Diten e enjte me 16 tetor po degjoja punimet e Kuvendit te Shqiperise. Kur mori fjalen deputeti i PD zoti Bujar Leskaj, te cilin e degjoj gjithmone me kersheri dhe kenaqesi per mendimet interesante qe jep, duke fshikulluar jo vetem majtas por dhe djethtas. Ne fund te fjales se tij ai njoftoi se: “neser date 17 tetor Ambasada e Republikes se Polonise tek Rr. Mine Peza, organizon nje ceremoni perkujtimore ne oren 11 00 me rastin e 78 vjetorit te vdekjes se gjeologut te shquar, Prof. Stanisław Zuberit para baso reliefit te ketij Martirit te Demokracise”.
Ai ftoi jo vetem deputet por dhe ne qytetaret qe te marrim pjese. Atje ishin mbledhur shume njerez ndonse moti ishte i vrenjtur e me shi. Fjalen e rastit ne gjuhen anglisht e mbajti Ambasadori i Polonise ne Shqiperi Sh.T. Wojciech Unolt. Ai nenvizoi meritat intelektuale dhe profesionale te Prof. Zuberit, sukseset e medha qe ai arriti duke zbuluar dhe organizuar kantjeret e nxjerrjes se naftes ne Kucove dhe Patos, hartat fundamentale te gjeologjise, studimet e veprat e shumta te botuara qe vendin me te rendesishem e ze gjeologjia e Shqiperise.
Torturat cnjerezore qe iu bene atij nga sigurimi i shtetit ketu ne ish burgun e Tiranes si dhe e shume intelektualeve te tjere (si Petro Marko etj.) ishin pa kurrfarë kuptimi dhe pa asnje prove veprimtarie armiqesore kunder popullit shqiptar. Zuberi i kishte dhene Shqiperise vendburime nafte dhe mineralesh, kishte vendosur bazen shkencore gjeologjike dhe rrugen praktike te kerkimit te naftes, gazit dhe mineraleve ne baze te hartave qe kish perpiluar sic mesojme nga monografia qe ka shkruar e botuar me vitin 2010 ketu ne Tirane, profesori qe ka studiuar ne Poloni Arqile Teta. Kjo monografi eshte perkthyer dhe ne Poloni dhe ka pare driten e botimit me vitin 2018 me tiutll “Prof. Stanislaw Zuber, jeta dhe vepra.”
Ambasadori vazhdoi fjalen e tij duke dhene argumenta e shembuj te tjere te vlerave qe spikatin nepermjet veprave, studimeve dhe punimeve ne forme relacionesh, raportesh dhe ekspertizash qe Stanislaw Zuberi ka lene gjate njezet vjeteve pune ne Shqiperi qe nga viti 1927 deri ne 18 tetot 1947 te cilat arrijne deri ne 480 punime te nje kualiteti te larte shkencor dhe praktik.
Pas Ambasadorit te nderuar fjala iu dha autorit te monografise “Prof. Stanisllav Zuber, jeta dhe vepra” prof Arqile Tetes. Ai foli shqip per njerezit qe ishin mbledhur dhe u perqendrua me shume te periudhe dhe gjendje ne Shqiperi ne vitin 1947 kur pushoi se rrahuri dhe zemra e Zuberit.
“ Prof. Zuberi ishte polak me formim profesional dhe kulture te vendit nga vinte por vepra e tij u be madheshtore ne kuptimin teoriko – shkencor dhe praktin gjate 20 vjeteve te punes ne Shqiperi. Ketu ai zbatoi ne praktike teorine e tij te formimit te vendburime te naftes ne formacionet pliocenike me te cilin u be gjeologu me i shquar europian. Ai sa erdhi ne Shqiperi me gjenialitetin e tij ndryshoi sistemin e kerkimit te vendburimeve te naftes te vendosur nga gjeologet Italian te cilet qysh nga 1918 kerkonin kryesisht ne rajoni Selenice, Drashovice e fshatrat perreth. Ky e quajti pa vlera industrial ate rajon dhe u vendos ne fushen e lumit Devoll ne fshatin Kucove qe atehere kishte vetem 272 banore. Aty filloi shpimin e pusit te pare qe ne vitin 1928 dha nafte cilesore ne sasira industriale. E keshtu ne zhvillimin e ketij vendburimi ai arriti qe Kucova te quhej me 1934 “Mesopotamia e Re”. Zuberi me shume i dha Shqiperise se sa atdheut te tij prandaj shprehej atdheu im i dyte eshte Shqiperia. Kur nga Shqiperia ne vitet 1944, ’45, ’46 dhe ’47 te gjithe te huajt largoheshin Zuberi qendroi se kish besim qe puna dhe rezultatet e tij madheshtore do te vleresoheshin. Por, jo, ndodhi e kunderta. Ne fund te muajt qershor 1947 ai arrestohet dhe vendoset nen hetim ketu ne burgun e Tiranes. Me poshte prof Arqile Teta vazhdoi.” Shqiperia ne vitet e pas luftes sidomos ne vitin 1947 lëngonte nga shume arrestime e gjyqe te egra politike ndaj shume njerezve te pafajshem. Vecanerisht keto reprezalje goditen nje pjese te intelektualeve qe kishin studiuar ne Perendim ndonese me duar te palyera me gjak. Nje pjese e tyre u denuan me vdekje, disa vdiqen ne burgje nga torturat ose ne rrethana qe nuk u bene kurre te njohura dhe disa mbeten me vite te tera ne burgjet sketere. Gjendja e rende politike shoqerore ne vitin 1947 ishte dhe si pasoje e planeve Jugosllave te nisura qysh ne Berat ne nentor te 1944. Aty perfaqesuesi jugosllav hodhi tezen kolonizuese e skllaveruese qe “Shqiperia nuk mund te zhvillohej e pavarur, por vetem e lidhur me Jugosllavine ne nje konfederate.” Kete ide e perkrahen disa udheheqes komuniste shqiptare , vecanerisht Koci Xoxe. Penetrimi Jugosllav ne ushtri, politike, ekonomi e kudo po arrinte kulmin. Ata ne Çarshove e ne Lin pergatiten kampet per strehimin e ushtrise se tyre. Ne ekonomi po krijonin ndermarrje te perbashketa shqiptare- jugosllave si ajo e naftes, e minierave etj., ne finance ishin gati te njehsonin monedhen shqiptare lekun me monedhen jugosllave dinarin e te tjera reforma si keto qe de facto gllaberonin ekonomine shqiptare dhe vinin nen thunder gjithe vendin.
Koci Xoxe qe mbante postin e Sekretarit Organizativ te Partise dhe ne qeveriMinister i Puneve te Brendeshme dhe kishte nenurdher hetuesine, policine,sigurimin e shtetit dhe prokurorine, më me zell nga gjithe udheheqesit komuniste,madje deri ne servilizem, punonte per kthimin e Shqiperise ne Republike te shtate te Jugosllavise dhe vinte ne zbatim gjithe platformen Jugosllave. Nje nder direktivat e jugosllaveve ishte likuidimi i intelektualeve, sepse ata nuhatnin e kuptonin me shpejt se te tjeret, planet djallezore te gllaberimit, nenshtrimit dhe kolonializimit. Organet e diktatures ne fund te pranveres 1947 ushtruan nje terror te vertete ndaj elites intelektuaale shqiptare. Arrestuan dhe burgosen shkrimtare, mjeke, inxhiniere, izoluan S. Maleshoven, luftohej e trajtohej ftohte Nako Spiru. Ishin arrestuar opozitaret, Kokoshi, Asllani, Llari Post, K. Hoxha, U arrestuan 9 deputete si Sheh Karbunara, K. Boshnjaku, K. Kuqali, S. Toto, E. Sazani, I. Radovicka, I. Majune; inxhiniere A. Xega, S. Klosi; gazetar e shkrimtare P. Marko, Dh. Pasko, Dh.Dhespoti, A. Pipa; dr. K. Kerciku, I. Pustina, intelektuali i shquar M. Ivanaj. Kjo liste mund te vazhdoje dhe me dhjetra e dhjetra emra te tjere sidomos intelektual klerik, tregtare, oficere te ushtrise mbreterore. Kjo ishte tabloja e shqiperise ne vjeshten e 1947. Po eleminoheshin intelektualet. Dhune e eger dhe pergatitje te etheshme te pushtimit Jugosllav.
Kjo dallge terrori e papare perfshiu dhe perplasi ne burg prof. Stanislav Zuberin. Po arrihej keshtu realizimi i planit jugosllav qe ne fusha te rendesishme te ekonomise, nen petkun e „keshilltareve”, ne vende kyç te vendoseshin e te drejtonin specialistet jugosllav.
Me 24 shkurt 1947 u krijua Shoqeria Shqiptare – Jugosllave e Naftes, pasi kantieret e naftes te Kucoves, Patosit dhe Selenices ishin rimekembur, funksiononin normalisht dhe prodhonin nafte qe arrinte deri 250 mije ton ne vit. Gjithashtu ishin ne perpunim nje numer strukturash ku beheshin shpime te thella kerkimi si ne Karbunare, Verbas, Kruje. Kudo ishte mendja dhe dora e Zuberit. Jugosllavia atehere prodhonte vetem 33 mije ton ne vit nafte nga tre vendburime te vogla ne kufi me Hungarine dhe kishte shume nevoje per naften shqiptare. Uria per hidrokarbure ne Beograd ishte e madhe. Jugosllavet paraqiten nje plan qe nafta shqiptare mos perpunohej ne distlerite e Kocoves por te shkonte e gjitha ne Rjeka te Krocase si ne kohen e Italise fashiste. Zuberi kerkonte te ngrihej rafineri e re e madhe e moderne ne Shqiperi. Po ashtu Zuberi kerkonte vendburime te reja kurse Specialistet jugosllave deshnin ti perqendronin sondat ne Patos i cili ishte vendburim i ri dhe do plotesonte nevojat e ngutshme te Jugosllavise. Zuberi nuk ishte dakort. Ministria e Minierave ne Beograd nepermjet Zv/ministrit Dullar kerkoi varesine e Shoqerise Shqiptaro – Jugosllave te naftes nga Ndermarrja e Naftes ne Jugosllavi. Ata deshnin qe nafta dhe bitumi shqiptar te beheshin pasuri Jugosllave. Nako Spiru qe kishte ne stafin e tij keshilltar Zuberin e kundershtoi. Ne keto kushte specialistet Jugosllav qe drejtonin tashme Shoqerine Shqiptare –Jugosllave te naftes filluan ti izolonin Zuberin dhe specialistet shqiptar kundershtues. Dhane urdher qe Zuberi dhe autoritetet shqiptare te mos lejoheshin te vinin ne vendburimet per te bere kontrolle dhe dhene ndihme ne forme keshille teknike. Zuberi ishte per ta i “panevojshem” dhe pengese ne veprimet e tyre kolonialiste dhe skllaveruese. Jugosllavet dhe K. Xoxe e dinin se Zuberi nuk mund te blihej e te punonte ne dëm e shperdorim te pasurive nentokesore te Shqiperise, te cilat ai i kishte zbuluar dhe tashti ia kishte lene Shqiperise dhe popullit shqiptar qe e donte dhe e respektonte si atdheun e dyte te tij. Per kete arsye, thjesht per shkaqe politike, jugosllavet ishin te interesuar qe aparati represiv i K. Xoxes ta mbante ne qeli prof. Zuberin e ndoshta….ta elemino nte fizikisht ashtu sic veproi.





















