Duam një Shqipëri pa korrupsion, me drejtësi të pavarur pa emigracion, dhe pa politikë të ashpër

Speciale nga kritik i artit Baxhul Merkaj/ Meditim për vitin 2026, raportet me njerëzit, dashuria si oksigjen i jetës dhe familja si përgjegjësi, ndjenjë dhe prelud i saj. Projektet studimore, drejtësia shqiptare, hapja e vendeve të punës, investimet dhe rikthimi i familjes tradicionale shqiptare në vendin që i lindi. Flasin Prof. Bardhosh Gaçe, Mimoza Sadushi, Bajram Dosti, Ali Barjami e Bujar Sinani

Flasin Profesor. Bardhosh Gaçe, Bajram Dosti, Ali Barjami, Mimoza Sadushi, Bujar Sinani

Sigal

-Në 2026 duam një Shqipëri pa korrupsion, me drejtësi solide, pa emigracion dhe pa politikë të ashpër

–Dashuria është thelbi i jetës, siç është dhe ndjenjë, përgjegjësi.

(Meditim në fillim vitin 2026 me njerëzit)

Baxhul Merkaj-kritik arti

Në psikologjinë njerëzore ka gjithmonë një përvojë që përsëritet, gati ritualisht, pas ndonjë ngjarje, në “thyerjet” kohore, në stadet e reja që fiton jeta, por dhe ritualet stinore, ritmi jetësorë merr një start të ri. Dhe në traditën njerëzore të njerëzimit, ndryshe globalitetin njerëzorë, duke kapërcyer kodet para-pagane, pagane dhe ato të besimeve, të cilët mbartin në kujtesën dhe predikimin e tyre, aktin e përtëritjes, mbarimi i një viti dhe fillimi i një viti tjetër, përbën një akt dhe moment shprese njerëzore pavarësisht moshës, seksit, pozitës shoqërore dhe vendit ku jeton.

Akti i përtëritjes shpirtërore, tradicionalisht, por dhe në praktikën njerëzore është hyjnorë, i thellë dhe një akt që prodhon dhe vetë- prodhon energji, projekte, motive, ëndërrime dhe kurajënjerëzore. Ky akt i brendshëm psikologjik dhe social më ka bërë përshtypje, të cilin e kam përjetuar që në rininë e hershme e deri tani, kur unë kam përvojë të rëndësishme jetësore, ndërsa dëshira për të zbuluar këtë ndjesi tek tjetri, më ka çuar në këtë opinion që vjel ndjesi, mendime, parashikime dhe refleksione në njerëz të ndryshëm, për të kuptuar çfarë ndjesie zgjon fillimi i një viti, që në ditët e para të muajit janar. Si e shohin të ardhmen njerëzit e përditësimit tonë përbën ndoshta dhe një test psikologjik- social në një koncept të gjerë. Jam përpjekur, që përmes një pyetësori të përgjithshëm, nyjëtues në jetën e njeriut, të ofroj një “opinion”

se çfarë dhe si mendojnë njerëz të profesioneve të ndryshme për vitin 2026, i cili pse është kalendarik nuk është i njëjtë. Pyetjet, të cilat iu kam shtruar zbulojnë marrëdhënien që bashkëbiseduesit e mijë krijojnë një mendim për vitin 2026:1.-Si i përjetoni këto ditët e para të vitit 2026?; 2.-Çfarë projektesh keni në këtë vit, në punë, argëtim dhe aspekte të tjera?; 3.-Çfarë është për Ju dashuria dhe kë dashuroni më shumë?;4.-Si e mendoni veten në ditët e para të vitit 2030?; 5.-Çfarë përfaqëson familja për Ju?; 6.-A e dashuroni punën që bëni apo mendoni për një punë të re? 7.-Nëse jeni në pension, si e kaloni ditën e një pensionisti?– një pyetësor që shquan temën më të rëndësishme jetësore të një njeriu të shoqërisë së sotme.

Ali. Barjami, një njeri intelektual, monograf dhe filologjisë i ekuilibruar, fjalëpakë dhe i mençur, më thotë:-Uroj të vazhdoj të shkruaj, të jem me njerëz të mirë rreth vetes, të themi gjëra të vërteta dhe të shkruajmë të vërteta. Librat monografik fenë e vet kanë të vërtetën…!”

Bajram Dosti, më thotë, se  këto ditë të para të vitit i përjetoj me qetësi dhe mirënjohje. Si pensionist, kam më shumë kohë për reflektim, për familjen dhe krenari rrugëtimit tim artistik. Dashuria është oksigjeni i jetës dhe preludi i saj është familja ime, e cila i jep kuptim çdo dite.

Të jem aktor ka qenë dhe mbetet zgjedhja ime më e natyrshme dhe pasioni im i vërtetë, ndërsa si pensionist ditën e kaloj kryesisht me lexim, duke shijuar qetësinë dhe ditët e ngadalta. Ndihem si një plejadë e vjetër, që gjen kënaqësi në çdo rresht libri, në çdo rreze dielli dhe në çastet e çmuara pranë familjes dhe miqve.

Profesor. dr. Bardhosh Gaçe, lektori dhe studiuesi i njohur i ngarkuar me projekte të rëndësishme, me shqyrtesa studimore deri në trashëgiminë kulturore- folklorike dhe letrare të Vlorës dhe Labërisë, mendon, se :-… viti 2026 është ndoshta më i ngarkuari në jetë,- unë jam bir Labëri, e dua Labërinë dhe dritën që ajo mban brenda shpirtit të saj, dua ta shohin shqiptarët atë dritë,- këtë uroj për vitin 2026.

Publicisti Shpëtim Bozha nuk harron kurrë të shohë vitin 2026 përmes një shprese dhe besimi hyjnorë, prandaj më shprehet tekstualisht kështu:- Me bekimin e Zot, dua të kem mirë familjen, në një harmoni, e cila më bën të besoj vërtetë në praninë e Zotit mes nesh, pastaj frymëzimi dhe gjërat që unë shkruaj, t’iu shërbejnë njerëzve çdo ditë, kjo është shkollë për mua.

Aleksandra Arshia më thotë se ditët e para të vitit janë ditë reflektimi dhe shprese. Kam projekte krijuese. Do të shkruaj në shtypin periodik, si edhe të punoj për botime të reja. Dashuria është thelbi i jetës, siç është dhe ndjenjë, përgjegjësi. Unë dua familjen, ajo është baza e çdo force. Jam në pension, por dita ime është aktive: lexoj, shkruaj, reflektoj dhe komunikoj,pra është vazhdim, jo ndalesë.

Znj. Mimoza Sadushi është një nga emrat e njohur të jurispondencës në Shqipëri dhe më shumë (presidente e noterëve të Shqipërisë) e lidhur shumë me vendlindjen, kulturën kombëtare shqiptare dhe librin. është një nga lexueset e krijimtarisë sime dhe mbështetësja e vazhdueshme, çfarë unë kam shkruar. E kulturuar, e ditur dhe e eliminuar, ajo zgjedh një opinion të çuditshëm, që lidhet pikërisht me botën e librave. Ajo shkruan:-Miku Baxhul, dhe pse të kam kontaktuar vonë, më duket se të njoh që herët, dhe njohja e kësaj natyre vjen nga librat Tuaj, të cilët mbartin në vetvete historinë e artit dhe kulturës, kinemasë dhe janë një reportazh i ngrohtë për njerëzit. Unë të ndjek në veprimtarinë tënde të shkëlqyer, që bën në shtyp, televizion dhe mjetet e tjera të komunikimit. Për 2026 pres të sjellësh punë të reja për kulturën dhe artin, kinemanë, mendjen dhe publicistikën. Ju jeni i nevojshëm dhe i dobishëm për dijen kulturore shqiptare nga njeriu i thjeshtë deri tek auditorët universitare.

Bujar Sinani më thotë:- Mbas 90 menduam se Shqipëria do të bëhej si gjithë Europa, por ndodhi e kundërta. Aktualisht mendoj se Shqipëria po bënë progres në infrastrukturë në drejtësi, në ekonomi.Turizmi mbetet një burim i madh ekonomik për vendin, uroj të jemi sa më parë në BE.

Xhevat Zenelaj është një njeri i lidhur me libër-shkruarjen. Ai më thotë, se:- Për vitin 2026 kam shpresë të botojë një enciklopedi për rreth 1000 shpend të egër të rruzullit tokësor. Krahas punëve të përditshme ushtroj dashurinë si gjysh për nipër e mbesa. Dashuria, për familjen e fëmijët, shoqërinë, punën dhe Atdheun. Kjo për mua është vetë jeta, pa të njeriu mbetet një gjë amorfe pa vlerë familjare apo shoqërore. Pas botimin të librit për fshatin “Karbunari buzë Vjosës”, kam botuar dhe librin  “Zenelajt e Karbunarës” monografi për fisin tim.

Siç shihet, fillim viti mbart një start të ri mendorë, shpirtërorë dhe fizik tek njerëzit, ku shquan dashuria për familjen dhe kulturën kombëtare.