Kryegjyshata Botërore Bektashiane
Selia e Shenjtë
Me rastin e 95-vjetorit të ardhjes së Kryegjyshit Botëror
Bektashian, Sali Njazi Dede në Shqipëri,
Kryegjyshi Botëror Bektashian,
Sjenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj,
ka kënaqësinë t’ju ftojë në aktivitetin:
“Kryegjyshata Botërore Bektashiane,
95 vjet në Shqipëri
Aktiviteti organizohet ditën e shtunë, datë 25 janar 2025,
ora 11:00, në Pallatin e Kulturës
(Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit) Tiranë.
Pjesmarrja juaj na nderon!
Kryegjyshi Botëror Bektashian,
Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj

Engjëll Musai Drejtor i Gazetës “Telegraf”
Bektashizmi është udhë mistike islame.
Haxhi Bektash Veliu (1248-1341) është themeluesi i tarikatit bektashian në shekullin e XIII, në Anadoll të Turqisë. Ai ngriti teqenë e parë në botë në vitin 1282, e cila u bë e famshme në gjithë botën. Qyteti Nevshehir u bë Qendra Botërore e Bektashizmit, sot Haxhi Bektash (është kthyer në muze).
Ballëm Sulltanit, Piri i Dytë, i cili është reformatori i bektashizmit (1509 -1517). Ai me largpamësi e shndërroi tarikatin bektashi në një urdhër të organizuar, rivendosi një sistem hierarkik të qëndrueshëm dhe një ritual të fortë. Qëndra Botërore Bektashiane funksionoi në Turqi deri në dhjetor të vitit 1925, kur u mbyll nga Parlamenti turk.

Përhapja e bektashizmit në Shqipëri ka kaluar në disa faza:
Faza e parë shek. XIII-XV, ku fillimet e bektashizmit në trojet shqiptare nisën nga shek. XIII-XIV. që lidhet me një grup dervishësh bektashinj nën udhëheqjen e Sari Salltikut, bashkohës i themeluesit të tarikatit bektashian Haxhi Bektash Veliu. Pothuajse, u shtri dhe u njoh nga veriu në jug të Shqipërisë dhe mori përhapje në gjithë Ballkanin.
Faza e dytë, shek. XVI-XIX njihet nga burimet historike se misionarë të tjerë si: Kuzum Baba, baba Xhevheri, Dylgjer Hysejni në Elbasan; Baba Arshiu në Gjirokastër, baba Tahiri në Malind, baba Demir Harasani në Kakos të Skraparit, Hekal të Mallakstrës, tyrbet e vjetra në teqenë e Shtufit të Gjirokastrës, Demir Hani, baba Isuf Harasani, Lutfinj, Qafë Kisht, Salari, tyrbe Dukaj, Tepelenës, dhe shumë të tjerë vijuan në shekuj e mëpastajm.
Faza e tretë shekulli XX e deri më sot Ritmet e përhapjes së bektashizmit në radhët e popullit shqiptar u shpejtuan gjatë gjysmës së dytë të shek. XVIII dhe fillimeve të shek. XIX, kohë kur tarikati bektashian fitoi mbështetjen e Ali pashë Tepelenës, sundimtarit të Pashallëkut të Janinës.
Në kronik vitesh bektashizmi fitoi statusin e një komuniteti të barabartë me komunitetet e tjera fetare shqiptare, nëpërmjet vendimeve të kongreseve bektashiane të viteve: 1921 (në teqenë e Prishtës Skrapar), 1924 (në teqenë Hajdarie Gjirokastër), 1929 (në teqenë e Turanit, Korçë), 1945 (në Tiranë), si dhe; Ligjit të Parë mbi Komunitetet fetarë 16 korrik 1929, dekretuar prej Mbretit Zog, 8 gusht 1929, si dhe Ligjin e 26 nëntorit të vitit 1949. Për vlerat e tij kombëtare, gjatë periudhës së Zogut, besimi bektashian u propozua të kishte statusin e një besimi kombëtar të shqiptarëve.
Sipas baba Ali Turabiut, në veprën e tij “Historia e Përgjithshme e Bektashinjvet” botuar në
Tiranë më 1929, shkruan se: “Para shkatërrimit të jeniçerëve dhe shpërndarjes të tarikatit
bektashian më 1826, mbaheshin statistika të përvitshëm dhe ato tregonin se numri i bektashinjve asikohe ishte 7.370.000, 120.000 në Stamboll dhe pjesa tjetër ishte e shpërndarë në Irak, Gjirit, Maqedoni dhe vise të tjera të Ballkanit.” Vetëm në Shqipëri llogaritej të ishin nja 200,000 bektashinj para vitit 1938, domethënë njëzet për qind i numrit të përgjithshëm të popullsisë asokohe.
Persekutimi i bektashinjve në histori
Historia e persekutimit të bektashinjve ka filluar herët me konfliktet sulltanore. Këto konflikte jepen në librin e At Ali Turabiut “Historia e Përgjithshme e Bektashinjve”, 1929:
Konflikti i parë ndodhi në vitin 1445 dënimi i kryefetarit të jeniçerëve Alije Ala Babai, i cili kishte bërë myhib Skënderbeun dhe nipin e tij Hamza Kastriotin, ata u aratisën në Shqipëri. Për këtë i nxitur nga cmirët e oborrit, Sulltan Murati i Dytë, dogji Alije Ala Babajt, në turrën e druve në xhamin e qytetit Edrene, pse nuk ktheu Skënderbeun në Turqi.
Konflikti i dytë, mbyllja e Qendrës Botërore Bektashiane në vitin 1547 (për 15 vjet) nga Sulltan Selimi duke akuzuar Shah Kalanderin (Kryegjysh) si shkaktarë të kryengritjes gjakatare të “Babinjve”, (që nuk ishte shkaktar i saj Kryegjyshi).
Konflikti i tretë katrastrofik më e madhe për tarikatin bektashian ndodhi nga Sulltan Mahmudi i II-të (në vitin1826), i cili suprimoi repartin e jeniçerëve, mbylli dhe shkatërroi teqetë, vrasje, burgosje, internime të klerikëve kudo në botë. (edhe në Shqipëri u rrafshuan teqetë e Shkodrës, Krujës, Tiranës, Beratit, Korçës etj). “Në Shqipërinë e Veriut ishte bërë një katastrofë antibektashiane fort e madhe prej Turqisë së Sulltan Mahmutit të II-të. Teqeja e Shkodrës, teqeja e Tiranës dhe ato të Krujës ishin prishur krejt, lagja e bektashinjve në Shkodër, lagja e Tabakëve, që ishin bektashinj në Tiranë, ishin prishur themelësish, myhibët e këtyre dy lagjeve të mëdha ishin therur me thika dhe ata të Krujës ishin mbyllur si të burgosur në qytet të tyre gjithë prej dorës mizore të turqve fanatikë.” Këtë e jep me dokumente dhe fakte të shumta, studiuesi turk Fari Maden në librin e tij interesant, gjithëpërfshirës, “Mbyllja e Teqeve në vitin 1826”, që solli pasoja të renda për bektashizmin botëror që rifilloi mbas 15 vjetësh.
Në vitin 1914, andartët grekë dhe qemalistë dogjën dhe shkatërruan teqetë, vranë e prenë klerikët bektashian në gjithë Shqipërinë e jugut. Kështu në vitet 1913-1914 teqetë bektashiane u përballën me dhunimin dhe shkatërrimet e bëra nga rebelët e Haxhi Qamilit dhe nga andartët grekë. Në ato vite shumë teqe u dogjën e u shkatërruan, pronat e tyre u grabitën. Klerikët u përndoqën duke jua bërë të pamundur ushtrimin e punës dhe jetesën e tyre. Ja si shkruan Atë Ali Turabiu: “Grekërit prishën dogjën të tërë Shqipërinë e jugore…. E në këtë katastrofë të madhe. këta Neron të shek.. XX, dogjën teqenë e Frashërit, Prishtës, Turanit, Memaliaj dhe të gjithë teqetë e tjera të vogla, të zëmëruar, sepse këto patën qenë çerdhe të patriotizmës shqiptare.
Persekutimi i klerit bektashian 1944-1990
Gjaët këtyre viteve dënimet dhe persekutimet ndaj këtij komuniteti janë të shumta në Shqipëri duke filluar nga figura të mirënjohura kombëtare si: 55 klerikë të persekutuar, të pushkatuar dënuar në burgje dhe internuar. Dede Kamber Prishtës,i cili vdiq në burg në vitin 1950, Dede Ahmet Myftari,Kryegjysh dhe dervish Reshat Bardhi, internuar në Drizar të Mallakstrës. Baba Ali Tomori, baba Shefqet Koshtani dënohet me vdekje e shumë të tjerë.
Dënimet dhe persekutimet ndaj klerikëve dhe teqeve bektashiane nga qeveria moniste vijuan gjatë disa dekadave deri sa u kalua në ndalimin me ligj të besimeve fetare, midis të cilave edhe ndaj besimit të tarikatit bektashian në vitin 1967.
Gjatë kësaj periudhe në Shqipëri, për besimtarët bektashianë ka shërbyer si një dritë e pashuar, teqeja e baba Rexhebit, në Detroit – Miçigan të SHBA – së. Kjo teqe, e ngritur me sakrifica prej besimtarëve bektashianë në vitin 1954, mundi të funksionojë falë vullnetit dhe erudicionit të shënjtorit baba Rexhebit por edhe ndihmës institucionale të SHBA ku vlerat e demokracisë nënkuptonin ruajtjen dhe transmetimin e vlerave morale dhe fetarë të popujve.
Kontributi i bektashizmit në historinë e popullit shqiptar me personalitetet e njohura kombëtare nga Skënderbeu, Ali Pashë Tepelena, vëllezërit Frashëri, Ismail Qemali e shumë figura të tjera, është i jashtëzakonshëm.

Bektashizmi në Shqipëri me doktrinën bektashiane me parimet mistike, toleranca dhe harmonia me besimet e tjera shquhej në shoqëri. Kjo justifikon nëpërmjet klerikëve bektashian në misionin fetar, social, arsimor, patriotik, që lanë gjurmë në historinë e popullit përkrahës në pjesëmarrje të lëvizjeve dhe kryengritjeve popullore sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare, që është një nga kryeveprat e rolit të tyre kombëtar dhe teqetë i kthyen vatra të gjuhës shqipe deri në shpalljen e Pavarësisë. Roli i bektashinjve si në Rilindjen kombëtare, shpallja e pavarësisë, gjatë historisë është e dukshme dhe domethënëse. Kjo u duk edhe në Kongresin e Lushnjës me përfaqësuesit e saj i njohur Aqif Pashë Elbasani e shumë të tjerë.
Bektashizmi si gjatë rilindjes kombëtare dhanë kontribut të shquar edhe në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore ata u sakrifikuan. Bektashinjtë janë monument historie për kombin tonë. Ky është edhe një detyrim ndaj dervishëve dhe baballarëve për kontributin dhe sakrificën e tyre, e frymëzuesve shpirtëror, të udhës bektashiane, mirënjohje për gjithë brezat e djeshëm dhe të sotëm.
Ardhja e Kryegjyshit Botëror Bektashian në Shqipëri 28 janar 1930: viktimizimi i Sali Niazi Dedeit
Bektashizmi në Shqipëri mori një rëndësi akoma më të madhe kur qendra botërore e tij kaloi nga Ankaraja në Tiranë, pas vendimit që dha Asambleja Kombëtare turke më 20 Nëntor 1925, (Ligji Nr.677, dt.13.12. 1925 të Parlamenti turk). në bazë të cilit u mbyllën të gjitha teqetë dhe zavijet bektashiane në Turqi. Atëherë Kryegjyshi Botëror Sali Niazi Dede (me origjinë shqiptar nga Starja e Kolonjës) pas bashkëbisedimeve me baballarët në Turqi dhe Shqipëri si edhe konsultimeve me kreun e diplomatit shqiptar në Stamboll me qeverinë e Zogut, vendosi ta sjellë në Shqipëri Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane më 28 janar 1930. Kryegjyshata Botërore bektashiane ka historinë e saj të hershme dhe të sotme edhe si një nga të katër komunitetet tradicionale fetare në Shqipëri. Në një dokument të vitit 1932, të arkivit të shtetit shqiptar thuhet: “Kryetari i teqesë së varrit të Haxhi Bektash Veliut në Kërshehir, Hirësija e Tij, Kryegjyshi Salih Niazi, që është i fisit shqiptar dhe njihet si Papa i gjithë bektashinjve të botës, u shtrëngua të largohet nga qendra e madhe e bektashizmit, dhe erdhi e zu cak në Tiranë si Kryegjysh i Shqipërisë, gjithë duke mbajtur dhe ofiqin e tij të lartë si Krye i madh i këtij besimi në gjithë botën”. (AQSH Fondi 883, viti 1932, dosja 1, fl.1- 3).
Statutet bektashiane që u aprovuan në kongreset e njëpasnjëshëm si: i pari në teqenë e Prishtës- Skrapar 14-17 janar 1921, të dytën në teqenë Hajdarie në Gjirokastër 8 korrik 1924, të tretën në teqenë e Turanit-Korçë 26 shtator 1929, i cili është i plotë në strukturë dhe organizimin e bektashizmit dhe vendosjen e Qendrës Botërore në Shqipëri. Mbas çlirimit, i katërti 2 maj 1945, i pesti 16 prill 1950, i gjashti 19 korrik 1993, i shtati 23 shtator 2000 dhe i teti 22 shtator 2005 në Tiranë
Në këtë menyrë, Shqipëria u bë Selia e Qendrës Botërore të Bektashizmit, në krye të së cilës u vu Sali Niazi Dede, ish kryetari i teqesë se Haxhi Bektashit në Turqi.
Kryegjyshi Salih Niazi Dede i dha bektashizmit në Shqipëri një dimension të ri historik dhe pasuroi dita – ditës traditën bektashiane të Haxhi Bektash Veliut, që vazhdon edhe sot e kësaj dite në botë. Ai nuk firmosi pushtimin e vendit tonë nga Italia më 1939 dhe dy vjet më pas ra dëshmor i atdheut, 28 nëntor 1941 dhe është “Nderi i Kombit”.
Pas tij në bazë të kodit zakonor bektashian, erdhën Kryegjysh: Ali Riza Dede (1941-1944), Kamber Ali Dede (1944-1945), Xhafer Sadik Dede (1945-1945), Abaz Hilmi Dede (1945-1947), Ahmed Myftar Dede (1947-1980), Haxhi Dede Reshat Bardhi (1991-2011), Haxhi Dede Edmond Brahimaj (11.06.2011 e vazhdim).
Pra u vërtetua thënia lapidare e Haxhi Bektash Veliut se: “Kur çiragu im do të shuhet në lindje, do të shdrisë në Perëndim”.





















