Hyqmet Zane: Samiti për diasporën shqiptare apo prologu i Kongresit të socialistëve ?

85
Sigal

Të mbledhësh bashkë diasporën, domethënë shqiptarët e shpërndarë nëpër botë, është një kënaqësi e veçantë, sepse jemi komb vital dhe bota duhet të na njohë këtë vitalitet me një gjuhë, me një flamur. Kështu shpresova se do shikoja në të ashtuquajturin “Samiti për Diasporën” që u zhvillua në Tiranë nën kujdesin e kryeministrit të Shqipërisë. Por çfarë pashë e çfarë dëgjova fatkeqësisht u zhgënjeva dhe kuptova se vazhdimësia e veprave të partisë së Enverit edhe Ramizit nga Edi Rama është vazhdimësia e punëve për folklor dhe jo për t’i shërbyer atyre njerëzve, që kanë mall për Shqipërinë amë. Jo pse nuk mori pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që, përmes zëdhënësit të tij, u tha se “kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë i angazhuar me probleme të tjera”, në fakt përshtypja ime ishte sikur iu dha një përgjigje këtij lloj kryeministri të Shqipërisë se: “ti o Edi do që të bësh shou siç bëre me Aleksandër Vuçiçin dhe me pikturat e tua në pjatat e picave. Ne nuk kemi nevojë për gallatë dhe tallava”. Është  po aq e vërtetë edhe fakti se Kosova nuk është diaspora, por Shteti i Kosovës, edhe pse miku i Edi Ramës në Beograd nuk e njeh shtetin e Kosovës. Nga ana tjetër, pamjet e pjesëmarrjes në këtë të ashtuquajtur Samit më dhanë përshtypjen se u rikthyen Kongreset e PPSH me pjesëmarrjen e grupeve marksisteleniniste të botës, sepse sipas të dhënave në atë sallë ishin pak të quajtur arbëreshë dhe shumë punonjës bashkie të Tiranës, apo patronazhistë siç u vinte sigurimi i shtetit grupeve m-l të botës. Ky është një turp, aq më shumë që këtë samit nuk e përshëndeti asnjë diasporë e vërtetë, veç atyre që ishin porositur se çfarë do të thoshin pa gabime. Dhe si qershi përmbi tortë do duhej të ishin lëvdatat për kryeministrin Edi Rama ??!! Se për çfarë duhet lëvduar ky kryeministër, këtë e dinë vetëm ata që i bëjnë si trushpërlarë nga propoganda të pacipë e një qeverisje shterpë. Nëse kryeministri ynë i painformuar nuk e di që diaspora përfaqësohet jo nga ata që do kryeministri, por gjendet edhe në Turqi, aty ku ndodhen, veç të tjerëve, me shumicë çamët, ata të shpërngulurit nga trojet e tyre pa dashjen e tyre dhe që janë përfaqësuesit më dinjitozë të Çamërisë në Turqi. Në fakt në këtë të ashtuquajtur Samit për diasporën ishin ata që i do kryeministri se ata që kanë folur keq për kryeministrin nuk u ftuan, sepse ky lloj- soj kryeministri ka statusin “non grata” që ua jep atyre që janë atdhetarë dhe njerëz me personalitet. Aq më keq që në këtë të ashtuquajturin Samit nuk kishte nga arvanitasit e, arbëreshët e Greqisë apo nga ata që cilësohen ende armiq që janë arratisur nga pasojat e diktaturës. Do të duhej të kishte edhe nga komuniteti i shqiptarëve në Ukrahinë dhe Moldavi apo nga ata që janë në vende të tjera si Siria e gjetkë. Realisht samitet kanë një bord organizues, por duket se sipas parimeve që ka kryeministri ai gjithçka e ka privatizuar në këtë vend, edhe pronën e përdor si pronari i madh i shqiptarëve, edhe drejtimin e administratës e përdor ai me patronazhistët, edhe shtetin ai e ka privatizuar, se është pronari i madh ai, me pasuri madhore. por një gjë nuk ka mundësi ta bëjë – ta privatizojë diasporën, ndaj dhe ai po tenton të përjashtojë shqiptarët nga pjesëmarrja në votime. Kur Aqif pashë Biçakçiu – Elbasani shpalli i pari Pavarësinë e Elbasanit si prologu i Pavarësisë së Shqipërisë, aty ishin të gjithë personalitetet atdhetarë dhe pa dallime “klasore”. Po kështu edhe Ismail Bej Qemali – Vora aty ishin të gjithë edhe nga Kosova me Isa Boletinin (edhe pse komunistët e Ernverit e vranë në nëntor 1943 me atentat në Shkodër si shenjë e besnikërisë ndaj emisarëve jugosllavë), por pati edhe nga Çamëria si Veli Gërra, nga Gumenica, Jaskup Veseli, nga Margëlliçi Rexhep Demi, nga Filati, Aziz Tahir Ajdonati, nga Paramithias. Janë këta firmëtarët e harruar me qëllim nga diktatura dhe sot nga neodiktatura, ndaj dhe në këtë samit të diasporës nuk mund të ishte Çamëria? Nuk ka faj kryeministri Edi Rama, sepse e besojmë se ai ka mendje të madhe, por, po kryetari i Shoqatës Çamëria ku ishte, a ishte i ftuar? Po deputetët me origjinë çame nuk duhet të ishin si shenjë respekti për kauzën e madhe të Çamërisë? Unë e besoj se kryeministri mund të ketë qefmbetje nga kryetari i PDIU, që flet ndonjëherë në stinë për çështjen çame se më shumë ka hallin e Belerit në Himarë se sa të bëhet protagonist i eventeve të mëdha për t’i treguar opinionit që çamët ekzistojnë dhe do të ekzistojnë do apo nuk do një kryeministër, do apo nuk do Greqia, ashtu si do të ekzistojnë edhe arbëreshët në Itali e Greqi e kudo ku ata ndodhen.

Sjellja si prej një pronari të madh në një samit shqiptarësh i kryeministrit është refleksion se e keqja mes shqiptarëve mban edhe flamur kuq e zi, sepse i duhet si kryepatronazhist që është, por Edi Rama nuk mund të mbajë më dot turpin që e ka mbuluar me gjithçka që ka bërë kundër diasporës dhe për shqiptarët që ndodhen kudo në botë dhe që i përjashton nga pjesëmarrja në zgjedhje në Shqipërinë e tyre.

NOA