1.Rruga e kujtimeve. Kur dilte në rrugë, Ali Asllani dukej sikur sillte me vete një erë qytetarie që mungon sot. I veshur gjithnjë me kostum, me ecjen e tij të qetë dhe të hijshme, ai binte në sy si një zotni i vërtetë. Gratë dhe vajzat e lagjes, të marrosura pas asaj bukurie, pas penxhereve përgjonin këtë dalje në rrugët e kryeqëndrës.- Shikoni moj gra, në rrugë po ecën poeti! -thoshin me zë të ulët, si të përballeshin me një figurë të rrallë.
2.Kjo ishte Tirana e viteve ’60, kur poeti jetonte atje, i kujtuar me dashuri nga bashkëkohësit e tij. Por për një pjesë të jetës së tij, zemra e poetit rrihte në Vlorë.Dhe shpesh te fshati aty ku kishte lindur.Dhe aty ku kishte shërbyer si kryetar bashkie, dhe ku la gjurmë në kujtesën e qytetit.
- Banesa e poetit dhe një copë histori. Në një cep të qetë të Vlorës ndodhet një shtëpi e vjetër dhe e thjeshtë në pamje, por që fsheh në muret e saj një thesar kujtimesh. Është banesa ku dikur jetoi Ali Asllani autori i “Hanko Halla”, poeti që dinte të rrëfente me ndjenjë fatin e kombit dhe dashuritë njerëzore. Kjo banesë sot është pjesë e historisë urbane të qytetit, megjithëse pa status të mbrojtur, dhe shpesh e harruar nga institucionet kulturore.Dhe në ballinën e saj duhej vënë një copëz mermer.Për të ndriçuar emrin e poetit:”Këtu jetoi Ali Asllani”. Dritaret e saj dikur ndriçoheshin nga llampa vaji, ku poeti kalonte netët dhe atje i ulur me penë në dorë. Më shumë se një shtëpi, një trashëgimi. Kjo banesë është më shumë se një vendbanim. Ajo përfaqëson një epokë, një mënyrë jetese, një ndjeshmëri.Do të duhej të ishte ndoshta dhe një shtëpi muze. Dhe një vend ku brezat e rinj të njihen me jetën dhe veprën e Ali Asllanit.

4.Rrugica që mban frymën e poetit.Në Vlorë, aty pranë Skelës, fshihet një rrugicë e vogël, thuajse e padukshme sot mes ndërtesave të mëdha që kanë zënë frymën e qytetit. Por dikur ajo rrugë kishte jetë. Kishte dritë. Kishte emër. Në gjirin e saj, si në një përqafim të heshtur, jetonte poeti Ali Asllani. Aty, në atë qoshe të ngrohtë të Vlorës së dikurshme u shkruan vargje që do t’i rezistonin kohës. Aty kalonte ditët një burrë që nuk ishte vetëm poet, por një shpirt i madh i kombit. Ishte banesa e tij, me një portë prej kangjellash hekuri, hark betoni dhe mure të vjetër që sot flasin pa zë.Brenda atyre mureve ka patur qetësi, por edhe frymëzim. Dritarja që shikonte rrugicën ndoshta ishte vendi ku ndalonte shpesh shikimi i poetit, duke soditur botën, njerëzit, jetën. Rrugica e përjetonte praninë e tij si një nder. Siç i ka pasur dikur Skela…

5.Sot, ndonëse aty jeton një tjetër njeri, banesa ruan hijen e poetit. Ajo nuk është më thjesht një shtëpi. Është dëshmi. Është kujtesë e gjallë. Sepse ndonjëherë, fryma e një njeriu të madh nuk largohet kurrë nga vendi ku e ndjeu veten në shtëpi. Dhe Vlora… Vlora ende e ndien mungesën e poetit në rrugët e saj, por ai është aty. Në murin e thyer. Në heshtjen e portës. Në aromën e një pasditeje vere që të kujton se aty ka kaluar dikur një burrë me kostum, që ecte dhe ishte një zotni…
6.E shikoja dhe nuk ngopesha me aromën që kishin mbajtur këto mure frymën dhe djersën e poetit lirik shqiptar, Ali Asllani. Një aromë që nuk shkon dot kurrë, edhe pse kalojnë vite dhe stinë. Ishte aroma e jetës së thjeshtë, e natës së gjatë të punës me penën në dorë, e mendimeve që fluturonin drejt ëndrrave për një komb më të mirë.Shkallët që ngjiti me aq përkushtim e respekt, ato shkallë që e çuan në tarracën. Si ndjehet firoma dhe djersa .Të gjithë ikin, por ato mbetën. Një herë një murg i thotë një shenjtori më dërgo një ndëresë ti vij erë aromës hyjnore.Dhe ai i dërgoi me ndihmësin e tij.Por duke kaluar në një përrua ndihmësi pa ndërresën e pa larë dhe e lau e thau dhe shpuri.Mirëpo murgu sa e pa i tha:Ore bir,po unë s’kisha nevojë për ndëresa, por doja erën e shenjtorit… Sot në këtë banesë jeton i zoti i saj F.Sh .Dhe ai merret me studime.Dhomën e madhe e mbushte një bibliotekë e madhe, e jashtëzakonshme për një shtëpi private një thesar i vërtetë, aq i pasur sa shumë institucione bibliotekare në këtë vend nuk mund t’i kenë. Librat aty nuk janë thjesht letra të vjetra janë shpirti i kohëve, janë zëri i shqiptarëve, janë fjalë gazetash botime dhe të tjera grumbullime nga kjo arkivë që ka ruajtur duke i mbledhur ngado dhe sidomos nga jashtë vendit që ende jetojnë dhe flasin përmes faqesh.
7.Pas transferimit në Tiranë, Ali Asllani u gjend në një botë që nuk ishte më e tij. Në atë ndërtesë ku dikur gëlonte jeta e shkrimtarëve, vendi ku fjalët fluturonin lirshëm dhe ëndrrat merrnin formë, poeti qëndronte i heshtur, një i huaj në mesin e të njohurve. Shokët e tij të dikurshëm ishin larguar, disa me frikë, disa me dhimbje, disa me heshtje. Ai rrinte nën hijen e një regjimi që nuk e priste me dashuri, që nuk e kuptonte poezinë e tij të pastër dhe të lirë. Por ai nuk kishte rrugë tjetër zgjedhja ishte të mbante kokën lart edhe kur gjithë bota rrotullohej kundër tij.
Ndonëse heshtja e tij dukej si dorëzim, në të vërtetë ajo ishte një betejë e heshtur, një thirrje e fshehtë për liri në vargjet që ende ruheshin brenda zemrës së tij. N. Jorgaqi shkruan se Lasgushi u tërhoq nën peshën e vetmisë dhe harrimit, duke u bërë një figurë e padukshme për të gjithë, madje edhe për ata që dikur e donin. Por Ali Asllani, poeti i lirikës së pastër, vazhdoi me ngulm të mbante ndezur flakën e krijimtarisë së tij, me vargje të shkruara në kohë më të mira, në një tjetër epokë. Ishte një luftë e dhimbshme: të krijosh në errësirë, të flasësh kur fjalët ndaloheshin, të jesh vetvetja kur rrethi nuk të pranon.Në atë heshtje dhe vetmi, Ali Asllani nuk ishte vetëm një poet i harruar. Ai ishte një dëshmi e rezistencës shpirtërore, një dritë e vogël që nuk u shua nga errësira e një kohe të vështirë.
8.Ja poezitë e tij botuar në gazetën: “Drita” viti 1966.
Kënga e një plaku
…Them të shkruaj një poemë
qoftë lirike, qoftë epike!
Do vargjet me dërhem,
të mos dalin shtatanike.
Rrëmoj gjurmët titanike,
dëgjoj këngët heroike,
dëgjoj këngët, ato këngë,
këngë e gunave pa mëngë.
A e njihni Arbërinë,
mos ja prekni krenarinë!
Tanimë na erdhi radha,
e udhëhequr nga një dritë,
Shqipëria monolitë,
merr e jep me re të bardha.
Po ju flas, sepse këtu,
treqind muaj edhe t’hu,
e vërteta ja bën mu.
Vendi ynë tani po thuaj,
di ta ndez dhe di ta shuaj,
le të jetë lumi turbull,
ne do hidhemi përtej.
Kjo shqiponjë që di e ngrihet,
e di mirë se ku do vej*.
Pra poemë e një poeti,
S’do rëkojë pas kësaj
kjo muzikë eterniteti,
do vazhdoj në tel të saj.
Vendi ynë përherë’ nerënzë
kurdoherë sumbulloret,
kënga jonë përhera këngë,
sevdallesh e këtij vendi,
veshur petka prej argjendi,
mot e jetë do rrotullonet.
9.Poezitë e harruara, dritarja e vogël e shpirtit.Në vitin 1966, në faqet e gazetës “Drita”, shfaqen disa poezi të Ali Asllanit poezi që nuk shkëlqejnë më me atë dritë magjike të vargjeve të tij të mëparshme, ato që dikur i dhanë shpirt dhe bukuri fjalës shqipe. Po, ishte poeti i një kohe tjetër, poeti që kishte përjetuar shumë dhe që tani po përpiqej të mbijonte mes errësirave të kohës. Në atë botë të vështirë, ku fjalët dhe zëri i poezisë kontrollohej Ali Asllani gjeti vetëm një dritare të vogël për të ndarë atë çka i rridhte nga zemra. Një dritare e vogël, por e çmuar, ku mund të shfaqej ende pak nga shpirti i tij i zjarrtë. Poeti ishte gjallë, por poezia e tij, ajo lirike, e pastër dhe e sinqertë, dukej sikur kishte lindur dhe vdekur njëherësh.Një jetë e shkurtër dhe e dhimbshme e krijimtarisë, që luftonte të mbijetonte në një botë që nuk e donte. Kur Aliu iku nga kjo jetë, këto poezi u harruan, u lanë në harresë dhe ndoshta kështu duhej. Por sot, më shumë se 70 vjet më vonë, ne i risjellim me respekt dhe përulësi. Sepse në çdo varg, në çdo fjalë, jeton ende një poezi që flet për shpirtin shqiptar, për bukurinë e natyrës dhe dhembjen e brendshme.
Ali Asllani do të mbahet gjithmonë në zemrat tona për ato lirika të ndjera, të thurura me mjeshtëri, me një ndjeshmëri të rrallë që të prek thellë. Ai është ai që i dha jetës një zë të bukur dhe të përjetshëm. Shiko si thur ai poezinë e lirë, atë që buron nga shpirti, e ndjerë deri në palcë si në këtë poezi të tij për fshatin Vajzë, një vend ku frymon e kaluara dhe kujtimet e një bote të thjeshtë, por të bukur.
…
Në krye të fshatit, ka një deli krua,
uj’ i tija akull derdhet në përrua,
dhe në krahun tjeter varet nga një mal
një përru’ i rreptë me utrim’ e val’.
M’u në mes të tyre bregu – Allatoj-
dhe shtëpit e fshatit si fole fajkoj.
Fshati babëgjyshit, fshati më i mirë,
nga ata që thuhen: Labëri e lirë.
Aty nënë shkallë blegërin shelegu,
aty përmbi shkallë po gjëmon dybeku,
rreth e rrotull lëmit djemtë hedhin valle,
nënë rrap, në hije, pleqtë qajnë halle…
Lab mor tunjatjeta, s’ka më shumë nevojë,
ky punon për nam, nuk punon për gojë!
S’ka sevda për leka, s’ka sevda për grosh,
nuk e ha meraku për gjë e për llosh.
Po ku ja do qejfi, di për fjal’ të nderit,
di e kren kafshitën nga sqep i skyfterit.
Dimrit nëpër fshatra, verës nëpër stane,
e ç’kërkon më mirë në këtë jallane!?
10.Një poete e huaj shkruante njëherë për vdekjen e saj, me një qetësi dhe pranueshmëri që unë nuk e kuptoj dot. Ajo mendonte për atë fund si diçka të natyrshme, të paevitueshme, që nuk e trembte por Ali Asllani, poeti ynë i madh, nuk ishte kështu. Ai kurrë nuk do të donte që jeta të përfundonte në heshtje, në mungesë të fjalës, ashtu siç ndodhi në ato vite të errëta.Ai, që e donte jetën dhe fjalën, që përmes poezisë së tij thuronte dritë dhe shpresë, përballej me heshtjen e detyruar të kohës. Edhe pse përballë një regjimi që nuk e kuptonte. Dhe pse shokët iknin e zërat shuheshin, Ali Asllani heshte. Por brenda tij mbante një dhimbje të thellë si ajo që ndiejmë ne kur flasim me njerëz, që pranojnë fundin me qetësi, ndërsa zemrat tona janë të ngarkuara me frikë dhe vuajtje.Poeti e ka njohur atë ndjenjë të rëndë brenda vetes, heshtjen që nuk di si ta shprehësh me fjalë, atë ndjenjë që bën që çdo ditë të jetë një betejë për të mbajtur gjallë shpresën dhe krijimtarinë.Ali Asllani nuk la që ajo ndjenjë ta mposhtte shpirtin e tij. Ai vazhdoi të shkruante, të thurë, të japë dritë për ne, edhe kur errësira dukej e pashmangshme.Në atë heshtje dhe dhimbje, poeti ishte një dritë që s’do të shuhet kurrë.
11.Jeta dhe poezia e Ali Asllanit na kujtojnë se, edhe në kohët më të errëta, fjalët e një poeti kanë fuqinë të thyejnë heshtjen dhe të mbajnë gjallë shpirtin. Ai na mëson se rezistenca nuk është gjithmonë e zhurmshme.Dhe shpesh ajo është një përpjekje e qetë dhe e vazhdueshme për të ruajtur bukurinë dhe ndershmërinë në botën që ndryshe do të donte t’i fshinte ato. Në përjetësinë e vargjeve të tij, Ali Asllani jeton si dëshmi e një krijimtarie që nuk shuhet, edhe kur rrethanat duket se e kundërshtojnë çdo hap. Dhe kjo është ajo që e bën atë një poet të vërtetë jo vetëm zë i kohës së tij, por dritë për brezat që do të vijnë.
12.Kur hyra në atë shtëpi të thjeshtë në Vlorë, ku Ali Asllani kishte jetuar dikur, ndjeva diçka më shumë se muret dhe mobiljet. Ishin gjurmët e kohës, ato shenja të padukshme që lënë njerëzit me shpirtin e tyre.Por shumë prej tyre sot nuk janë më drita e vjetër e tarracës, aroma e librave që dikur mbushnin dhomën, zëri i heshtur i fjalëve që patën për të thënë. Aty mungojnë gjurmët e tij të drejtpërdrejta, por prania e poetit ndjehet në çdo cep, në çdo hapësirë që ka mbajtur frymën e tij. Si hije e një kohe që ikën, por që nuk mund të fshihet. Duke qëndruar aty, ndjeva se po përjetoja më shumë se një vizitë.Dhe ishte një udhëtim në kohë, një përpjekje për t’u lidhur me një shpirt që vazhdon të flasë përmes vargjeve të tij, edhe kur gjurmët e tij të fizikshme janë zhdukur. Në atë heshtje të thellë, ku vetëm kujtimet mbeten, kuptova se arti dhe jeta e Ali Asllanit janë të pathyeshme. Ato janë një thesar që askush nuk mund ta marrë, një dritë që edhe në errësirë vazhdon të ndriçojë për ne të gjithë.





















