Ish-Miss Ukraina merr armët për të luftuar rusët

133
Sigal

Lufta nuk bën dallim ndërmjet statusit social apo pasurisë, absolutisht çdo shpirt ukrainas aktualisht po përpiqet të ndihmojë me çfarëdo mënyre që mundet

Gëzim Llojdia

  1. Ukrainasit kanë rrëmbyer armët kundër pushtuesit. Dhe në këtë luftë ku ukrainasit luftojnë kundër pushtuesit rus, janë përfshirë të gjithë. Por më e veçantë është se kësaj lufte i është bashkuar edhe një mbretëreshë bukurie. Ajo është  dhe ish-Miss Ukraina, Anastasiia Lenna, ka hequr dorë nga takat e saj të larta për këpucët luftarake, shkruajnë shumë media botërore. Mes atyre qindra ukrainasve, që kanë zënë radhë në qendrat e rekrutimit për të marrë armë dhe municione është edhe bukuroshja ukrainase e vitit 2015. Thuhet se ajo i është bashkuar ushtrisë, që lufton armikun, në një citim që bënë një gazetë angleze, bukuroshja ukrainase ka thënë: ‘’Unë i qëndroj pranë atdheut tim”,duke treguar kështu shpirtin e saj patriotik. Duke ndjekur hapat e presidentit të tyre Zelenskyy, njerëzit e vendit kanë dalë jashtë në situatën e luftës për të shpëtuar atdheun e tyre kundër Rusisë, shumë njerëz gjithashtu kanë marrë vullnetarisht armët për të ndihmuar ushtrinë e vendit të tyre. Që nga pushtimi rus, A.Lenna ka ndarë histori të ndryshme në Instagram që adresojnë krizën. A.Lenna, përfaqësoi Ukrainën në konkursin e bukurisë Miss Grand International 2015. Ndau një seri fotosh të saj ku shihet duke mbajtur një armë dhe është me uniformë ushtarake. Në një nga postimet që ajo ndau të shtunën, ajo shkroi: “Të gjithë ata që kalojnë kufirin ukrainas me qëllim për të pushtuar do të vriten!”. Ajo gjithashtu ka shpërndarë një foto që tregon ushtarët duke ecur me presidentin ukrainas Zelensky dhe e quajti atë një “lider të vërtetë dhe të fortë”. Ajo gjithashtu ka kërkuar vazhdimisht për mbështetje dhe për donacione për forcat e armatosura të Ukrainës. Ka edhe një të dhënë interesante. Familja e saj gjatë luftës së dytë botërore luftoi përkrah Rusisë kundër nazistëve, dhe që’prej 24 shkurtit 2022, pllaka historike u rrotulluar në të kundërt të saj. Tash Rusia është vërsulur dhe lufton kundër Ukrahinës.

  1. Në një nga mediumet e tjera thuhet: Pasine vazhdojmë të gjejmë heronj të pamundur në mbrojtjen e vendit të Ukrainës kundër Rusisë, është koha që ju të takoni Miss Ukrainën: Anastasiia Lenna. Ne kemi parë tashmë se si legjendat urbane ” Ghost of Kyiv dhe Ukrahinas Reaper po pushtojnë internetin duke ofruar shpresë për të gjithë botën. Megjithatë, harrojmë se shumë gra po mbrojnë gjithashtu vendin e tyre tani nga pushtimi rus. Lufta nuk bën dallim ndërmjet statusit social apo pasurisë, absolutisht çdo shpirt ukrainas aktualisht po përpiqet të ndihmojë me çfarëdo mënyre që mundet. Ata që nuk janë duke luftuar po ofrojnë ndihmë edhe përmes ndihmës humanitare. Megjithatë, ka edhe shumë gra që janë të gatshme të vdesin duke luftuar për vendin e tyre. I tillë është rasti i”Miss Ukraina 2015”,

  1. Anastasiia Lenna, e cila kohët e fundit postoi një imazh të saj duke pozuar me një pushkë sulmi pak para se të bashkohej me forcat e armatosura të Ukrainës për të luftuar rusët. Ajo është vetëm një nga mijëra femrat që janë pjesë e forcave ushtarake ukrainase. Në fakt, vendi ka forcën më të madhe ushtarake femërore në botë me 36,000 gra të forta që janë të trajnuara në mënyrë perfekte. Ndonëse nuk dihet nëse Anastasiia është pjesë e kësaj force ushtarake, ajo prej vitesh poston foto të stërvitjeve me qitje në llogarinë e saj personale në Instagram. Do të thotë se ajo të paktën di të përdorë një nga ato pushkët e sulmit. Përveç kontributeve të saj në fushën e betejës, Anastasiia Lenna po qëndron shumë aktive edhe në rrjetet e saj sociale duke ndarë histori, që mbështesin vendin e saj. Kritikët hidhen menjëherë kundër fotografive që ajo po poston me pushkën e sulmit, por ata nuk e kuptojnë se ajo në fakt mund të jetë pjesë e forcës ushtarake femërore në Ukrainë. Pavarësisht nëse ajo po lufton apo jo, është e rëndësishme të theksohet prania e grave nga Ukraina në këtë konflikt. Nuk janë vetëm burrat ata që po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të luftuar, gratë janë gjithashtu një pjesë e madhe e kësaj mbrojtjeje të vendit demokratik të Ukrainës. Anastasia Lenna qëndron pranë shokëve të saj ushtarë me një armë në duar në vend të një kamere. Ajo hoqi dorë nga takat e saj të larta dhe botën e modelingut dhe veshi çizme dhe xhaketa të armatosura për të mbrojtur vendin e saj.Ndërsa ushtria ruse marshon në qytetet e tyre, presidenti ukrainas u bëri thirrje qytetarëve të saj të marrin armët nëse është e nevojshme për të mbrojtur atdheun e tyre.Dhe një nga civilët e shumtë që u zgjua pas thirrjes është modelja bukuroshe Anastasia Lenna. Zonja e mrekullueshme hyri në Instagramin e saj për të informuar njerëzit e saj për marrjen e armëve për të mbrojtur kombin e saj dhe fotografia shpërtheu shpejt në internet. Nga Instagrami dhe Tëitteri e deri te platformat e tjera, të gjithë filluan të flasin për guximin dhe gjendjen e saj.Ajo ka një llogari të verifikuar në Instagram me më shumë se 90 mijë ndjekës dhe shumë njerëz e ndjekin çdo sekondë.Modelja është mjaft aktive në platformën e rrjeteve sociale dhe deri më tani ka bërë më shumë se 2600 postime. Pjesa më e madhe e fotove të saj janë fotosesione të modelingut ndërsa ato të fundit tregojnë mbështetjen e saj ndaj vendit dhe njerëzve të saj. Që nga nisja e pushtimit të mërkurën, modelja ka shpërndarë një sërë postimesh në historinë e saj në Instagram duke kërkuar mbështetje dhe kërkuar donacione për forcat e armatosura të Ukrainës.

3.Çfarë ishte para fillimit të luftës bukuroshja ukrainase? E diplomuara e marketingut dhe menaxhimit nga Universiteti Slavistik në Kiev ka postuar disa foto në faqen e saj në të kaluarën, duke treguar e duke përdorur armë ajrore me veshje të plota ushtarake në zona të pyllëzuara për  sport.Tani ajo duket se ka ndërruar fishekët plastikë me plumba plumbi. Ajo kishte punuar më parë si modele dhe menaxhere e marrëdhënieve me publikun në Turqi, një botë e tërë larg dhunës së fushëbetejës. Ajo gjithashtu flet pesë gjuhë dhe ka punuar si përkthyese. Anastasiia Lenna thotë se familja e saj luftoi me  Rusinë kundër Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, ajo tani është e trishtuar pasi Rusia tani po lufton kundër Ukrainës.