Hajduti i puthjeve/ Shtëpia Botuese “Morava” sjell për publikun fundin e historisë së dashurisë, puthjen e parë, zotimet e dasmës dhe rivalët e zemrës

652
Sigal

Shtëpia botuese Morava mundëson për publikun librin “Hajduti i puthjeve”

 Titulli: Hajduti i puthjeve

Autore: L. J. Shen

Përktheu: Nora Sula

ISBN 978-9928-314-14-7

 Thonë se puthja e parë duhet fituar.

E imja u vodh nga një shejtan me maskë balloje
nën qiellin e zi të Çikagos.

 

Thonë se zotimet që merr ditën e dasmës,
janë të shenjta.

Të miat u thyen para se të largoheshim nga kisha.

 

Thonë se zemra rreh vetëm për një njeri.

E imja u thye dhe gufoi për dy rivalë, të cilët luftuan për të
deri në fundin e hidhur.

 

Thonë se të gjitha historitë e mëdha të dashurisë kanë fund të lumtur.

Unë, Françeska Rosi, e gjeta veten duke shkruar,
fshirë dhe rishkruar historinë time deri në kapitullin e fundit.

 

Françeska është vajza e një kumbari të mafias italiane në Çikago. Ajo ka bërë një jetë të mbyllur dhe është edukuar në mënyrë unike. Është rritur për të përvetësuar vlerat e dikurshme, ato tradicionale. E vetmja gjë që dinte me siguri, ishte se ajo donte të martohej me djalin e një anëtari të Autfitit të Çikagos, me Anxhelon.

Anxhelo është i pashëm, simpatik dhe punon për biznesin familjar. Ai është i gatshëm të luajë sipas rregullave, kur bëhet fjalë për Françeskën.

Senatori Uolf Kitën është një i panjohur dhe një enigmë. Ai është tërheqës si mëkati, i pamëshirshëm, i fuqishëm, i këndshëm kur i do qejfi dhe ambicioz. Ai ka reputacionin e madh të një gruari, të cilin e ka merituar plotësisht.

Bota e Françeskës ndryshon papritur kur ajo përfundon e fejuar me Uolfin në vend të Anxhelos. Ajo kapet pas mënyrës se si gjithçka ndryshoi kaq papritur, ndaj reagimet e saj janë të kuptueshme, duke pasur parasysh moshën e re dhe edukimin e saj. Françeska nuk është aspak siç e priste Uolfi dhe ata përballen për gjithçka, duke e sfiduar Uolfin në një mënyrë krejt të re për të.

Një puthje.

Dy burra.

Tri jetë.