për bujqësinë kanë përfunduar në duart e njerëzve me lidhje, ndërsa fermerët e vërtetë nuk janë lënë në hije. Por, edhe sikur investimi të jetë korrekt, Bashkimi Evropian i ka akorduar fondet për fermerët realë dhe jo për restorantet private të biznesmenëve me lidhje politike. Nga programi IPARD ka përfituar edhe beu i futbollit dhe pulave, Armand Duka, për tharjen e glasave të zogjve dhe pulave sipas prapaskenave.
Vlerësimi i fundit i FAO-s për bujqësinë shqiptare evidenton se mbështetja direkte për fermerët në Shqipëri është18 herë më e ulët se në rajon, ku përfitojnë 3 euro për ha. dhe ‘pjesën e luanit’ 42 euro i marrin institucionet. E përpos këtij trajtimi aspak dinjitoz, abuzohet me fondet që duhet të marrin fermerët.

200 mijë euro nga AZHBR

Sakaq edhe gazetari KlodianTomorri ka bërë me dije se në zonën kadastrale 2105, në Kashar është ndërtuar një bujtinë moderne. Investimi prej 374 mijë eurosh, nuk është financuar i gjithi me kapital privat. Mbi 196 mijë euro janë dhënë nga AZHBR si grant nga fondet e IPARD 2. Pronari i bujtinës dhe përfituesi i 196 mijë eurove është Sokol Tusha, me lidhje të ngushta familjare në administratë.

Por në kushtet kur mijëra fermerë në mbarë vendin, nuk arrijnë të marrin as një qindarkë mbështetje, fakti që një person me hotel dhe disa biznese arrin të marrë 200 mijë euro nga AZHBR ngre një pyetje thelbësore. Mbi bazën e çfarë kriteresh shpërndahen grantet e AZHBR? Dhe cili është qëllimi i tyre, të pasurojnë edhe më shumë të pasurit apo të ndihmojnë fermerët e varfër? Ministrja e Bujqësisë mundohet më kot të tregojë mjaltin tek mullari. Këtu ka vetëm ashtu rilindasish, era e të cilit vajti deri në Bruksel. B “Lekët e AZHBR janë keqmenaxhuar, është një magazinë që ekziston në letra, por ajo nuk është magazinë. Lekët e AZHBR i ktheu në plehra kimik me disa kontrata fiktive para dy vjetësh për marrjen e shalqirit dhe më pas produkti mbeti në arë”, -deklaroi më herët deputeti Saimir Korreshi.

BE pezulloi 112 MLN euro për bujqësinë, shkak korrupsioni

Brukseli njoftoi më parë Shqipërinë për ndërprerjen e këtyre fondeve, pas një raporti të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF, institucion që heton dyshimet për abuzime me fondet e Bashkimit Europian. Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
OLAF ka identifikuar disa raste kur paratë janë dhënë për investime fantazmë, të cilat nuk ekzistojnë fare.

A do ndjek SPAK rrugën ndërkombëtare me arrestimet për korrupsionin në bujqësi

Ndërkohë që në Shqipëri, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, mohoi në Kuvend se BE ka ndaluar fondet për bujqësinë shqiptare. Në kundërshti me veten tha se pagesa nga BE vazhdon, por është ndaluar për dyshime mashtrimi.

Në Bullgari arrestohet kryebashkiaku se keqpërdori fondet e BE-së, mori grant prej 169 mijë euro. Hetimi ka të bëjë me një grant prej 169,000 euro të marra nga bashkia në periudhën 2017-2019 në kuadër të një projekti për rritjen e efiçencës së energjisë në ndërtesat e banimit me shumë familje, financuar nga BE.