Alqi Naqellari: Kriza e ardhëshme, libri i tretë i trilogjisë së Akademikëve Anastas Angjeli dhe Adrian Civici

267
Sigal

Së fundi, Akademikët Prof.Dr.Anastas Angjeli dhe Prof.Dr.Adrian Civici dolën në fushën e mendimit ekonomik shqiptar me Librin “DREJT NJË KRIZE TË RE. Energjia, inflacioni, rritje çmimesh, çoroditje e tregjeve”. Ky libër është pjesë e trilogjisë: “KRIZA EKONOMIKE. Në kohën e koronavirusit” (Mars- Qershor 2020), “PËRBALL KRIZËS. Sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike” (Qershor 2020 – Qershor 2021) dhe “DREJT NJË KRIZE TË RE. Energjia, inflacioni, rritje çmimesh, çoroditje e tregjeve”(Qershor 2020-Korrik 2022).  Pak informacion mbi autorët që e kanë shkruar këtë trilogji? Anastas Angjeli. Profesor në Ekonomi-Financë, me një kontribut të shquar në këtë fushë, veçanërisht në atë të financave publike dhe të reformave strukturore në ekonomi gjatë periudhës së tranzicionit. Është anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve. Deputet i Kuvendit të Shqipërisë prej vitit 1992. Ish Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, Ministër i Financave, Ministër i Ekonomisë. Anëtar i Këshillit të Mbikqyrjes në BSH. Ka kontribuar në mësim dhënie në UT. Themelues dhe President i UMSH.

Autor dhe bashkautor i shumë librave universitarë, monografive, artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Dekoruar me Urdhërin e Pavarsisë së Republikës së Kosovës dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” në RSH. Adrian Civici. Profesor në fushën e ekonomisë, financave dhe zhvillimit të qëndrueshëm me kontribute të veçanta në analizën e problematikës së tranzicionit brenda dhe jashtë vendit. PHD në Universitetin Monpeiller, Francë. Ish anëtar i Këshillit të Mbikqyrjes në BQ, Drejtor i SKZHES, Rektor dhe President i UET. Rektor në UMSH. Autor i një numuri të madh librash, monografish, studimesh e artikujve shkencorë, brenda dhe jashtë vendit. Prej vitit 2009 mban titullin “Kalors i Urdhërit të Palmës Akademike”, akorduar nga Republika Franceze. Çfarë të veçanta ka trilogjia? 1. Është shkruar nga dy personalitete të mendimit ekonomik shqiptar të cilët nuk kanë rreshtur asnjëherë për të dhënë kontributin e tyre nëpërmjte monografive, përkthimeve, artikujve publicistikë e shkencorë në fushën e ekonomisë. 2. Autorët janë njohës të mirë të situatave ekonomike sepse ndjekin në vazhdimësi proceset dhe fenomenete ekonomike në Shqipëri dhe në botë duke u prononcuar vazhdimisht në median vizive dhe të shkruar me mendimet dhe rekomandimet e tyre. 3. Trilogjia është unike sepse është shkruar për nje periudhë të ngushtë kohore, sidomos vëllimi i parë, në një periudhë kohe mjaftë të shkurtër, vetëm për tre muaj dhe në kushtet e një izolimi të plotë, ku burimi i vetëm i informacionit ishte interneti.

4. Pandemia Covid-19 ishte një pandemi botërore dhe pasojat negative të saj në humbje të jetëve të njerëzve dhe rënien ekonomike i vuajtën thuajse të gjithë popujt e botës. Kështu që të shkruaje dhe të jepje mendim në këtë peiudhë ishte shumë e vështirë. 5. Eksperienca e autorëve në fushën e drejtimit të ekonomisë dhe të institucioneve akademike ju dha mundësinë atyre si askush tjetër që të rritnin bashkëpunimin me kolegët e tyre, specialistë të fushës për të marrë një mendim më të gjerë dhe më të kualifikuar. 6. Autorët janë njohës të disa gjuhëve të huaja, dhe të njohur në fushën e përkthimeve dhe kjo ju dha mundësinë në përshtatjen në shqip të ekonomistëve nga perëndimi largët e deri në lindje. Pandemia dhe analiza e ekonomisë në këtë peiudhë ishte globale prandaj edhe trajtimi duhej bërë i tillë, gjë të cilën autorët e kanë arritur me sukses duke na dhënë një pamje jo vetëm të Shqipërisë por edhe më gjerë, që nga Gjermania, Franca, Greqia, Italia, Rusia e deri në Ukrainë. 7. Autorët, kanë marrë pjesë direkt në përcaktimin e masave të qeverisë shqiptare për të dalë nga situata e Covid -19, në hartimin e Programit të Rezistencës etj duke qenë deputet të Parlamentit shqiptar dhe Këshilltar ekonomik. Kështu nëse patëm frenim të stanjacionit, stagflacionit dhe recesionit është meritë dhe punë direkte e autorëve të kësaj trilogjie. Kontribut në Shtetin shqiptar dhe qeverinë shqiptare për të dalë nga situata e vështirë që preku çdo qelizë të jetës ekonomiko-shoqërore. 8. Një pjesë e mirë e temave të trajtuara në të tre librat janë botime dhe intervista të dhëna nga autorët në kohë reale, kur po ndodhnin këto fenomene, kështuqë ajo çfarë shkruhet aty është e vërtetë dhe nuk mund të kundërshtohet. 9. Trilogjia duke veçuar disa nga kapitujt në vëllimin e parë dhe të dytë që janë përgjithësisht teorikë, mbetet unike sepse: Temat e saj janë shkruar në kohë reale në vijimësi dhe për përgjigjet e të njëjtave pyetje. Autorët kanë marrë fitbekun e tyre prej reagimeve të specialistëve të fushës. Mbi këtë bazë renditja e temave sipas natyrës dhe kohës dhe vendosja e tyre në një libër ju ka dhënë vlerë të shtuar.  10. Janë dhënë 19 Aktet normative të Qeverisë Shqiptare të nxjerra në periudhën që është shkruar materiali. Janë dhënë 13+16= 29 boxe(kutija) me të dhëna nga inisiativat e BE-së dhe Vendimet e KM. 11. Janë shfrytëzuar mbi 75 burime nga literature shqiptare dhe e huaj në librin e pare, 74 në librin e dytë dhe 37 në librin e tretë. Çfarë përmban secili pre tre librave? Në përgjigje të kësaj pyetje do japim shkurt përmbajtjen e dy librave të para dhe do zgjatemi më shumë në Librin e tretë që ëshëtë promovuar në korrik 2022.

Libri i parë është shkruar në një periudhë vetëm 3 mujore duke trajtuar më shumë probleme praktike të momentit, ndërsa Vëllimi i dytë ka një frymëmarrje shumë më të gjerë sepse ka një shtrirje një vjeçare. Dhe kjo shtrirje u shoqërua me analiza prej dhjetra ekonomistëve brenda dhe jashtë Shqipërisë. a) “KRIZA EKONOMIKE. Në kohën e koronavirusit”. Është libri i parë i ndarë në tre krerë. Në Kreun e parë është hedhur një vështrim mbi krizat e mëdha të kapitalizmit modern. Arsyeja është për të krijuar mundësi krahasimi me krizën e Covid-19, të përbashkëtat dhe veçoritë. Në kreun e dytë autorët përpiqen ti japin përgjigje pyetjes “Liberalizëm apo etatizëm”. Përgjigja e kësaj pyetje është me shumë interes pasi të dy janë njohës të rolit të shtetit në ekonomi, por në situatën e Covid-19 roli i tij jo vetëm që doli në pah por ndryshoi edhe drejtimet e ndërhyrjes së tij, në raport me neoliberalizmin. U vendos dilema liberalizëm apo etatizëm. Autorët duke shfrytëzuar edhe mendimet e ekonomistave të njohur në botë kanë dhënë mendimet e tyre interesante. Në Kreun e tretë kemi një “ditar” ku thuajse në çdo javë ka nga një prononcim në median e shkruar apo vizive duke ndjekur në kohë reale ndryshimet ekonomiko-sociale. Autorët kanë filluar shkrimet për këtë temë që në momentin fillestar kur flitej “për javën e zjarrit, javën e pikut”. Në këtë kre që është edhe më i plotësuari janë zhvilluar 36 tema duke filluar nga rrugët e daljes nga situata e rënduar ekonomike dhe deri te Kriza vazhdon. Janë analizuar teoritë e politikave fiskale, monetare, neomonetare, paraja virtuale, neobankat, janë dhënë mendime se çfarë duhet të bëjë qeveria, çfarë masash duhet të marri në fushën e ekonomisë, në kombinimin e poltikave monetare dhe fiskale në mënyrë që ti zbusi sadopak efektet e mbylljes së ekonomisë. Në fund të librit janë dhënë anekset përkatëse që bëjnë edhe një burim të rëndësishëm informimi. b) “PËRBALL KRIZËS. Sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike”. Është libri i dytë i trilogjisë i ndarë në 6 krerë. Libri ka 15 kuti me materiale dhe 74 referenca.  Në Kreun e parë jepet një qasje e përgjithëshme “Mendimi ekonomik në ndryshim”. Në Kreun e dytë, që është dhe më aktual për ne bëhet fjalë për “Ndikimin e krizës mbi ekonominë dhe biznesin shqiptar”. Një shkrim shumë interesant në këtë Kapitull është “Presioni i tregut të punës ndaj universiteteve- si duhet reaguar?  Në Kreun e tretë bëhet fjalë për rimëkëmbja ekonomike post covid-19 – Strategjitë dhe politikat kryesore.  Në kapitullin e katërt autorët i rikthehen edhe një herë problemit të trajtuar edhe në vëllimin e parë, por kësaj here me me shumë informacion e të dhëna konkrete për ecurinë e ekonomisë dhe të covid-19. Kështu kemi trajtimin “Dilema e vështirë – shoqëria apo ekonomia”?  Në Kreun e pestë trajtohen problemet e strategjisë të BE për përballimin e Covid-19. Në këtë mënyrë autorët shkëputen nga ekonomia shqiptare dhe kalojnë në BE, për vlerësimin e masave të tyre dhe ndikimin në ekonominë shqiptare. Kjo sepse ashtu siç u theksua bota “është e vogël” dhe një ngjarje të ndodhi në një vend ajo shumë shpejt bëhet globale. Në kreun e fundit autorët shprehin optimizmin e tyre për përballimin me sukses të kësaj pandemie mbarëbotërore. c) “DREJT NJË KRIZE TË RE.

Energjia, inflacioni, rritje çmimesh, çoroditje e tregjeve” Është libri i tretë i trilogjisë i ndarë në 5 Krerë. Për hartimin e librit janë shfrytëzuar 37 materiale bibliografike. Libri ka 16 Kuti. Ky libër është shkruar në formën e një ditari të shprehura në intervista në mediat vizive dhe në artikujt ekonomikë në median e shkruar, ashtu siç theksojnë vetë autorët: “Ky libër i tretë, në serinë tonë prej tre vëllimesh, i dedikohet pikërisht, ndjekjes ditë pas dite e javë pas jave problematikës së kësaj “krize të tretë” që po përbllojmë. Çfarë do të ndodhë? Ku po shkojmë? Çfarë do të ndryshojë? Kreu i pare, është vijim i kreut të gjashtë të librit të dytë dhe fillon me analizën e covid-19, zhvillime dhe mësime. Aty jepen mësime nga bota dhe nga vendi. Më tej vazhdohet me luftën në Ukrainë “zhvillime, pasoja dhe mësime”. Autorët japin konsideratat e tyre duke theksuar: “Kjo luftë është e pa drejtë në mes të Europës po shoqërohet me shkatërime dhe viktima, humbje jete të mijra njerëzve, me pasoja të rënda humanitare, me një krizë të re ekonomike e financiare, rritje çmimesh dhe inflacion në rritje, pasoja sociale e varfërid he emigracion”. Në vijim flitet për krizën e tre fishtë duke vendosur në fokus krizën energjitike. Autorët rekomandojnë edhe një seri masash si: “Rishikimi dhe përcaktimi në kushtet aktuale i Bilancit Energjitik të vendit, nevojat dhe kërkesat për energji për këtë vit dhe afatgjatë riorientimi i investimeve në këtë sektor dhe riorientimi në tregjet globale të energjisë. Përgatitja dhe miratimi i paketës mbështetëse të efektit të rritjes së çmimit të energjisë për kategoritë që preken më shumë. Rritja e vigjëlencës dhe gatishmërisë së Bankës së Shqipërisë për të reaguar në kohën e duhur ndaj rritjes së çmimeve dhe të inflacionit të importuar përmes politikës monetare. Këto sfida të kësaj krize energjitike kërkojnë ndryshime rrënjësore në modelin tonë të shoqërisë dhe në të menduarit tonë ekonomik dhe një koncept më të drejtë për “maturinë energjitike”. Vendi ynë duhet të bëhet pjesë e revolucionit energjitik që po troket”. Më tej jepen krizat që kanë ndodhur në botë, jepen të dhëna për ekonominë e Ukrainës, flitet për stagflacionin etj. Kreu i dytë, bën fjalë për përballjen me valën e fortë inflacioniste, duke filluar nga impakti real i pandemisë në aktivitetet prodhuese, rendimentin dhe inflacionin, për krizën e çmimeve të karburanteve dhe të ushqimeve duke u përqëndruar edhe në Shqipëri. Interesante është të dimë mendimet e autorëve mbi “Ballkanin e Hapur. “Open Ballkan ishte një vazhdim i një marrëveshje të tregëtisë së lirë dhe i disa iniciativave që ka pasur rajoni për tu liberalizuar. Por përveç liberalizimit të qarkullimit të mallrave po insistohet për liberalizim të qarkullimit të njerëzve dhe kapitaleve pra dhe punësimi bëhet më i lehtë dhe kapitali më i suksesëshëm”.   Nga kria në krizë është një pjesë interesante e këtij kreu. Aty flitet për krizën e vitit 2008 e cila nisi si një krizë hipotekare dhe bankare dhe më pas morri përmasat e një krize globale, e quajtur kriza e borxheve, tronditi tregjet financiare, falimentoi një numër bankah të mëdha dhe shoqëri sigurimesh e institucione financiare”. Kriza e dyrtë ishte kriza e pandemisë covid-19 e cila u shoqërua me pasoja humanitare, ekonomike e financiare, të papunësisë dhe shkëputjes së zinxhirit të tregjeve të furnizimit me mallra, të tronditjes së tregjeve financiare etj. Kriza që shpërtheu në Ukrainë është “më mizorja”. Disa nga mendimet që jepen për Paketën e Rezistencës. “Të merren masa për ristrukturimin e sektorit të energjisë duke përshpejtuar dhe rritur burimet alternative të energjisë. Të miratohet dhe të fillojë sa më shpejtë të zbatohet “Ligji për Rezervat e Sigurisë në sektorin e Naftës”. Të krijohet më vete MINISTRIA E ENERGJITIKËS. Sektori i bujqësisë gjithashtu të betet prioritet. Të përcaktohet harta teritoriale e prodhimeve bujqësore në gjithë teritorin në përputhje me kushtet aktuale dhe të zbatohet një politikë e re orientuese ndaj fermerëve e kultivimit të prodhimeve bujqësore në gjithë vendin,(drithra), fruta, perime, drufrutorë, etj). Të shikohen marrëdhëniet me biznesin, të rritet përgjegjësia dhe eficienca për menaxhimin e rezervave shtetërore në mallrat strategjikë. Në këtë pjesë e cila trajtohet edhe në kreun e IV shikojmë mendimet origjinale të autorëve për prioritetet e ekonomisë shqiptare. “Situata aktuale dëshmon se jemi në fillim të një krize të re energjitike, të ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit me mallra ushqimore dhe nënë të para,zgjatja e secilës është në vartësi të disa faktorëve, ku në rastin konkret zgjatja e luftës Rusi-Ukrainë predominon dhe vazhdimi i saj ndikon në thellimin e kësaj krize. Në këtë kuadër është e nevojëshme të konsiderohen edhe: A-Sektori i energjisë dhe naftës është prioriteti kryesor, prandaj:  -Të krijohet Ministria e Energjitikës;  -Të merren masa ristrukturues në këta sektor duke përshpejtuar dhe rritur burimet alterantive të energjisë(energjinë diellore, me erë, HECE-t e vogla);  -Të miratohet dhe të filloje të zbatohet sa më shpejt “ligji për Rezervat e Sigurisë në sektorin e Naftës”; B-Sektori i bujqësië gjithashtu mbetet prioritar: Të përcaktohet harta teritoriale. C-Marrëdhëniet me biznesin. Më tej vazhdohet me inflacionin dhe paketat e ndihmës, me konsiderata për tregjet, për orientimin e strukturës së mbjelljeve në bujqësi etj. Për inflacionin dhe uljen e tij jepen mendime origjinale prej autorëve: “Mundet në harmonizim me Fondin Monetar Ndërkombëtar të bëhet një përjashtim në këtë rast që të ulet TVSH-ja për një periudhë 3 mujore, 6 mujore në sektorin e naftës. Kjo mund të ndikojë në uljen e çmimit, elementët e tjerë nuk preken”. “Shtete të tjera që janë më të fuqishëm në ekonomi kanë përdorur edhe kuota, kanë thënë që për 100 litra që ti furnizohesh unë do të subvencionoj sepse të duhet për raste urgjente. Të duhet për punë. Të duhet për domosdoshmëri. Mbi 100 litra paguaje vet pavarësisht sa është rritur çmimi”.  Kreu i tretë, përmban efekte dhe pasoja nga konflikti ushtarak në Ukrainë. Flitet për sanksionet si mjet i luftës së sotme duke bërë dhe historinë përkatëse, analizohen kriptomonedhat si “armë teknologjike e gjeopolitike” në konfliktin Rusi-Ukrainë.  Jepen efektete e përjashtimit të Rusisë nga Sistemi Swift-Paralizë sistemit bankar dhe Bankës Qëndrore Ruse. Shpjegohet se çfarë është sistemi Swift, etj. Analizohet Paketa Sociale përball ashpërsimit të krizës së çmimeve, jepen shkaqet e krizës së çmimeve etj. Për ekonominë shqiptare si faktorë negativ shikohet edhe “struktura e ekonomisë shqiptare, modeli i biznesit dhe i konsumit, veçanërisht me vartësinë tonë nga importet për një gamë të gjerë produktesh e shërbimesh çmimet e të cilave psuan goditje të rëndë inflacioniste”. Si faktor tjetër shikohen edhe abuzimet. “Faktori i katërt ka të bëjë me mjaftë raste abuzimesh, pozitash monopol në treg të disa produkteve të rëndësishme, çregullime në zinxhirin e tregut e deri te konsumatori final, çmime abuzive etj. Në raste të tilla ky faktor e rëndon akoma më shumë situatën e çmimeve dhe fuqisë blerëse e nivelin e konsumit të qytetarëve dhe bizneseve”. Ndërhyrjen në treg e shikojnë si një masë të përkohëshme. Si e vlerësojnë utorët Çmimin Tavan? “Çmimi tavan për karburantet dhe kontrolli i çmimeve të tyre në tregun me pakicë është një nga format për tu përballur me krizën e çmimeve në këto momente, të paktën për të qenë të sigurtë në eleminimin e spekulimeve dhe abuzimeve, pra për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset nga çmimet abuzuese”. Autorët e pranojnë krizën “… aktualisht jemi në një krizë e cila vazhdon të na kërcënojë dhe nuk është e qartë sa do të vazhdojë, sa do thellohet më tej dhe kjo për shkak të situatës së luftës tani por edhe të vazhdimit të rritjes së pandërprerë të rritjes së çmimeve energjitike, të luhatjes së ngritjes së çmimeve të naftës dhe të produkteve të tjera të cilat po shoqërohen me inflacion dhe në fund të fundit ato konvergjojnë xhepin e qytetarëve dhe buxhetin e tyre dhe e godasin dhe e rëndojnë atë”.  Jepen konsiderata për Open Ballkan, për CEFTA-n dhe pasojat e tyre në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Jepen konsiderata për kultivimin e kanabisit mjekësor, në mbështetje të testimit të bërë nga qeveria e të quajtur Këshillimi Kombëtar. Ja si theksojnë autorët: “Është një pyetje që mund ti jepet përgjigje pohuese, natyrisht, një sërë kundërpyetjesh që kanë të bëjnë me mundësitë e qeverisjes në Shqipëri për ta zbatuar me korektësi këtë process dhe mbi të gjitha për ta mbajtur atë vetëm në kornizat strikte të “legalizmit të kanabisit mjekësor të kontrolluar nga Shteti”. Mendosj se nga përgjigja e këtyre pikëpyetjeve do të varet shumë dhe pohimi apo mohimi i të qenit dakord apo kundër kësaj forme të kufizuar legalizimit të kanabisit”.  Në Kreun e katërt, zhvillohet trajtimi: “Vlerat dhe sfidat e digjitalizimit në një botë që po ndryshon me shpejtësi”. Shpjegohet se çfarë është bota dixhitale dhe koncepti mbi pasurinë dhe thesarin, shpjegohet se çfarë kuptojmë me fintech dhe mundësitë e aplikimit të tij në Shqipëri.  Për këtë thuhet: “Në përgjithësi vendet në zhvillim, si dhe Shqipëria, po përjetojnë një rritje të shpejtë si edhe tregjet e zhvilluara. Revolucioni fintech po mer një rritje të pazakontë në çdo ditë që kalon dhe kjo po vihet re edhe përgjatë vitit 2021 ku është gati të zhvillohet më tej induatria e bankave dhe të pagesave elektronike”.  Në vijim bëhet fjalë për rolin e Universiteteve në zhvillimin ekonomiko-social. Më tej trajtohet teorikisht fusha e kriptomonedhave dhe futja e tyre në tregun banar shqiptar.  Në kreun e pestë, trajtohet problem i inflacionit, deflacionit, stagflacionit reziqet dhe kërcënimet që po përballet Shqipëria dhe dilemat e bankave qendrore. Si e konceptojnë autorët konceptin e stagflacionit? Stagflacioni konsiderohet si një fenomen shumë kompleks, i karakterizuar nga rritja e inflacionit me rënie të fuqishme ekonomike dhe nga ekuilibra shumë delikatë, ndaj nuk duhet të jetë çudi që ai është ende si objekt debati dhe hulumtimi nga ekonomistë, analistë dhe ekspertë. Stagflacioni ka pasoja negative në ekonomi dhe për konsumatorin, stagflacion do të thotë më pak punë, më pak fuqi blerëse të parasë, më pak furnizime me karburant më pak shërbime etj. Përfundimisht: Trilogjia e hartuar dhe publikuar nga Akademikët Anastas Angjeli dhe Adrian Civici është një gur i çmuar në mendimin ekonomik shqiptar, ai duhet ti shërbejë Qeverisë, Bankës Qendrore dhe bizneseve si një udhërëfyes në punën e tyre të përditëshme.