Flet Ing.Isuf Tushe: Historia e trishtë e Arit të Zi. Albpetroli kompania ku “shpërblehen” mafiozët dhe militantë ne kontribute në politikë

338
Sigal

Albpetroli është kompania ku marrin “shpërblimin” ata mafiozë, që kanë kontribuar në politikë

Kompania Nacionale Shtetërore e Naftës, Albpetrol, siҫ nuk duhet të jetë! Historia e trishtë e Arit të Zi shqiptar

  •  Në Shqipëri ka rënë shteti, ne presim të ngrihet dhe të fuqizohet Albpetroli.
  • -Kompania Albpetrol ka 32 vjet që është bërë ҫerdhe korrupsioni e klaneve mafioze të politikës.
  • – Në fillim e ndërronin drejtorin e saj ҫdo 4 vjet, e ҫuan ҫdo 2 vjet, pastaj ҫdo vit dhe tani ҫdo 6 muaj ose më pak, pasi do hanë të gjithë.
  • – Kjo qeveri dhe militantët e saj, korrupsionin e kanë ligjëruar si një bonus vjetor të zakonshëm!
  • – Qeveria Rama ka 10 vite që këtë aset me vlerë kolosale të Industrisë Naftës, Kompaninë Shtetërore Albpetrol e përdor si strehë ku bëjnë pazare hajdutët.
  • – Kompania Albpetrol duhet të filloj menjëherë ri-shtetëzimin e pasurive natyrore hidrokarbure dhe të rindërtoj vehten.

Isuf Tushe, Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike

 Vlora Media Online, më 10 tetor/2022, njoftoi se:Albpetrol/Eltar Deda një drejtor me eksperiencë për të menaxhuar “Arin e Zi” të shqiptarëve?

 

 Pak histori si ndërrohen Drejtorët në Kompaninë Albpetrol

Ky lajm nuk më bëri përshtypje, sepse kam vënë re se Ministria Energjisë, apo më sakët Qeveria Rama, i ndërron shpesh Drejtorët e Kompanisë Shtetërore Albpetrol, shpesh herë emëron njerëzit e besuar të saj ose ndonjë me lidhje hajdutërie me funksionarët e tyre, por pa asnjë lidhje specialiteti me naftën. Periudha që ajo i ndërron përkon sidomos pak muaj para zgjedhjeve për të mbledhur vota ose para se të hapet ndonjë garë tenderash për shitjen e naftës që grumbullon kompania, që të sigurojë para për të blerë vota dhe për të vjedhur e ndarë midis tyre fitimet. Kështu para zgjedhjeve parlamentare në 2021-shin u emërua drejtor një kolegu ynë, ish kryetari i Bashkisë Fier. Shpresuam, por ai nuk qëndroi gjatë në atë detyrë se partia e ҫoi deputet dhe e zëvëndësoi me shokun e tij, ish punonjës po i bashkisë, i cili për pak kohë përfundoi me dosje në SPAK për zullumet me tenderat dhe e zëvëndësoi me ish-kryeadministratorin e Bashkisë Fier. Ky ra shpejt në pranga për aferën korruptive në inceneratorin e Fierit. Të tre nga Bashkia Fier, dy inxhinier gjeolog nafte dhe një i vlerësuar si administrator i suksesshëm. Pas tij, timonin si e komanduar për të drejtuar këtë sektor strategjik, Kompaninë Albpetrol, ja japin një zonje jo specialiste nafte, Alketa Hila, ish drejtoreshë investimesh në këtë institucion. Nuk dihet shkaku për largimin e saj, por pas një muaji ajo u zëvëndësua nga ish-këshilltari pranë Administratorit të Përgjithshëm të Kompanisë Bankers Petroleum që përkon me periudhën kur ishte President Leonidha Çobo, i cili vidhte kompaninë e vetë. Sipas mediave, ky paskësh një CV të pasur dhe eksperiencë, por sigurisht në një kompani hajdutësh, si Bankers Petroleum, eksperiencë që e paska zbatuar edhe në Kompaninë Albpetrol. Po sipas mediave, ky na paska marrë një rrugë për trajnim një javor në Malajzinë e largët, bashkë me “miset” e Kompanisë Albpetrol dhe të besuarët e tij, siҫ duket është“frymëzuar” nga “shkrimi im me titull: Albpetroli Shtetëror dhe roli i tij në Industrinë e Naftës”. Sipas medias, shkakun për largimin e tij pas 5 muajsh në atë detyrë, zyrtarisht qeveria nuk e ka bërë publik, por ka zëra se për këto arsye e shkarkuan dhe e zëvëndësuan me Eltar Dedën. Eltari na qënka me profesion mjek, i gjashti drejtor, që emërohet në Kompaninë Albpetrol në një periudhë kohe në më pak se dy vjetë.

Karakteristikë e tyre është se gjithë dikasteri i paraqet si administrator shumë të suksesshëm, por asnjëri nuk është specialist me eksperiencë të konsoliduar në Industrinë e Naftës dhe pothuajse që të gjithë janë shkarkuar si të përfshirë në afera korruptive. Shumë trishtuese, se si Qeveria Rama ka 10 vite që këtë aset me vlerë kolosale të Industrisë Naftës, Kompaninë Shtetërore Albpetrol, e përdor si strehë ku bëjnë pazare hajdutët me pasuritë natyrore hidrokarbure. Le të shikojmë se sa forcë intelektuale do të përdor Elton Deda për të drejtuar këtë kompani me shumë probleme të rëndësishme dhe me plotë skandale, që kanë krijuar klanet mafioze të politikës, qeveritë e mëparëshme dhe sidomos qeveria e tij, e cila e emëroi në atë detyrë. Le të shpresojmë që Eltonin të mos e përdori partia e tij dhe k/ministri Edi Rama për të siguruar vota, para për zgjedhjet e ardhëshme dhe për të fshehur korrupsionin marramendës, që bëhet me konҫesionet në këtë sektor strategjik të ekonomisë. Eltonin, e përshëndetën qindra naftëtarë të dëshpëruar dhe shpresëhumbur, punëtorë, inxhinjerë, teknikë dhe njerëz të zakonshëm patriotë jashtë sektorit të naftës, duke i uruar atij suksese në këtë detyrë ashtu siҫ kanë uruar gjithë drejtorët e emëruar në këto vite “demokraci”, por midis tyre shumë të tjerë shprehën mosbesim, midis tyre edhe një kolegu im i nderuar, gjeolog me karierë në sektorin e naftës, i cili me të drejtë bën pyetjen: “Nuk u gjet një inxhinier nafte? dhe unë ndava me të këtë koment: “Po pse o miku im, ata që kanë qënë inxhiniera nafte para këtij kanë bërë ndonjë gjë? Vetëm kanë vjedhur, kanë rregulluar njerëzit e tyre, miqtë, shokët, dashnoret, dhe kanë ikur. Albpetroli është kompania ku marrin “shpërblimin” ata mafioz që kanë kontribuar në politikë, por që nuk kanë mundur dot të vjedhin aq shumë dhe të pasurohen në ato pozicione që kanë patur, sepse si lënë peshqit e mëdhenj dhe i ҫojnë drejtor në Albpetrol për ca muaj, i krijojnë “mundësinë e artë”, po je i zoti vidh dhe ndaje me ata lartë, që të emëruan në atë detyrë, po nuk je hap rrugën se do vijë tjetri, që po pret në radhë! Në Shqipëri ka rënë shteti, ne presim të ngrihet dhe të fuqizohet Albpetroli. Kompania Albpetrol ka 32 vjet që është bërë ҫerdhe korrupsioni e klaneve mafioze të politikës, në fillim e ndërronin drejtorin e saj ҫdo 4 vjet, e ҫuan ҫdo 2 vjet, pastaj ҫdo vit dhe tani ҫdo 6 muaj ose më pak, do hanë të gjithë! Edhe po të jetë i papërlyer zotëria, nuk e lënë ata që e ҫuan aty në atë pozicion, sepse ata duan pjesën e tyre, pse ndahet “Shtriga” e Ministrisë, zv/kryeministrja Belinda Balluku, pa marrë pjesën e saj të majme? dhe “drejtori shkret” ku t’i gjejë paratë që ta shpërblejë atë, detyrimisht do vjedhi Albpetrolin! S’ka rrugë tjetër, kjo qeveri dhe militantët e saj, korrupsionin e kanë ligjëruar si një bonus vjetor të zakonshëm!. . .

Korrupsion me “duar të pastërta”

Ky është korrupsion me “duar të pastërta”, drejtori vjedh kompaninë që kryeson vetë dhe një pjesë e ndanë me bosat e tij. Nafta është një nga pasuritë natyrore kombëtare, që vetëm prodhon para, kurrë nuk del me humbje, prandaj kot nuk e quajnë ‘Ari i Zi’. Bile në vitin 2012, Qeveria Berisha bëri manovrën e rrezikshme për t’ia vjedhur popullit edhe këtë Aset Shtetëror, Kompaninë Shtetërore Albpetrol, se gjoja do e privatizonte me një “ofertë shitje të majme”, por dështoi, sepse kompania që “fitoi”tenderin u zbulua se ishte “Guackë”–fole hajdutësh dhe kur u thye brënda saj ishin hajdutët tradicional Berisha me kompani dhe lojtari tyre, “Biznesmeni Naftës” Rezart Taҫi, ish-pronari që mori falas Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës (UPTHN) Ballsh, në vitin 2008 nga Qeveria Berisha.Ky lojtar luajti bukur me Liri Berishën,sepse blente pikturatë miliona Euro që ajo shiste gjoja për llogari të kompanisë saj bamirëse. Mirëpo, ajo nuk ishte as bamirësi për të vobektit ashtu siҫ propogandohej, por ishte marrëveshja se si ndanin hajdutët midis tyre publikisht parat e punëtorëve dhe fitimet e uzinës. Pra këta hajdutë, Berisha me të tjerët pas tij, e shfrytëzuan mirë Kompaninë Albpetrol, duke e përdor për punësime fiktive militantësh dhe fitimin që ajo siguronte nga nafta që nxirrej prej puseve në sipërfaqet e pa privatizuara dhe atë që merrte nga detyrimet kontraktore me kompanitë konҫesionare, pasi ndanin pjesën e majme të tij, pjesën tjetër e përdornin për të blerë vota në zgjedhjet elektorale të përgjithëshme dhe ato lokale. Ndërsa në fund të mandatit tyre ata donin ta vidhnin të tërë, gjoja duke e shitur tek privati, por në fakt po e falnin dhe vetë do ishin “aksionerët” e saj, pra bashkëpronar.

Unë s’kam dëgjuar për këtë drejtorin e ri, Eltar Deda, mund të jetë njeri i papërlyer, por po nuk qe i aftë të zbatojë Objektivin e Partisë së tij, që është mbështetja tek korrupsioni masiv, partia nuk e lë gjatë në atë detyrë. Kompania Albpetrol duhet të fillojë menjëherë ri-shtetëzimin e pasurive natyrore hidrokarbure dhe të ri-ndërtojë vehten për t’u bërë një Kompani Kombëtare Shtetërore model në naftë, e pavarur nga politika.

Lind pyetja…

Lind pyetja se si mund të ri-shtetëzoi Kompania Shtetërore Albpetrol pasuritë natyrore, që janë dhënë me konҫesion, pa u penalizuar?, a ka fakte dhe shkelje në termat e kontratave që ajo t’i pezullojë atyre aktivitetin? Ka plot, të gjitha termat janë me shkelje të rënda! Ja një rast që ka ndodhur në Afrikë, ku një gjykatë i ka hequr konҫesionin një kompanie private (Shell) për disa arsye proҫeduriale. Tek ne arsyet proҫeduriale dhe shkeljet e termave të kontratave janë bërë mullar, bile ҫdonjëra prej tyre është më se e mjaftueshme që gjykata të anullojë konҫesionet e vendburimeve hidrokarbure dhe ti ri-shtetëzojë Kompania Albpetrol, pa u penalizuar, por nuk do partia, nuk do k/ministri Rama, nuk do politika në tërësi, nuk do opozita, etj., sepse prapa konҫesioneve janë fshehur si “aksionerë” disa njerëz të rëndësishëm, deputetë dhe ish deputetë, qeveritarë dhe ish qeveritarë, politikanë dhe ish politikanë, oligarkë dhe ish oligarkë, ministra dhe ish ministra, etj., që vjedhin naftën dhe shkatërrojnë këto vendburime, që janë djersa dhe gjaku i Specialistëve dhe Naftëtarëve tanë dhe ku janë investuar paratë e popullit në dekada. Pastaj kompanitë konҫesionare janë të lidhura ngushtë me qeverinë në pushtet dhe gjithë dikasteret e saj deri në bazë. Ato investojnë në blerjen e votave në zgjedhjet e përgjithëshme elektorale dhe ato lokale. Kështu, ato sigurojnë vazhdimësinë e aktivitetit të tyre pa paguar detyrimet shtetit, sigurojnë paprekshmërinë dhe mbrojtjen nga shteti për ҫdo shkelje në termat e kontratave dhe janë të lirë të abuzojnë masivisht dhe pa ndrojtje me pasuritë tona natyrore, me ndotjen e ambientit, shkatërrimin dhe dëmtimin e pronës së privatëve dhe shëndetin e popullatës në zonat rreth vendburimeve, etj., dhe deri në shkatërrimin e plotë të tyre.

Drejtori i ri, Eltar Deda, po nuk bëri të paktën këto dy reforma që në fillim, e ka humbur davan dhe nuk e drejton dot Kompaninë Albpetrol, por do vazhdojë lojën e pistë njëlloj si kanë bërë të gjithë ata para tij. Kam bindje se këta Drejtorët e Kompanisë Albpetrol janë “marrë peng” nga një klan mafioz, që drejton Partinë Socialiste dhe Bashkinë e Fierit, sepse pas vitit 2013 pothuajse të gjithë Drejtorët e Kompanisë Albpetrol janë caktuar nga dikasteri i Ministrisë Energjitike me ndërhyrjen e politikanëve të spikatur dhe nga Bashkia Fier, por sigurisht me miratimin e k/ministrit Edi Rama. Kompaninë Albpetrol k/ministri Edi Rama e ka si Bankë Investuese ku siguron paratë për të blerë vota në zgjedhjet e përgjithëshme elektorale dhe në ato lokale në të gjithë Shqipërinë. Vitin tjetër shyqyr qoftë kemi ato lokale, do ndërrojmë hajdutët në dikasteret e bashkive. Gjithmonë para zgjedhjeve k/ministri Rama e ka ndërruar Drejtorinë e Albpetrolit, duke vënë njeriun e besuar, atë që siguron paratë për të blerë vota. Kështu ka bërë Sali Berisha dhe Fatos Nano, në kohën kur ishin në pushtet, prandaj po nuk u hoqën këta hajdutë me kollare, që kanë ozurpuar politikën tonë, Saliu, Rama, Luli, Taulanti, Belinda, etj., etj., bashkë me gjithë batarenë e pafund të hajdutëve që kanë nga pas, nuk rregullohet as Kompania Albpetrol, as Industria e Naftës, as Shqipëria, as krizat energjitike, apo ato social-ekonomike. Ato do të vazhdojnë të jenë prezente, do të jenë bashkëshoqëruese në jetën dhe ekonominë e shqiptarëve. Prandaj Eltari mund të jetë i suksesshëm, që s’ka mundësi ose disidenti i radhës në KompaninëAlbpetrol, prandaj zgjedhja është e tij. Po bëri detyrat që i ngarkon Edi Rama do bëjë karierë në politikë, do ngrohë ndonjë karrike në sallën e parlamentit ose do zërë ndonjë post të rëndësishëm pranë qeverisë apo në pushtetin lokal për t’u pasuruar mirë, ashtu siҫ ka bërë me të tjerët para tij, në të kundërtën do jetë Dritan Leli i radhës, meqënëse qënka nga Qyteti Vlorës”.

Shqipëria s’ka më nevojë të bëjë zgjedhje elektorale, etj., me paratë që qeveria i vjedh Kompanisë Albpetrol, sepse ajo tashmë e ka vetëzgjedhur dhe konsoliduar ekipin e plotë dhe princin e saj. Ky ekip ka falur me konҫesion ҫdo gjë, gjithë pasurinë publike shtetërore. Mënyra se si i kanë privatizuar ato, me afate nga 30 në 99 vjet dhe ku këta hajdutë, me përbërje politike amalgam, janë bërë bashkëpronar, “aksionerë”, në pasuritë publike, janë një tregues i qartë se ato nuk do t’i kthehen më popullit, por pas përfundimit të kontratave, do t’ju falen këtyre “aksionerëve”. Jo më kot, para ca kohësh, ajo “ministresha dhe deputetja e famëshme”, Edona Bilali, hodhi versionin e monarkisë…“Edi Rama vërtetë nuk është Zeusi, por unë do ta perifrazoja nuk është akoma Zeusi, por është në rrugën e duhur, sepse përveҫ pjesës që ai ka në staf dhe në qeveri është edhe opozita që me qëndrimet e ditëmbasditëshme është duke dhënë edhe ajo kontributin e vetë që me pas një Zeus, i cili pastaj ta kthejë edhe formën se si qeveriset Shqipëria ndoshta në një, monarki të mundëshme”. Me siguri ajo ka patur një shtysë për t’i rrahur pulsin popullit dhe ndërkombëtarëve, sepse s’ka aq zgjuarësi apo njohuri profesionale politike mbi veprimtarinë apo historinë se si janë krijuar dhe ndërtuar sistemet sunduese dhe e kundërta, ato sociale, për të mbështetur varfërinë e popujve. Pikënisja e tyre ka qënë ozurpimi i aseteve pasurore në vendet e tyre dhe krijimi i kolonive në vendet e pasura, por të prapambetura. Ne jemi dëshmitar se si lartëmadhënia e tij, Ahmet Zogu, u bë mbret me forcën e armëve dhe populli i atëhershëm u adaptua me këtë zgjedhje, kurse ky i yni po bëhet mbret duke blerë votat e popullit dhe duke privatizuar apo kolonializuar gjithë asetet publike!

 

Klanet e hajdutëve të politikës që qeverisin Shqipërinë prej 32 vitesh “demokraci”, këta lloj drejtorësh emërojnë në Kompaninë Shtetërore Albpetrol, prandaj fitimet e saj asnjëherë nuk kontribojnë për rritjen ekonomike dhe mirëqënien e popullit. Drejtor si zotërinjtë e nderuar Inxh. Agron Çuedari, i ndjeri Inxh. Ëngjëll Beshaj apo të tjerë para tyre, t’i harrojmë, ata nuk i vijnë më kësaj kompanie. Të shpresojmë që rreth fundit të këtij mandati, kjo qeveri kukullë e socialistëve, të mos e privatizojë Kompaninë Albpetrol, ashtu siҫ tentoi qoftëlargu, hajduti dhe krimineli Sali Berisha në vitin 2012, sepse këta të gjithë në një kope janë dhe në një ҫaire kullosinë. Fundi i mandatit këta i trullos mjaft, se kanë frikën e rotacionit politik dhe humbasin karriket e pushtetit, prandaj bëjnë veprime të “pakontrolluara” për të zhdukur dhe shitur ҫdo aset strategjik me vlerë që të mos ja lënë qeverisë tjetër, por ta vjedhin ҫdo gjë vetë. Shitja e Albpetrolit tek privati do të jetë katastrofa më e madhe në Industrinë e Naftës, bile më e madhe se kjo që po ndodh në vendburimet hidrokarbure. Ajo do të shkatërrojë përfundimisht gjithë këtë pasuri natyrore publike, do të shoqërohet me pasoja shumë të rënda ekonomike-sociale.

Kur socialistët erdhën në pushtet në 2013, kompania ishte me borxhe për shkak të punësimeve fiktive, vjedhjeve dhe abuzimeve, etj., por e stabilizuan deri diku situatën financiare të saj dhe shteti filloi të merrte ca fitime simbolike. Këta pasi i ngulën mirë këmbët në tokë, filluan hajninë, punësimet fiktive të patronazhistëvedhe kompania filloi të krijoi borxhe të reja dhe më duket se kjo situatë vazhdon akoma. Kjo do të jetë një arsye më shumë për ta nxjerrë Kompaninë Albpetrol në shitje. Po ashtu, n.q.se kokat kryesore të politikës rrezikohen nga drejtësia për korrupsion, Albpetroli mund të përdoret si qokë duke ja falur dikujt që të shpëtojnë kokën e tyre, siҫ po i falin Shelfin Detar Greqisë, që ajo të votojë pro futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo është aseti i vetëm me vlerë që ka mbetur akoma gjallë.