Në një objekt të braktisur mbas 97 për 27 vjet pa mirëmbajtje këto janë normale, por shkaku është tjetër. Porta Fevzo prej qindra ton nën ujë e mbi ujë për të përballuar bombë atomike mbi 10 kilo ton është manovruar lehtësisht gjatë ndërtimit e shfrytëzimit (preferohej më shumë mbyllur për të pasur basen të qetë brenda nga dallgët, por hapej e mbyllej sipas kërkesave teknike e sa herë e lypte nevoja.
Për tërë ata që ose janë të paditur ose lëpijnë ndonjë kockë nga preja që kanë shqyer ujqërit. Kam dëgjuar para 13 vjetësh, por edhe para pak kohe gazetarin Blendi Fevziu që thotë brockulla për një nga objektet më të mëdha e më të vështira të inxhinierisë detare për bazën e nëndetseve në gjirin e Porto Palermos. Si një nga inxhinierët, që punuan shumë vite në ndërtimin e saj kam bindjen që një gënjeshtër e përsëritur ka të njëjtin objektiv si 13 vite më parë. Po të ishte thjeshtë nga padija do i thoja miqësisht “kur s’u bën thëllëza mos ja nxirrni korbit sytë” … por nuk është nga padija është nga dhashakeqësia ose pangopësia. Në këto pak rrjeshta mbase ndriçohet ndopak Fevzo, dhe të jenë këto pak fjalë mirënjohje për tërë ata njerëz që punuan me përkushtim si ushtarë, oficerë, inxhinierë, e teknikë të zbatimit e të projektimit, punëtorë e specialist nga Himara e nga rrethet, oficerë e marinarë të flotës për ta vënë në eficencë mbas mbarimit të saj. Ne nuk ishim njerëz që bënim politikën e vendit, por ishim një brez që secili në pozicionin e tij, vazhdues të brezit që ndërtoi Shqipërinë, vumë gurin tonë që Shqipëria të bëhej më e mbrojtur e më e fortë. Për ta bërë më të urryer për të paditurit dhe më të lehtë për ata që presin të shqyejnë ndonjë kockë Fevzo tha:- Në këtë objekt kanë vdekur mbi 100 vetë gjatë ndërtimit të saj dhe se është dështim inxhinierik se porta ka ngelur e mbyllur. (Bile do i kenë thënë shtoje dhe ca dozën e gënjeshtrës) dhe pas ca ditësh e shtoj dozën dhe tha: “Dështim botëror inxhinerik. Turp, këto nuk mund t’i thotë një gazetar pa përvojë, por Fevziu nuk është i tillë ka goxha përvojë. Kurioziteti jonë është vetëm kujt po i shërben atyre 13 viteve më parë, apo janë të tjerë.
U ndritët shpirti atyre dy djemve ushtar dhe një specialist civil i makinerisë që hap tunele që aksidentalisht humbën jetën në këtë objekt për 16 vite punë me tre turne pa e ndërprerë asnjë ditë. Na ka dhembur shpirti e derdhur lot për ata djem, ndërsa për ty Fevzi janë thjesht numra që i dhjetëfishon si do zotrote (si shumë ke gënjyer nga 3 vetë në mbi 100 vetë). Thoje që porta veriore ka ngelur e mbyllur nga aluvionet?! – Turp kush e dëgjon. Kjo do ishte gjëja më e kollajtë për ta zgjidhur. Ato që ke parë ti si “inxhinier” shëtitës janë koluvione-proluvione, material i copëzuar nga agjentët atmosferik në shpatin e malit të rëna në kanalin pas portës që e lidh me detin, të cilat i nënshtrohen përpunimit të mëtejshëm të veprimit detar.
Në një objekt të braktisur mbas 97 për 27 vjet pa mirëmbajtje këto janë normale, por shkaku është tjetër. Porta Fevzo prej qindra ton nën ujë e mbi ujë për të përballuar bombë atomike mbi 10 kilo ton është manovruar lehtësisht gjatë ndërtimit e shfrytëzimit (preferohej më shumë mbyllur për të pasur basen të qetë brenda nga dallgët, por hapej e mbyllej sipas kërkesave teknike e sa herë e lypte nevoja, mundësisht 1 herë në 24 orë dhe jo një herë në 30 vjet). I ndjeri Reshat Avdija inxhinier mekanik mbaruar me medalje ari në Bashkimin Sovjetik do lemerisej me dijet brilante të Fevzos dhe do flakte diplomë e medalje. Homazh e mirënjohje për inxhinierët që nuk jetojnë më si Reshat Avdija e Razip Shyti që punuan me përkushtim shumë vite në këtë objekt. Respekt për gjithëkënd që vuri një gur në ndërtimin e këtij objekti kryevepër inxhinierike. Ne këtë objekt e ndërtuam kur akoma nuk ishte ndërtuar Lamanshi kryevepër e inxhinierisë botërore nën det, por objektin që ndërtuam ne do ta kishte zili çdo vend i Mesdheut. Hordhitë barbare pas vitit 1997 e vodhën, e shkatërruan, plaçkitën makineri, pajisje, instalime të të gjitha llojeve të funksionimit të veprës dhe portën e Veriut e lanë të mbyllur pasi i shkatërruan sistemet e komandimit dhe portën e Jugut (që është ndryshe nga porta e Veriut për disa arsye tenike u la e hapur) për të nxjerrë prenë e vjedhur o Fevzo.
Se si ishin hordhitë barbare i pashë në Durrës kur i vunë flakën Dragës, një nga makineritë detare të rralla, e cila thelloi basemin në hyrje të objektit provuar për herë të parë në shkëmb pasi e shpërthenim me sonda. I ndjeri Zija Biduli që e donte atë Dragë më shumë se shtëpinë e tij kushedi sa vite jetë ju shkurtuan. I ndritë shpirti këtij kapedani të madh të mjeteve detare të Portit të Durrësit. Gazetari Fevzi kjo është shkurt historia. Të më ndjejnë të gjallët që punuan me vetmohim me vite në ndërtimin e këtij objekti e që sakrifikuan aq shumë që nuk do t’i përmend. Përmenda vetëm ata që nuk janë në këtë jetë se të gjallët Fevzo, po folën do të vijë turp të vërdallisesh nëpër Shqipëri aq shumë janë ata që kanë punuar e drejtuar në këtë objekt kryevepër e inxhinierisë detare. Këtij shteti të ndërtuar keq pas vitit 90, në vitin 97 ju grisën poturet, doli cullak dhe shkatërruan dhe ato objekte që kishin shpëtuar. Ky objekt i bën nder këtij vendi ndërtonte vepra drite si Fjerzën dhe vepra mbrojtëse si baza e nëndetëseve në Porto Palermo, unikale që do ta kishte zili çdo vend i Mesdheut.
Si një nga shumë ndërtues të saj do isha që kjo vepër të rivitalizohej aq sa mundej ti shërbej në kohë të mira e ditë të vështira këtij vendi bazë detare dhe si qendër stërvitje e trupave tanë të flotës detare dhe trupave të Natos (Nuk i humbet kurrë vlera këtij objekti), por çdo vendim brenda ligjeve të shtetit shqiptar. Zona mund të kufizohet, por jo të nxirret nga plani i mbrojtjes se dhelprat vijnë vërdallë e ta rrëmbejnë djathin nga dora, apo si kemi fqinjë. Tërë zallamahija në Himarë ishte dhelpra dhe rrushtë. U habitët kur Bejleri tha do vemë në vend padrejtësinë e bërë në tokat stërgjyshore para 60 vjetësh. (Para 60 vjetësh filloj baza e Porto Palermos). Bejleri ishte guri i shahut objektivi ishte stereja (Porto Palermo) një pikë ku të ankoroheshin për të realizuar ëndrrat e tyre. Oreks të madh paskan pasur.