Bazuar në histori marrdhëniet britaniko-shqiptare për disa shekuj vazhdojnë të jenë miqësore. Gjithmonë Britania e Madhe nëpërmjet përfaqësuesve u është gjetur pranë shqiptarëve. Kontributi që jep diplomacia britanike për Shqipërinë pasqyrohet në takimet bilaterale mes dy qeverive, e publikuar në media si më poshtë:
Juristi dhe gazetari anglez Eduard Kningh (1982 – 1925) në vizitën që bëri në Malin e Zi dhe në Malësinë e Veriut shkruan: “Krajl Nikolla i quante shqiptarët e Veriut “kafshë dhe djaj” … “Arnautë famkeqë”!?
Eduardi i kundërpërgjigjet: “Shqiptarët janë po aq trima, janë më punëtorë e më me tru dhe luftëtarë në çdo drejtim, nga një rracë më fisnike dhe më e përsosur sesa armiku i tij tradicional, që i lëvdrohet kaq shumë.” (Dr. Pr. Refik Kadija, 2022, “20 autorë britanikë për Shqipërinë dhe shqiptarët,” fq. 85)
Humanistja, dijetarja dhe luftëtarja për çështjet shqiptare Edit Durhan shkruan kur ndodhej në Shqipëri si luftëtare: “Esat Pashë Toptani ishte një relike e çuditshme e Mesjetës… një nga aventurierët e pashëm e kapadai, që ja shisnin veten dhe shërbimet e tyre monarkive, princave e dukëve të shekujve XV – XVI. Esat Toptani ishte Valiu i Shkodrës, i cili ja shiti serbo-malazezëve gjakun e shkodranëve, duke ua dorëzuar atyre për 10 mijë lira stërlina.” (Dr. Kadija, 2022, fq. 312)
Dr. Roderick Baileu historian skocez, ekspert zyrtar i historisë së O.S.E., në librin e tij “Provinca më e Egër – O.S.E.-ja në tokën e shqipeve”, duke folur për miken e rrallë të shqiptarëve Margaret Masson, për angazhimin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore (në O.S.E.) shkruan:
“Me 1943, skuadra të vogla të ushtarëve britanikë elitarë filluan të dërgoheshin me parashutë në malet e Shqipërisë së pushtuar nga boshti: Aksi Berlin-Romë-Tokio, kishin marrë urdhër që të gjenin dhe të armatosnin çeta të vogla guerile vendase dhe të godisnin armikun sa më fort që të mundnin. Këta djem ishin të gjithë antarë të operacioneve speciale të zbulimit (O.S.E.) të Britanisë, duke u përpjekur për të mbijetuar në kushte ekstreme tejet të vështira. Ata jetonin nën kërcënimin e vazhdueshëm të zënies rob dhe të vdekjes. Humbjet ishin katastrofike. Më vonë ata që mbijetuan, dëshmonin se komunistët britanikë brenda O.S.E.-së, bile, kolegë të spiunëve të Kembrixhit, kishin komprentuar për të tradhëtuar interesat britanike.”
Në shkrimet e viteve 1820, kollosi i vlerave letrare botërore Viktor Hugo nënvizonte për Ali Pashë Tepelenën, duke e cilësuar si përbindëshin më romantik në histori… kollos dhe burrë gjeni i kohës, meriton të krahasohet me Napolonin, duke i krahasuar si “tigri me luanin”, ose “skifteri me shqiponjën”. Historikisht Napolon Bonaparti dhe Ali Pashë Tepelena patën një fund tragjik.

Kjo dëshmon parashikimet e Margaret Masson në raportin që i dërgonte shtabit të O.S.E.-së në Londër. I tillë ishte James Klugmann (1912 -1977), kominist, historian i Partisë Komuniste Britanike, i diplomuar në Universitetin e Kembrixhit, i vërtetuar si agjent i K.K.B, me emrin e koduar Mer Klugemann. Ai ishte mik i ngushtë i spiunit të famshëm Donald MacLean, si dhe rekrutues i pesëshes së Kembrixhit që i dërgonin informacion Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas Luftës një nga spiunët ishte edhe Kim Filbi, me pseudonimet “Sonny” dhe “Stanley”.
Në shkrimet e viteve 1820, kollosi i vlerave letrare botërore Viktor Hugo nënvizonte për Ali Pashë Tepelenën, duke e cilësuar si përbindëshin më romantik në histori… kollos dhe burrë gjeni i kohës, meriton të krahasohet me Napolonin, duke i krahasuar si “tigri me luanin”, ose “skifteri me shqiponjën”. Historikisht Napolon Bonaparti dhe Ali Pashë Tepelena patën një fund tragjik.
Ali Pashë Tepelena me premise diplomatike, i interesonte që të kishte mardhënie të mira me Britaninë e Madhe. Emisarët anglez që nga Lordi Bajran, ishin miqtë më të pëlqyer për Ali Pashën. Ali Pasha mbante lidhje të ngushta me ta duke i pritur si miq të ngushtë në oborrin e tij.
21.11.2020 Gazeta Telegraf: Çerçill e cilësonte komunizmin si formën më të egër të regjimit.
Perdja e hekurt e komunizmit ra me fitoren e demokracisë në Shqipëri në mars 1992. Forcimi i miqësisë Angli-Sh.B.A.-Shqipëri-Kosovë, bazuar në lidhje tradicionale janë në të mirë të kombit shqiptar, historikisht i lidhur me Perëndimin.
Kreu i diplomacisë angleze z. David Kameron, ekselent i zgjuarsisë angleze të vlerave botërore, bëri një vizitë në Kosovë, ku i transmetoi popullit martir shqiptar të Kosovës nëpërmjet kryeministrit z. Albin Kurti, mbështetjen pa rezerva në ruajtjen e sovranitetit të Kosovës ndaj synimeve pansllaviste serbo-ruse.
Britanikët: një komb i bekuar, paqëdashës dhe human
Pushteti ka peshën e diamantit apo të floririt, sepse ata “simbolizojnë dhe reflektojnë aromën jetëdhënëse të parajsës”. Në Britaninë e Madhe, pushteti, floriri dhe diamantet janë pupulli që drejtohet nga elita politike, diplomatike, e edukuar dhe e pajisur me një intelekt të lartë, bazuar në një demokraci mijë vjeçare, me rend, ligj, dhe fuqi të lartë ekonomike.
10.1.2024 Gazeta Telegraf dhe TV News 24: Kreu i diplomacisë angleze z. David Kameron, ekselent i zgjuarsisë angleze të vlerave botërore, bëri një vizitë në Kosovë, ku i transmetoi popullit martir shqiptar të Kosovës nëpërmjet kryeministrit z. Albin Kurti, mbështetjen pa rezerva në ruajtjen e sovranitetit të Kosovës ndaj synimeve pansllaviste serbo-ruse.
- Kameron thekson: “Britania është e zemëruar me Serbinë…Durimi ka një kudo!”
Mesazhi i Ministrit të Jashtëm anglez përcolli mesazhin e qartë për agresorët: paqe në vend të luftës.
10.1.2024 Gazeta Telegraf dhe TV Neës 24: Kryeministri i Britanisë së madhe z. Rishi Sunak bëri një vizitë me vlera historike në Kiev, Ukrainë, ku nënshkroi me Presidentin e Ukrainës z. Zelensky marrëveshje sigurie, ku Britania do t’i jap ndihmë ushtarake Ukrainës në rast sulmi, e ofruar dhe dhënë nga ShBA dhe Perëndimi.
Presidenti i Ukrainës deklaroi: të tilla marrëveshje duhet të ishin nënshkruar që në vitin 1991. Rusia s’do kishte filluar agresionin. Parlamenti anglez, qeveria e saj me z. Rishi Sunak dhe me miratimin nga mbreti Çarles po mungohen të shmangin një luftë të re botërore, përfshirë edhe konfliktin e Palestinës, me pasoja katastrofike për botën.
Si nata me ditën ndryshon politika paqedashëse e Perëndimit me NATO-n në krye ndaj sistemeve diktatoriale, ku propaganda e tyre mesjetare me iluzuone utopike përfundojnë në diziluzione psiqike fatale.
Pasthënie:
Bazuar në histori marrdhëniet britaniko-shqiptare për disa shekuj vazhdojnë të jenë miqësore. Gjithmonë Britania e Madhe nëpërmjet përfaqësuesve i është gjetur pranë shqiptarëve. Kontributi që jep diplomacia britanike për Shqipërinë pasqyrohet në takimet bilaterale mes dy qeverive, e publikuar në media si më poshtë:
Me 21.9.2021 gazeta National: 150 heronj, oficerë amerikanë dhe anglez, ranë në Luftën e Dytë Botërore për lirinë e Shqipërisë, ku pati fund tragjik edhe gjenerali anglez Dejvis.
28.12.2023 gazeta Shqiptare: gjenden gjurmë ilire në Angli.
5.11.2022 gazeta Standart: Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, z. King Smith deklaron, “E vlerësoj komunitetin shqiptar në Britani. Shqipëria një vend i bukur dhe mikpritës. Britanikët të vijnë të vizitojnë Shqipërinë. Mbështesim reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.”
19.2.2024 Klan News. Partneritet mes dy vendeve. (Ambasadori Smith në takim me kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama).
Mbretëria e Bashkuar është komb i madh i vlerave të larta botërore, ku sistemi demoktratik njëmijë vjeçarë bazohet në kontrolle ekuilibër.
Wiston Çerçill, kjo figurë historike botërore, e cilësonte Hitlerin si bishë e përbindshme. Çerçilli fitoi simpatinë e tërë popujve, sepse ai kishte tërë peshën e botës mbi shpatulla. Ai është fituesi i Luftës së Dytë Botërore. Është fituesi i çmimit Nobel për Letërsi. Ka shkruar 37 libra.
15.4.2024 TV News 24: Nënshkruhet në Tiranë Marrëveshja e Bashkëpunimit për emigracionin e Paligjshëm midis Mbretërisë së Bashkuar, Shqipërisë dhe Kosovës, nënshkruar respektivisht nga ministrat e brendshëm, z. Tomlinson (Britani), z. Balla (Shqipëri) dhe z. Sveçla.
Për forcimin e marrëdhënieve midis dy kombeve tona, Mbretëria e Bashkuar – Shqipëri dhe për imigracionin e paligjshëm, do të bëjë një vizitë zyrtare në Tiranë ministri i jashtëm i Britanisë, Lordi David Kameron.