Ja problematikat me kalkulimin dhe caktimin e pensioneve. Si ndikojnë këta faktorë në caktimin e masës së pensionit dhe dergjjet nëpër gjykata, ping-pongu- e-albania- ISSH
Gazeta “Telegraf” po vijon një cikël për pensionet, temë, e cila ka ngjallur shumë pakënaqësi te qytetarët. Ja Problemet e konstatuara në mungesën e dokumentacionit bazë të vjetërsisë në punë dhe kontributeve në Drejtorinë e Përgjithshme Lundër, ISSH dhe DPTatimeve, të domosdoshme për kalkulimin dhe caktimin e pensioneve. Si ndikojnë këta faktorë në caktimin e masës së pensionit.

Me Ligj pas vitit 1993 është përcaktuar mënyra dhe marrja në dorzim e dokumentacionit të ish KB-ve, N,B-ve si dhe të gjitha ndërmarjet e mbyllura deri në atë kohë. Për këtë më pas u krijua Drejtoria e Arkivit Qëndror Lundër e cila ka varësinë nga ISSH-ja. Nga ana e qeverisë shqiptare por edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë është investuar me projekte të veçanta për hedhjen e të dhënave të të gjitha ndërmarjeve të mbyllura, por edhe të KB-ve. Nga hedhja e të dhënave për regjistrat e punës që administron sot DAQ Lundër dhe sistemi i të dhënave të regjistruar për çdo qytetar rezultojnë këto probleme:
70% e qytetarëve që kanë të dhënat e tyre me atësia e personit, mungojnë të dhënat e tjera si datlindja e qytetarit, ka ndërhyrje në të dhënat e pasqyruara në periudhat e mëparshme, mungon pasqyrimi i punës së kryer, ka fillimin e punës por nuk është pasqyruar largimi nga puna, femrat për mbiemër ka të pasqyruar emrin e burrit, apo të vjetërit etj
a.Në fletët e regjistrave rezultojnë mangësi të theksuara si: Mungon atësia e personit, mungojnë të dhënat e tjera si datlindja e qytetarit, ka ndërhyrje në të dhënat e pasqyruara në periudhat e mëparshme, mungon pasqyrimi i punës së kryer, ka fillimin e punës, por nuk është pasqyruar largimi nga puna, femrat për mbiemër ka të pasqyruar emrin e burrit, apo të vjetërit etj.
b.Nga të dhënat e evidentuar gjatë hedhjes së të dhënave të vjetërsisë në punë në ish KB dhe NB konstatuar me problem më shumë se 70% e qytetarëve që kanë të dhënat e tyre me problemet e mësipërme. Kjo ka bërë që në shumicën e rasteve qytetarët, pasi kanë ndjekur rrugët e ankimimit administrative sipas Nenit 86/3 të Ligjit 7703, të enden në dyert e gjykatave për më shumë se tre vjet, (Ata që janë këmbëngulës dhe e kanë mundësinë, të tjerët nuk e realizojnë dot të drejtën e tyre, duke përfituar një pension më të vogël se sa i takon?!
c.Në sistemin e sigurimeve shoqërore ka mjaft ndërmarje, institucione, duke futur edhe minierat e të gjithë vëndit ku ka dokumenta të pjesshme të regjistrave të vjetërsisë në punë si. Miniera Krabë, Miniera Valias, Miniera Kam Tropojë, Porti Durrësit, ish NB “Gjergj Dhimitrov” etj ku sejcili që ka punuar në këto ndërmarje për të përfituar pension, (Djersën e tij), është i detyruar të dergjet nëpër dyert e gjykatave, një pjesë e të cilëve nuk arrijnë ta përfitojnë pensionin, sepse shuhen gjatë kohës së vazhdimit të gjyqit.
Në sistemin e sigurimeve shoqërore ka mjaft ndërmarje, institucione, duke futur edhe minierat e të gjithë vëndit ku ka dokumenta të pjesshme të regjistrave të vjetërsisë në punë si. Miniera Krabë, Miniera Valias, Miniera Kam Tropojë, Porti Durrësit, ish NB “Gjergj Dhimitrov” etj ku sejcili që ka punuar në këto ndërmarje për të përfituar pension, (Djersën e tij), është i detyruar të dergjet nëpër dyert e gjykatave, një pjesë e të cilëve nuk arrijnë ta përfitojnë pensionin, sepse shuhen gjatë kohës së vazhdimit të gjyqit.

d.Të gjitha këto probleme ndikojnë negativisht jo vetëm për qytetarët, që kanë kontribuar dhe presin të përfitojnë pension në Shqipëri, por edhe në vëndet ku ka shumë shqiptarë, që punojnë në vëndet e tjera të Europës, që presin lidhjen e marrveshjeve me Shqipërinë, sepse vetë Shqipëria nuk plotëson detyrimin e saj për paraqitjen e dokumentave të shtetasve të saj në mënyrë që vjetërsia e punës të këtyre shtetasve të jetë e qartë dhe e pakontestueshme.
e.Nga hedhja e të dhënave në sistem rezultojnë se 26.000 persona në gjithë vëndin që kanë derdhur kontribute si të vetpunësuar në bujqësi, por që nuk e gjejnë veten si të siguruar. (Ky kontigjent nëse nuk kanë ruajtur dokumentin e pagesave që nga Viti 1993 e deri sot e humbasin të drejtën për të përfituar pension edhe pse i kanë mbuluar këto periudha me sigurime). (Konstatim i KLSH viti 2012-2013). Ky fakt ka bërë jo vetëm që qytetarët të mos marrin pensionin që ju takon, por edhe prej tyre të humbasë besimi në ISSH. (Shihni uljen e numurit të të vetpunësuarve në bujqësi: Viti 2013 nr i të vetpunësuarve në bujqësi ka qënë 162.000 qytetarë, viti 2023 rreth 65.000 qytetarë)
Nga hedhja e të dhënave në sistem rezultojnë se 26.000 persona në gjithë vëndin që kanë derdhur kontribute sit ë vetpunësuar në bujqësi, por që nuk e gjejnë veten si të siguruar. (Ky kontigjent nëse nuk kanë ruajtur dokumentin e pagesave që nga Viti 1993 e deri sot e humbasin të drejtën për të përfituar pension edhe pse i kanë mbuluar këto periudha me sigurime).
f.Periudha pas 01.01.1994 e në vazhdim ka detyrim ligjor kontributet e derdhura për llogari të sigurimeve shoqërore nga çdo individ, subjekt privat apo shtetëror dhe në çdo date 20 të muajit pasardhës krahas derdhjes së kontributeve të dorëzojë listpagesat e të siguruarve, (Fillimisht manualisht e më pas elektronikisht). Po si i kanë këto dokumenta ISSH? Me keqardhje konstatojmë se deri në fund të vitit 2014 në sistemin e sigurimeve shoqërore mungojnë më shumë se 910 mijë listpagesa, të cilat janë problem për të gjithë qytetarët që e kanë pasur emrin në këto listpagesa. (Këtë problem e ka konstatuar në mënyrë të vazhdueshme KLSH-ja në Raportet e tyre të Kontrollit të ushtruar në DRSSH dhe ISSH). Konstatojmë se kanë mungesa listpagesash jo vetëm të vetpunësuarit dhe subjekte të tjera private, por edhe institucione shtetërore, SHIK, Polici, Reparte Ushtarake etj.
g.Problemet e mësipërme dalin në pah edhe gjatë aplikimit për të përfituar pension pleqërie, familjare, invaliditeti etj. Sipas E-Albania prej datëa 01.05.2022 e në vazhdim ngarkon administratën për grumbullimin e dokumentacionit, qytetari mjafton t’i deklarojë. Çfarë vihet re nga kordinimi/moskordinimi i punës Tatime-ISSH. Këto dy subjekte të rrëndësishme lozin me pik-pong për të dhënat e qytetarëve për periudhën nga 01.01.1994 deri në 31.12.2011. Në shumë raste inspektorët e sigurimeve shoqërore ju kërkojnë aplikuesve, (qytetarëve), që këto të dhëna t’i gjejnë vetë?! A mund të shprehet dikush se si mund t’i gjejë qytetari?
Problemet e mësipërme dalin në pah edhe gjatë aplikimit për të përfituar pension pleqërie, familjare, invaliditeti etj. Sipas E-Albania prej datës 01.05.2022 e në vazhdim ngarkon administratën për grumbullimin e dokumentacionit, qytetari mjafton t’i deklarojë. Çfarë vihet re nga kordinimi/moskordinimi i punës Tatime-ISSH. Këto dy subjekte të rëndësishme lozin me pik-pong për të dhënat e qytetarëve për periudhën nga 01.01.1994 deri në 31.12.2011.
Të gjitha sa më lart tregojnë jo vetëm mosbesin në strukturat shtetërore për të përfituar një të drejtë, e cila është parashikuar në ligj, por edhe një pasiguri serioze për vetë skemën e sigurimeve shoqërore duke zbritur garancinë e pagesave të pensioneve nga 3 muaj në një muaj.
A ka mundësi që ISSH-Tatime që kështu sikurse ka dokumentacionin me masa organizative, me të njëjtin numër punonjësish ‘i shërbejë qytetarëve duke mos i çuar (shumicën e tyre) dyerve të gjykatave, duke zbatuar legjislacionin në fuqi vendimet e Këshillit Administrativ të ISSH-së në këto problem që trajtuam më sipër. Si mund të përmirësohet numuri i treguesve të njerëzve, që kontribuojnë në raport me ata që përfiton? Kjo pa diktat, pa masa repressive, por thjesht me masa organizative, të ndjeshme dhe në interes për qytetarët, duke nxitur ata për të kontribuar me pagë reale si dhe marrjen e masave nga qeveria për të përmirësuar legjislacionin në ato pika ku ajo nuk ka qënë efiçente. Të gjitha këto do t’i trajtojme në vijim…..























