Fejton nga Thoma Goga: Qyfyre nga turzimi ynë ‘elitar’i pushimeve , faturë që nuk e paguan dot Meloni

  • Qyfyre nga turizmi ynë “ELITAR”…
  • Faturë që nuk e paguan Meloni…

Faturë që nuk e paguan

Një turist “vendi” me origjinë shqiptaro-italian, dialogon me kamerierin, pasi shikon faturën:

Sigal

– Pse duhet të paguaj 500 lekë “Shëtitje me skaf”? Unë nuk bëra shëtitje.

– A e ndoqe atë djalin që bën gjithë atë “pordhëformancë” me motor në det? Për t’u zbavitur juve, e kemi punësuar ne. Djersitet djali…

– Po kjo “taksë për kanarinën”- plus 100 lekë?

– Je ulur pranë kanarinës, është nderi i tavolinës. Tani edhe zogjtë këndojnë me lekë…Do paguash!

– Ç’është kjo “shalë me shumicë – 200 lekë”?

– Siç e shikon zotëri, para lokalit tonë mblidhen “shalë me shumicë”. Këtë fat e ka vetëm lokali ynë. Do paguani sehirllëkun!…

– Nuk e kuptoj. Ç’është kjo “taksë për karikuesin – 100 lekë”

– Ti karikon celularin, energjinë e paguajmë ne. Internetin e paguan vetë…

– Edhe diçka; këtu lexon: “2 herë Laver – 100 lekë”. Si ta kuptoj?

– Vetë e kërkove ta rikthej edhe njëherë “Kaba me gërnetë”…

– Sa mirë paskeni dhe ofertë; “një kruajtëse dhëmbësh për dy vetë”…

– Vetëm ne e kemi këtë ofertë…

– E po mirë; shikoni, hani e kruajeni vetë. Në daç protestoni, në daç këndoni. Unë nuk e paguaj këtë faturë! Të mos e paguajë as Georgia Meloni. Në fakt, këtë faturë duhet ta paguajë ky “i joni”…

Në daç protestoni, në daç këndoni. Unë nuk e paguaj këtë faturë! Të mos e paguajë as Georgia Meloni. Në fakt, këtë faturë duhet ta paguajë ky “i joni”…

Pushimet e mia “Jashtë”…

Kur më pyesin se “ku po i kaloj pushimet?”, unë përgjigjem me një fjalë: Jashtë …Të gjithë shqyejnë sytë. Çudi, një copë pensionist, nuk i bëka pushimet në Shqipëri?! Si ka mundësi?! Këtu po na vijnë edhe nga Maldivet, për të shijuar “Maldhivet” tona. Lexoni deri në fund këtë mesele e do ta kuptoni se ku i bëj unë pushimet.

I ndërpres për nja dy orë “pushimet” se duhet të blej ushqimet. Mbi tavolinë gjej “axhendën” që më ka lënë gruaja. Është “listra” e ushqimeve që do të blejë. Fillon “maratona”. Te dyqanet shikoj çmimet. Shigjeta tregon rritje. Numëroj paratë që më ka lënë “shefja” ime. Bëj llogaritë, po nuk më del hesapi. Që këtu ka dalë fjala “Hesapi i shtëpisë, nuk del në pazar”. Nejse. Blejmë ato më emergjentet. Tepruan vetëm 20 lekë. Për sot nuk ka më “buxhet”. Vetëm 20 lekë… U pa puna, do hamë më pak. Luftë andej, luftë këtej. Andej për të shpëtuar kokën, këtej për të mbijetuar. Halle-halle kjo dynja…

Tani jemi shtuar shumë. Do vijë një ditë që do “shkasin” të gjithë. O Zot, na e ruaj atë “koqe gruri” që ka mbetur! E me këto mendime eci e eci. Pas shpinës dëgjova një zë. “O zotëri, na fal diçka, na fal ndonjë lekë…”.

Me trastat në dorë nisem për në shtëpi. Kaloj në trotuar dhe meditoj, meditoj. Ku nuk shkon e shkreta mendje?! Është “fishkosur” fare. Ka mbetur sa një koqe gruri. Llafosemi me vete. Kush na sheh, thotë: “ky paska shkarë”. Le të thotë ç’të duan. Po unë gëzohem se nuk jam vetëm. Tani jemi shtuar shumë. Do vijë një ditë që do “shkasin” të gjithë. O Zot, na e ruaj atë  “koqe gruri” që ka mbetur! E me këto mendime eci e eci. Pas shpinës dëgjova një zë. “O zotëri, na fal diçka, na fal ndonjë lekë…”. Kisha kaluar një lypse në trotuar pa e parë. Nuk thonë kot; sheh mendja, jo syri. “Refreni” i lypses u përsërit. “O zotëri, na fal ndonjë lekë, na fal…” Kisha bërë 2-3 hapa, po mendja më kishte lënë prapa…Lypsja më “bombardon” me fjalë të tjera si shigjetë: “Të dhjefsha veshët!…”. Atë çast më erdhi “koqja e gruri”. U ktheva dhe shkova te lypsja.

– Më fal, se nuk të pashë. Po nga veshët jam mirë,- i thashë dhe nxorra 20 lekshin e fundit ja dhashë…

Pastaj u ktheva me trastat tek “vila”. U ktheva të vazhdoj pushimet jashtë…Në daçi ta mësoni, “JASHTË” për mua është ballkoni…

Është “listra” e ushqimeve që do të blejë. Fillon “maratona”. Te dyqanet shikoj çmimet. Shigjeta tregon rritje. Numëroj paratë që më ka lënë “shefja” ime. Bëj llogaritë, po nuk më del hesapi. Që këtu ka dalë fjala “Hesapi i shtëpisë, nuk del në pazar”. Nejse. Blejmë ato më emergjentet. Tepruan vetëm 20 lekë. Për sot nuk ka më “buxhet”. Vetëm 20 lekë… U pa puna, do hamë më pak. Luftë andej, luftë këtej. Andej për të shpëtuar kokën, këtej për të mbjetuar. Halle-halle kjo dynja