Ervehe Hasanaj: Gjithmonë krenarë për ty Beke!

 

Bektash Hasanaj lindi me 8 qershor 1946, ne Zaberzan te rrethit Skraparit.

Sigal

Babai i tij quhej Muhamet, por me perkedheli e therrisnin Muke, ndersa Nena quhej Xhemiko!!

Familja e tij ka jetuar ne Zaberzan, ku babai i tij punonte ne banken e Cepanit!

Rridhte nga nje familje atdhetare , patriote, me vlera te larta. Nena e tij  vinte nga nje familje e nderuar e qytetit te Corrovodes, motra e Demir Nuhellarit!

Bektashi shkollen fillore dhe 8 vjecare e kreu ne vendlindjen e tij. Mbas perfundimit te shkolles 8 vjecare, vazhdoi shkollen e mesme pedagogjike ne qytetin e Beratit.

Mbas perfundimit te shkolles se mesme, ku punoi ne Cepan dhe Corrovode, shfaqej tek Bektashi cdo dite e me shume, dashuria dhe pasioni ne profesionin e tij.

Pervec punes mesimore, merrej dhe realizonte punet artistike ne shkolle. Mbas nje viti pune, Bektashi nisi studimet e larta ne universitetin shteteror Tirane, ne degen histori filologji.

Ne perfundim te studimeve, ne vitin 1974- 1975 u emerua drejtor i shkolles 8 vjecare Kalanjas. Ne kete vit shkollor, ai kryente edhe punen si drejtor i zones , Osoje, Qafe dhe Koprencke!

Ne vitin 1975-1976, emerohet nga Kom. Ekzekutiv dhe Kom. Partise, drejtor i shkolles 8 vjecare dhe te mesme bujqesore ne Malind, ku punoi 8 vjet me radhe.

Bektashi ka  ushtruar edhe detyren e kryetarit te komisinit per politikat arsimore te rrethit Skrapar, detyre te cilen e mbajti gjate!

Bektashi, per aftesite e tij profesionale dhe perkushtimin ne detyre dekorohet nga Kuvendi popullor i Republikes se Shqiperise me titullin e larte te klasit pare, Naim Frasheri , si mesues i merituar!! Kohet e fundit ushtroi detyren e drejtorit te qendres ekonomike Corrovode, deri ne vitin 1997.

Tek Bektashi spikaste shpirti i lire, i paster dhe demokrat!! Ai vleresonte gjithmone aftesite e cdo personi ne detyre pavaresisht bindjeve te tyre politike, edhe sepse sistemi i asaj kohe denonte persona me qendrim te keq politik! Ne korrik te vitit 1976,Bektashi lidhi jeten bashkshortore, me Z. Ervehe Idershaj,e bija e Qani dhe Drita Idershaj. Se bashku linden dhe rriten dy djem te mrekullueshem, Dritanin dhe Erionin!

Familja e Bektashit jetoi per shume vite ne qytetin e Corrovodes, me pas ne Durres dhe ne mars te vitit 1999 u shperngulen familjarisht ne Itali.

Bektashi, u integrua menjehere ne shtetin fqinj, mbasi kultura, inteligjenca e tij, si dhe komunikimi perfekt i gjuhes Italjane(   e kishte mesuar kur ishte student) i dhane perparesi,ku punoi bashke me familjen e tij.

Ne 29 shtator 2o2o, Bektashi infektohet nga armiku i padukshem,  qe mori me vete miliona shpirtra te pafajshem.

Per rreth nje muaj e gjysem luftoi i shtruar ne spital, por kete beteje nuk e fitoi dot… Me 9 Nendor 2o2o nderroi jete ne spitalin Santa Chiara te qytetit Pisa,Itali …. La pas nje  dhimbje te paimagjinueshme bashkshortes, djemve, vellezerve, motres  , te dashurve, miqeve, shokeve dhe kolegeve. Mua bashkshortes, largimi i Bekes me ka lene nje dhimbje dhe nje brenge qe nuk shkruhet as me pene dhe nuk ka fjale ta pershkruaj !

Nje brenge qe nuk do na kaloje kurre, as mua as femijeve te mi.

Bektashi ishte shoku, miku dhe bashkshorti me i mrekullueshem , ishte jeta ime !Ai ishte çdoherë aty, në të mira dhe në të këqija, ishte aty supi i tij, kur kisha nevojë për mbështetje, ishte dora e tij për të me fshirë lotin, ishte aty për te ndarë gëzimin, ishte buzëqeshja e tij për të me dhënë forcë.

Por, çka ndodh kur një ditë ky mik të ikën përgjithmonë? Çasti kur e bardha e tëra bëhet zi, kur sikur bota të rrënohet mbi supe, është ai çast kur mijëra pikëpyetje të zymta shtrohen në koke …Jetën pa bashkëshortin e shoh si perëndim të jetës sime , meqë në horizont nuk lind më asgjë e bukur. Ashtu, si shikimi dhe përjetimi i jetës që janë `bardhezi`, ashtu edhe jeta ime pas ikjes se tij .“Më mungon hija e tij`.

Por edhe tek femijet e mi, edhe pse tashme jane burra, kur thone babi ndihet  ngasherimi dhe lotet e shpirtit nuk pertojne te lotojne!!

Ndihet  kudo mungesa e njeriut me te shtrenjte te familjes tone! Ketij bashkshorti, ketij babai qe ishte shume i matur, i ekuilibruar, i respektuar, qe i zinte vend dhe peshe fjala e mencur qe fliste.

Ishte nje bashkshort ideal dhe nje prind shembullor!

Na mungon! Shume na mungon!! Por Bektashi ishte edhe nje vella, nje daje, mik, shok dhe koleg qe nuk ka te krahasuar!

Kete dhimbje te forte e ndjeu dhe motra e tij Leta, qe me mall e priste vellain tek dera kur vinte nga Italia .

Mall motre, mall zemre, dhe sot e qan si ditet me pare!! E ndjene dhimbjen edhe vellezerit e tij, Luani dhe Astriti, qe kur thone Beke, syte me lot i kane. Edhe niperit e tij dhe mbesat, kusherinj, miq dhe kolege , dhimbjen per Beken fort e ndjene!!

Bektashi ishte gjithmone i interesuar per shendetin e gjithsecilit, ju ndodhej ne cdo rast dhe ne cdo nevoje.

Por krahas dhimbjes, Bektashi na ka lene kujtime nga me te bukurat, qe nuk veniten kurre!! Ai do te kete gjithmone ditlindje!! Ai jeton bashke me mua, femijet dhe gjithe te dashurit e tij!!                                           Bektashin e njoha, si mesuesin dhe drejtorin e pergjegjshem dhe te mire, ndaj detyres shteterore, ne kolektivin pedagogjik! Ishte kerkues dhe shok ne te njejten kohe! Jeta e tij, do te gjendet dhe ne librin tim, dedikuar jetes se mesuesise se Skraparit! Sidoqofte, Bektashi fizikisht shkoi, por, puna e Tij, do jetoje neper vite!Jeta e tij arsimore arsimore nuk do te harrohet aspak!!

A.Diko

Miresia qe buronte nga i shtrenjti yne Beke, kujtimi i tij na ben te flasim pak, dhe te lotojme shume!!

Dajo! Ti meriton shume me shume respekt dhe mirnjohje, per cka dhe! Asnjehere nuk zvogelohet dhimbja per Ty!

Ishe embelsia e familjes, fisit dhe shoqerise! Sa shume boshllek qe na le!!

L.Celibashi

I paharruari, njerezori,i ndershmi, i respektuari,i mencuri, idealisti dhe punetori Bektash Hasanaj

Humbja e Bektashit, eshte nje nga ato dhimbje qe le gjurme, jo vetem per bashkshorten, djemte dhe te afermit,por, dhe per Ne shoqerine e Tij!

Njerezit e mrekullueshem, si Bektashi, e kane shtratin e prehjes ne parajse!!

V.Bejko

Vjen nje dite, qe njeriu iken nga kjo bote, por, duke lene kujtimet tek njerzit e tu te dashur te familjes, te shoket, miqte dhe koleget, Ai mbetet aty midis tyre! Keshtu ka ngjare dhe me te mirin Bektash Hasanaj!

Le te mbetet ne kujtimet tuaja dhe tonat, ashtu si e njohem! Te cilter e human, te beses dhe fisnik, te virtutshem si Ai

I paharruare gjithmone!

B.Koci

Eh! Sa na mungon, o i paharruari Bektash!! Ku eshte ajo buzeqeshja jote?

Ku eshte ajo bizeda, sa e sinqerte, dhe aq e mirpritur? Ku eshte ai serjoziteti juaj, kur diskutonim per punen?

Ku eshte, ai kujdesi juaj per njerzit tuaj te dashur dhe shoket!! U prefsh ne paqe!!  Je i pa harruare si vellai im!!

  1. Shasho

I Paharruare do te mbetet Bektashi, miku dhe kolegu yne i nderuar, jo vetem per bashkshorten dhe femijet,por, per te gjithe Ata qe e kane njohur, sepse i tille ishte Ai! Nje personalitet me cilesi te rralle!!

M.Abazi

Nuk e besoj ende, qe Bektashi nuk jeton me mes nesh. Por, Ai , eshte mes jush e dashur Ervehe, por, dhe mes Nesh, ne kujtimet e bukura qe la pas!!

I paharruare kujtimi i tij!

T.Bregu

 

Buzeqeshja, fisnikeria, ndershmerija, inteligjenca, burreria jote Bektash Hasanaj, do na ndjeke kudo!!