DITË E VEÇANTË
Dje për Labërinë ishte një ditë e shenjtë. U festua 31-vjetori i themelimit të Shoqatës Atdhetare-Kulturore, “Nderi i Kombit”. Në këto 31 vjet, Shoqata Atdhetare Kulturore është kthyer në një Institucion potencial Atdhetar, e cila frymon, organizon dhe përhap aromën dhe kujdesin më shpresëdhënës patriotik.
Labëri me djem e vajza,
ca si yje, e ca si drita.
Kurrë nuk të përkuli dallga
syri yt lëshon vecc çika…
Në këtë aktivitet mernnin pjesë Kryegjyshi Botëror Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Kryetari i Akademisë së Shkencave prof. Skënder Gjinushi. Ambasadori i Kosovës z. Skënder Durmishi. N/Kryetar i Bashkisë Tiranës. Z. Andi Seferi. Rektor i Universitetit “Luarasi”, profesor Et’hem Ruka. Midis pjesëmarrësve kishte shumë deputetë,Kryetar të Bashkive, profesorë, artistë dhe personalitete të shquara të Labërisë. Nuk mund të mungonin përfaqësues nga organizatat dhe Shoqatat homologe.
Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria, promotorr i aktiviteteve me karakter kombëtar
Prof. Dr. Ago Nezha

Duke i hedhur një vështrim panoramik sallës, mund të them me plot gojën se kjo s’është më Shoqata “Labëria”, por “Shoqata Shqipëria”.
Prania juaj përligj thëniet e korifenjve të letrave shqipe për Labërinë:
- S. Noli: “ Kur lëngon Shqipëria, zgjohet Labëria”. “Kur të vdes të më përcillni me këngë Labe”
- Akademiku Rexhep Qosja:, “Vlora dhe Labëria e ka lindur dhe rilindur Shqipërinë”.
Në të vërtetë Labëria, ashtu siç e përjetova unë, është Shqipëria.
Labëria shpirtërore është Shqipëria natyrore e kjo do me thënë Shqipëria etnike.
Me këngën labe të djeshme e të sotme, jetojnë shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare. Kënga e labërishtes është shembulli më i ndritshëm i vetëdijes së pandarë, i vetëdijes kombëtare shqiptare.

- Shkrimtari i shquar Dritëro Agolli, ka thënë: “Me Labërinë më lidhin shumë gjëra të mëdha: “Labëria i harmonizon mrekullisht tri shtylla të mrekullueshme që janë: “Trimëria, Patriotizma dhe Kultura”. Dhe po të shohim se gjatë historisë së popullit tonë: “Kur është sëmurë liria, kur e ka zënë gripi atë, i pari që e ndien këtë grip apo këtë sëmundje është Labëria”, është trupi i Labërisë dhe, jo vetëm që e ndien, por ajo merr masa edhe për ta shëruar”.
- Kleriku Shtjefën Gjeçovi në 1920, shkoi dhe luftoi përkrah vlonjatëve. I mrekulluar nga patriotizmi vendas, i shkruante Kryepeshkopit të Shkodrës: “Imzot kur të vij në Shkodër do t’ju bëj të flisni labçe, se vlonjati për Shqipërinë, fal pasurinë, djeg shtëpinë dhe jep fëmijën”.
- Artisti i madh Agim Krajka, në një tubim në Amerikë, është shprehur se: “ Po të mos ishte Labëria, nuk do ishte as Shqipëria”.
- Ndërsa antishqiptari i tërbuar Napolon Zerva, ka thënë: “ Le të ketë një çik Shqipëri, po të mos ketë Labëri”.
Më lejoni t’u përshëndes në emër të Kryesisë të Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria “ Nderi i Kombit”, për praninë Tuaj në kremtimin e 31 vjetorit të krijimit të shoqatës Labëria.

Lamë pas festimet e Nëntorit, dy ngjarje të shënuara historike në jetën e kombit tonë, atë të Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit, nga pushtuesit. Jemi sot këtu të mbledhur në sallën e Akademisë së Shkencave për të kremtuar ditëlindjen e shoqatës Labëria që daton më 12 Dhjetor të vitit 1991, në Tiranë dhe sot festojmë 31 vjetorin e krijimit të saj. Në fjalën time përshëndetëse, nuk kam për qëllim të bëj bilancin e veprimtarive që ka kryer shoqata në këto 31 vjet, se do duheshin faqe të tëra, por ato kanë qënë objekt analizash i degëve në rrethe, që janë pasqyruar mjaft mirë nga zëdhënësja e shoqatës, gazeta “Labëria”. Ajo që dua të theksoj, është se Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria ka arritur të afirmojë identitetin e saj kombëtar, duke kryer veprimtari patriotiko-kulturore, që kanë shënjuar arritje të dukshme, jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë kufijve shtetëror,si në Kosovë, Maqedoni, Preshevë e Mal të Zi. Veprimtaritë e saj të vazhdueshme, kanë kulmuar me denoncimin e marrëveshjes famëkeqe të detit që ne morëm firmat e 67 shoqatave homologe dhe sensibilizuam opinionin mbarëkombëtar, që ka mbetur ende një çështje pezull, ku edhe sot s’ka gjetur zgjidhjen e duhur, për koniunktura politike. Një tjetër veprimtari e rëndësishme ka qenë, takimi në Prishtinë, për problemet e ruajtjes së gjuhës dhe emrave, një dukuri kjo që është bërë shqetësuese te emigrantët tanë kudo në botë, si dhe takimi në Preshevë me 100 gra dhe vajza me emrin Vlora, etj. Po kaq të mprehta dhe atakuese nga ana jonë si shoqatë, kanë qenë çështjet e kufijve në veri të vendit, krijimi i asosacioneve serbe në Kosovë, regjistrimi i popullsisë dhe vetëdeklarimi i kombësisë sipas etnisë dhe fesë dhe krijimi artificial i minoriteteve në vendin tonë. Kemi mbajtur qëndrim kritik për inferioritetin që kanë treguar qeveritë tona, deri në përulësi, në vitet e demokracisë, ndaj fqinjëve tanë jugor, duke mos respektuar barazinë dhe reciprocitetin ndaj palëve, gjë që vrehet edhe në ditët e sotme. Këtë e kanë dëshmuar më së miri disa dukuri, duke filluar me hapjen e shkollave greke në Korçë dhe Himarë, kur në Greqi s’bëhet fjalë për një akt të tillë, por u ndërrojnë dhe emrat, me dhunimin e varrezave në Kosinjë të Përmetit dhe në Boboshticë të Korçës, me pretendimet për Vorioepirin, dhe për ta quajtur Himarën tokë dhe komunitet grek, një kambanë kjo që dëgjohet edhe sot, që e kemi ende të freskët vizitën e Micotaqisit në Himarë dhe shumë probleme të tjera që kemi reaguar energjikisht nëpërmjet tubimeve, peticioneve dhe deklaratave. Një shqetësim permanent i shoqatës tonë, ka qënë dhe mbetet fakti, që kryeqyteti i vendit nuk ka një shesh madhështor për krijuesin e shtetit shqiptar, plakut të mençur Ismail Qemali.

Për turpin e Shqipërisë, në 100 vjetorin e Pavarësisë u mor një monument i aksidentuar nga Muzeu Historik dhe u vendos pranë një bunkeri përballë Kryeministrisë. Megjithëse ne kemi bërë tre kërkesa drejtuar Preidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Bashkisë, eventualisht duke filluar nga viti 2016, 2019, 2020, kemi marrë vetëm premtime nga Kryetari i Bashkisë, por presim realizime. Atë që nuk e bën shteti për neglizhencë të tij, jo për pamundësi, e bëjnë individë patriotë lab, në dy raste: së pari me kontributin e një grupi vlonjat të prirur nga Dr. Bujar Leskaj, është vendosur monument madhështor në qendër të Prishtinës dhe rasti i dytë i freskët, është memoriali me 12 apostuj të lirisë dhe pavarësisë të zonës së Mesaplikut në Vlorë, ku në krye qëndron kryeapostulli Ismail Qemali, me një bust madhështor që u përurua para një muaji me një ceremoni solemne e organizuar nga shoqata Labëria Dega Vlorë, me Kryetar Ahmet Dema dhe n/ Kryetar Namik Jahaj, që është dhe sponsor i këtij memoriali. Shqetësues ne konsiderojmë dhe mungesën e vëmëndjes nga shteti, të ruajtjes së trashëgimisë të polifonisë në tërësi, nga jugu në veri dhe të këngës labe në veçanti. Një shembull për t’u lavdëruar është organizimi i festivalit të këngës labe në korrik të këtij viti në Lungomare të Vlorës, sponsorizuar nga deputeti model Vullnet Sinaj. Ky është një sinjal që duhet të zgjojë nga gjumi letargjik Ministrinë e Kulturës, si dhe bashkitë e rretheve që të kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e këngës labe. Puna dhe veprimtaria e Shoqatës Labëria, ka qënë tepër e larmishme duke përkujtuar ngjarje historike, si ajo e pavarësisë apo e çlirimit etj, nëpërmjet sesioneve shkencore, ku kanë kumtuar historianët më në zë të vendit, si profesor Xhufi, Milo, Gjeçovi, Kasmi etj, janë bërë përurime lapidarësh, nderime për figura të shquara jo vetëm labe, por mbarë kombëtare, veprimtari kulturore, etj. Kontributi dhe veprimtaria e Shoqatës “Labëria” u shpërblye në 21 Dhjetor 2015, ku vuri mbi krye kurorën e shndritshme“Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës. Shoqatën Atdhetare Kulturore Labëria, edhe në të ardhmen e presin sfida të mëdha, që duhet të përballet me to me tërë energjinë dhe potencialin e saj intelektual. Në fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Nderit, Akademikut Rexhep Qosja, në takimin që organizuam në Prishtinë për gjuhën dhe emrat shqip, ai u shpreh se këtë veprimtari kaq cilësore nuk e bën as shteti, por nuk duhet ndalur me kaq, por të organizohet një sesion shkencor me gjuhëtar nga gjithë trojet shqiptare në një Universitet të Labërisë. Këtë porosi do ta bëjmë realitet në 2023, në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali “ të Vlorës. Duke përfunduar, më lejoni në emër të Shoqatës Labëria t’u uroj të pranishmit , komunitetin lab dhe gjithë shqiptarët kudo ku janë: Gëzuar vitin e Ri 2023, mbarësi në punë e në familje.

Agim Çiraku, Nënkryetar i Shoqatës Labëria
Ky vit ishte i veçantë pasi u zhvilluan zgjedhjet e reja për drejtimin e degëve në rrethe. Ishin zgjedhje të cilat sollën një frymë të re, një mobilizim total dhe përgjegjshmëri për të realizuar objektivat e marra për vitin 2023, që përkon me Kongresin e Shoqatës. Të gjitha zgjedhjet në rrethe treguan se kjo Shoqatë do të ketë vazhdimësi dhe do të përcjellë vazhdimisht frymë atdhetare. Kudo që shkuam dhe realizuam zgjedhje pamë një dëshirë të madhe për të lartësuar këngën labe dhe frymën atdhetare. Këto dy aspekte janë dhe kërkesat themelore të statusit të shoqatës për çdo anëtar, që u panë qartazi dhe në këtë organizim në Tiranë ku ishte një pjesëmarje masive dhe plot risi. Të gjithë sot u befasuam nga këngët, organizimi, mobilizimi, përgjegjshmëria e çdo anëtari të shoqatës. Gëzuar Vitin e ri 2023!

Përshëdetja e Akademiku Rexhep Qosja
Akademiku Rexhep Qosja, në pamundësi për të marrë pjesë shkruan: Shfrytëzoj rastin që Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria, t’ia uroj 31 vjetorin e themelimit dhe të gjithë anëtarëve të saj, ua uroj gjithë të mirat në jetë dhe veprimtari të frytshme atdhetare, kulturore. Me perzëmërsi të përkushtuar vëllazërore, Rexhep Qosja

Grupet labe dhe kënëgtarët e ftuar
Ky aktivitet u kthye në një koncert festiv. Një koncert ku merrnin pjesë grupi polifonik i Pilurit. Grpi lam “Krenaria labe” dhe këngëtarë popullor nga Malsia e Madhe dhe Lezha. Të gjithë këëat u shoqëruan me duartrokitje dhe e ndezën atmosferën mes të pranishmëve. Madje shumica e dashamirësve të kënëgs labe këndonin së bashku me këngëtarët. Ishte një ditë feste e veccantë ku të gjithë pjesëmarërsit shprehën konsideratat më të larta për mënyrrën e organizimit dhe larmishmërinë e këngë nga jugu në veri.
Vlerësim nga Bashkia e Tiranës

Kryetari i Bashkisë z. Erion Veliaj me rastin e 31-vjetorit të krijimit të Shoqatës Labëria “Nderi i Kombit” i dha kësaj shoqate për veprimtaritë atdhetare dhe kulturore Certifikatën “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës” me këtë motivacion:
Për kontributin e shquar në evidentimin , vlerësimin, promovimin, e ngjarjeve dhe figurave të rëndësishme atdhetare. Për organizimin e aktiviteteve cilësore me qëllim ruajtjern dhe përhapjen e vlerave kulturore të popullit shqiptar me impakt kombëtar dhe ndërkombëtar duke i përçuar ato tek brezat e ardhshëm.
Vlerësimet e Shoqatës Labëria “Nderi i Kombit”

U dekoruan Muzafer Korkuti “Personalitet i Shquar i Labërisë”, Aldrin Dalipi “Personalitet i Shquar i Labërisë”, Gjergji Goro “Personalitet i Shquar i Labërisë”, Fitim Caushi “Personalitet i Shquar i Labërisë”, Engjëllush Avdulaj, “Personalitet i Shquar i Labërisë”, Bashkim Kozeli, “Mik i Labërisë”.






















