Engjëll Musai: “Alo Bashkim”, që u ideua në 20 mars 1997, feston sot ditëlindjen e 28-të!

78
Sigal

Engjëll Musai
Drejtor i Telegraf

Emisioni “Koha për t’u zgjuar”, u ideua nga ikona e publicistikës dhe kulturës kombëtare në mbrëmjen e datës 21 mars 1997, në marsin e tërbimit të shqiptarëve të ngritur në rebelim “anti-shtet”.  “Alo Bashkim”, ideua në mbrëmjen marsit, së bashku me mjeshtrin e fotografisë dhe të kamerës Gëzim Domin. Nisi pikërisht në atë mars të tmerrshëm, kur nuk shkoje dot as për të blerë bukë, as ilaçe, pale në shkolla jo e jo. Dhe atë që nuk bënin dot qytetarët e bëri gazetari Bashkim Hoxha.

Ai nuk mendoi të shante errësirën por sipas shprehjes së “Nënë Terezës” guxoi të ndizte një qiri dhe të niste publikisht, komunikimin me qytetarët, nga ekrani i “TV-Teuta”. I pyetur ditën e djeshme për këtë situatë por edhe të fillim-nisjes së këtij emisioni, Bashkim Hoxha ka deklaruar: “Koha për t’u zgjuar”, ka nisur rrugëtimin e tij në qytetin e Durrësit, brenda një kioske të vogël, ndërkohë që jashtë “kioskë-studios televizive”, bëhej luftë pa asnjë kuptim, ndërkohë që shkollat ishin mbyllur, mediat ishin bllokuar me urdhër qeverie, kudo shikoje turma e njerëz që edhe në kafene dhe në spital futeshin të armatosur, që zyrtarët çoheshin në punë me autoblinda! Në datën 13 mars 1997, sipas Bashkim Hoxhës, së bashku me kameramanin Gëzim Domi, me një antenë të sajuar me ndihmën e miqve dhe dashamirësve, ai nisi sinjalin e parë të transmetimit nën logon “TV-Teuta”. Ndërsa vetëm 7 ditë më pas, në mbrëmjen e datës 20 mars 1997, që është fiksuar edhe si data e “lindjes” së emisionit “Koha për t’u zgjuar”, nisi ky emision, që sot mbush 28 vjet pa u ndalur. Ndaj në këtë 28 vjetor, urimi ynë është: U shekullofshi Bashkim dhe Gëzim, bashkë me publikun që zgjohet çdo mëngjes me zërin dhe studion tuaj.