Dr. Zekri Palushi: Ngjarjet në vazhdim të Kosovës duhet që të na hapin sytë e të bashkojnë kombin shqiptar

153

“Po ne si shqiptar a mbajmë ndonjë përgjegjësi? Në rastin e Kosovës një ndihmë shumë të madhe për të keq po jep edhe qeverisja socialiste e Edi Ramës me vëllazërinë e tij jashtë çdo llogjike me Vuçiçin.”

Sigal

Ngjarjet e njëpasnjëshme, që edhe sot pas kaq vitesh vazhdojnë të provokojnë Kosovën, nuk janë aspak shenja të mira, ata tregojnë se jo vetëm Kosova, por të gjitha trojet shqiptare me qendër Shqipërinë, janë në rrezik të një lufte të përgjakshme, ku nuk do të rrezikohen vetëm mijëra jetë njerëzish, por do të rrezikohet edhe vetë ekzistenca e kombit tonë. Një nga kombet më të lashta të globit. Kujtoj mjaft mirë, bile me një dhimbje shumë të thellë, kur me 11 maj 1999, arriti grupi i parë, i vëllezërve kosovar në Australi. Ky grup, (dhe më vonë edhe grupe të tjera), u pritën në aeroport nga kryeministri i Tasmanisë (një nga shtetet e Australisë), në atë kohë Jim Bacon. Pata fatin, që në këtë rast, unë të isha në këtë pritje, dhe të përktheja për zotin Bacon. Një gjë që i bëri përshtypje kryeministrit, ishte indiferenca që këta njerëz shprehnin ndaj kësaj mikpritje, për të cilën, me shumë takt, ai më pyeti nëse unë mund ta arsyetoja këtë. Unë ju përgjigja: ‘’Këta njerëz, sigurisht që tash janë tepër të lodhur, tmerrësisht të traumatizuar, dhe psiqikisht të depresuar nga lufta. Por, zoti kryeministër, më duhet t’ju them se edhe më parë, këta njerëz, megjithëse në vendin e tyre, janë trajtuar si qytetar të dorës së dytë, bile edhe më keq, kështu, kur unë ju them se ju, jeni kryeministri i këtij vendi, ata mendojnë se po luaj me to’’, atëhere kryeministri, dhe gruaja e tij, të përlotur, më kërkuan që të organizoja për ta, një drekë të përbashkët me kosovarët, në mencën e kampit, dhe ashtu u bë. Në këtë rast, kryeministri u impresionua, dhe u mallëngjye mjaft nga pritja tejet miqësore, që kosovarët i rrezervuan. Për hir të së vërtetës, me duhet të them se njerzillëku, respekti, dhe bujaria e australianëve, ndaj kosovarëve, ishte një shembull i jashtëzakonshëm, që ne të gjithë duhet jo vetëm ta vlerësojmë në maksimum, por edhe ta ushtrojmë ndaj njëri-tjetrit. Po kështu, për të treguar sadopak mirënjohjen time, ndaj Australianëve, si shqiptar, vendosa që shërbimin tim si doktor, (një detyrë që shteti Australian ma kishte ngarkuar), ta bëja falas, një gjest që ata e vlerësuan mjaft. Por le t’i lëmë me një anë këto sedimente, ajo që u bënte mjaft përshtypje stafit të kampit ishte se, edhe fëmijët ishin mjaft të vemendshëm në ndëgjimin e lajmeve, dhe gjithmonë mbanin në gojë emrin e Madalen Albright. Në të vërtetë, ishte qeveria e Bill Klinton, që megjithëse me shumë vonesë, ndërhyri nëpërmjet NATOs, e kështu, me 3 qershor 1999, mori fund lufta në Kosovë, por vetëm lufta, sepse, (me vështirësitë, që tashmë dihen), u deshën edhe rreth 9 vite të tjera, që Kosova, me 17 shkurt, 2008, të vetëshpallej si e pavarun. Megjithatë, nëse do të kërkoni në internet, do të gjeni një pyetje, nëse Kosova është Shqiptare, apo Serbe? Përgjigja është se: ‘’Kosova është një vend i mbyllur në Ballkan, që kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, dhe Serbinë. Shumë serb e konsiderojnë Kosovën si vendlindjen e kombit të tyre. Por nga 1.8 milion njerëz që jetojnë në Kosovë, 92% e tyre janë shqiptar, dhe vetëm 6% janë serb. (kjo përgjigje është shkruar vetëm 56 ditë më parë).

“Ku janë, pse janë dhe pse heshtin, të gjitha këto mekanizma dhe institucione ndërkombëtare, që supozohen  të jenë rregullator të marrëdhënieve ndërkombëtare. Mos presin që Serbia të terrorizojë barbarisht, e të masakrojë edhe një herë Kosovën, siç bëri në vitet 98’-99!”

Pra, një shtet i pavarun, për të cilin hala s’ka një përkufizim të qartë, e të plotë, në hartën gjeopolitike të botës, e mbi të gjitha, një shtet i pavarun, që provokohet, e kërcënohet vazhdimisht nga armiku i tij tradicional, Serbia. Atëhere, llogjikshëm rrjedh pyetja: ku janë,  pse janë, dhe pse heshtin, të gjitha këto mekanizma, dhe institucione ndërkombëtare, (me epiqendër OKBnë, BE, dhe NATOn), që supozohen  të jenë rregullator të marrëdhënjeve nderkombëtare, vendosëse të qetësisë, dhe  paqës, në botë? Nëse këta organizata janë krijuar pikërisht për këto qëllime, atëherë çfarë presin ata për të ndërhyrë? Mos duhet që Serbia të përsërisë edhe një herë Masakrën e Srebenicës, ku në mënyrën më brutale, bash nën hundën e NATOs, me 22 korrik 1995, u muarën mbi 8000 jetë njerëzish! Mos presin që Serbia të terrorizojë barbarisht, e të masakrojë edhe një herë Kosovën, siç bëri në vitet 1998-1999! Pra ka shumë pyetje të tjera, pak a shumë si këto, që gjithkush do të dëshironte të kishte një përgjigje, por siç duket është tepër e vështirë që dikush të na japë një përgjigje të llogjikëshme: sepse ky qëndrim s’është aspak llogjik, dhe aspak i justifikueshëm.
Duke u mbështetur në rrjedhojën e ngjarjeve të ndryshme në botë, në eksperiencën time politike, dhe më shumë në llogjikë, ma thotë mendja se defekti kryesorë i këtyre mekanizmave rregulluese qëndron në drejtuesit e tyre. Të gjithë, pa përjashtim, duke filluar nga Sekretari Gjeneral i OKB, Antonio Guterres, sekretari gjeneral i NATOs, Jens Stoltenberg, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, së bashku me përmbajtjen e Parlamentit Europian, presidentja e Bankës Qëndrore Europiane, Christine Lagarde, etj., etj., përfshi edhe sekretarin e përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom, janë jo vetëm politikanë të krahut të Majtësocialist, por kanë edhe lidhje të ngushta me kreun e Forumit Ekonomik Botëror, Klaws Schwab, dhe zevendësin e tij, George Soros. Pa hyrë në një analizë më të thellë, në këndvështrimin tim, për të gjitha, çfarë po ndodhin sot nëpër botë, përfshi këtu edhe çështjen e Kosovës, Shqipërisë, dhe kombit Shqiptar, ja dedikoj plotësisht socialistëve, strategjisë, dhe qëllimit të tyre final, pra, krijimin e një qeverie botërore, ku sipas deklaratës se vetë Klaws Schwab, ndërsa njerëzimi po ecë në drejtim të një të ardhmje pa karbon, njerëzit duhet të pranojnë se gjërat si ngrënja e mishit, dhe zotrimi i pasurisë private do të jenë të papërballueshme’’, e kjo shoqërohet edhe me një reklamë të tyren ku thuhet se: ‘’Ju s’do të keni asnjë pasuri private, por do të jeni të lumtur’’.

Po vetë, ne si shqiptar a mbajmë ndonjë përgjegjësi për vehten tonë? Sigurisht që po. Në rastin e Kosovës, një ndihmë shumë të madhe, për të keq, po jep edhe qeverisja socialiste e Edi Ramës! Vëllazërimi i tij, jashtë çdo llogjike, me Vuçiçin, si dhe influenca e tij, në qeverisjet dhe qeveritarët e Kosovës, pa tjetër që e thellojnë këtë gjendje, e njëherësh, qartasi i tregojmë botës se sa të lidhur e të bashkuar jemi ne, shqiptarët. Pra, i tregojmë botës, armiqësinë tonë të brendëshme, dhe turpin tonë. Këtë mund ta ilustroj edhe me një shembull konkret. Para pak kohësh, kam qenë shumë i zhgënjyer të ndëgjoja Bexhet Pacollin, ish president i Kosovës, (gjatë një vizite të Edi Ramës në një prej bizneseve, në mos gaboj, në Prizren), ti thonte djalit të vet: ‘’Ky është kryeministri më i mirë në botë’’! Ndërkohë që sot për sot, Edi Rama, është po aq fajtor, sa edhe Vuçiç, për acarimin e gjendjes, dhe provokimeve Serbe në Kosovë. Po kështu, është tragjike që në Kosovë, ish komunistët, dashamirës të Enver Hoxhës, akoma vazhdojnë të jenë tepër aktiv, edhe pse, ata tashmë e dinë mjaft mirë se çfarë krimineli ishte ai, dhe çfarë dëmtimesh kolosale i bëri kombit shqiptar. Përfitoj nga ky rast t’ju pyes, juve, dashamirës të Enverit, nëse e keni kuptuar mesazhin e fuqishëm, që rapsodi i nderuar Dervish Shaqa, (megjithëse jetonte nën tutelën e fortë komuniste), arriti që me vargjet e këngës së tij, ‘’Moj Kosovë kur ta ktheva shpinën, e lash verë dhe e gjeta dimër’’, t’ju informonte për gjendjen e mjerueshme, dhe të rrezikshme,  që përjetonte populli ynë. Pra, në këtë rast, Kosova, që ishte nën Serbinë, ishte më mirë (verë), ndërsa Shqipria, nën komunizmin Hoxhian shqiptar, ishte shumë më keq, (dimër).

Të mos harrojmë se, aq sa dëmtime bëri pushtimi 500 vjeçar Otoman, aq, bile pak më shumë, bëri pushtimi komunist 50 vjeçar. Këto dy llojë rregjimesh, apo pushtimesh, megjithëse të ndryshme, në pamjen e jashtme, kanë shumë gjëra të përbashkëta, si fallcifikimin, manipulimin, dhe shkatërrimin e historisë, ashtu dhe konvertimin fetar.

Otomanët na detyruan me forcë që të braktisnim fenë tonë qindra shekullore kristiane, për t’u kthyer në mysliman, ndërsa, komunistët, me një urrejtje sadistike të veçantë, mbyllën të gjitha institucionet fetare, duke e shpallur Shqipërinë, vendin e vetëm ateist në botë! Me një qëllim të vetëm, që besimi në Zotin, të zevendësohej me besimin në Enver Hoxhën, dhe populli të mos i mbetej as edhe një shpresë. Më duhet të them se, asnjëra prej këyre  konvertimeve, nuk e ndihmuan kombin tonë, përkundrazi, e ndanë nga perëndimi dhe i dhanë një shtytje drejt humnerës lindore. Përveç konvertimit fetar, u shtëmbërua edhe hisoria, manipulimi i së cilës, fatkeqësisht vazhdon edhe sot e kësaj dite. Kjo sepse, bijtë e komunistëve janë kudo; ata kanë marrë peng, dhe drejtojnë të gjitha institucionet përgjegjëse, si Akademinë e Shkencave, institucionet e ndryshme, dhe shkollat, e si rezultat, historia jonë vazhdon të mësohet e shtrëmbëruar nga nxënësit, dhe studentët, e po kështu, vazhdon t’i interpertohet botës, po nga ata njerëz që e shtrembëruan dhe shkatërruan atë.

Të dashur bashkatdhetar, nuk u ndala më kot, në çështjen e fesë, dhe historisë, ata ndikojnë edhe mbi traditat, kulturën, atdhedashurinë, vlerat tona individuale, e kombëtare, e mbi të gjitha, në këto vlera, mbinë, dhe lëshon rrënjë të thella, PATRIOTIZMI, një term që tmerron komunistët -socialistët. Prandaj edhe lufta e tyre, gjithmonë është përqëndruar, dhe përqëndrohet në këtë virtut të shenjtë, të lartë, e fisnik. Mungesa e këtyre vlerave, u duk haptazi, në fillimet e demokracisë, postkomuniste, kur, edhe pse na u dha rasti që gjatë këtij procesi, të bashkoheshim si komb, shqiptarët, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, e Mal të Zi, nxituan për të krijuar sa më shumë parti politike, a thua se, ata donin të sfidonin shembullin e bashkimit, që heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti, u jepte luftëtarëve të tij, duke ju treguar një numër thuprash, që të mbledhura së bashku në një tufë, s’mund t’i thyente askush. Mungesa e këtyre vlerave na bën që paturpësisht të presim të tjerët, të na zgjidhin problemet tona. Mungesa e këtyre vlerave na bën që armiq të demokracisë botërore, si George Sorosi, të paguaj për reformimin e Organeve të Drejtësisë sonë, dhe pastaj, nëpërmjet kësaj ‘’drejtësie’’ të na gjykojë se kush duhet të dënohet, kush është i korruptuar, dhe kush jo! Mungesa e këtyre vlerave, na ul aq poshtë sa të huajtë guxojnë të na tregojnë se kë duhet të zgjedhim për të na qeverisur, kë duhet të duam, e kë duhet të urrejmë.

Si pasojë e mungesës së patriotizmit, edhe sot, pas 32 vitesh, Shqipëria vazhdon të qeveriset prej komunistëve dhe në një farë mënyre, por me forma të ndryshme, këtë fenomen e shofim edhe në Kosovë, e trojet e tjera shqiptare. A thua, ne shqiptarët, kemi humbur kapacitetin për të menduar, e kështu duhet t’i thirrim vehtes, dhe ndërgjegjes tonë patriotike, para se të përgojohemi me një kompleks inferioriteti të pështirë ndaj të huajve? Ju lutem, ti mundësojmë vehtes, dhe kombit tonë kthimin në origjinë! Atëherë, dhe vetëm atëherë, do të gjejmë, nder, paqë, harmoni, e sovranitet kombëtar, vetëm atëherë do të bashkohemi, dhe vetëm atëherë, bota s’do të guxojë të luajë më me ne.