Ismet Varfi: Lavdi përjetë Shkolla Ushtarake Skënderbej!

150

Nga bangat e kësaj shkolle kanë dalë ministra, deputetë, shkencëtarë, sportistë, komentatorë, me emër të madh

 Lavdi përjetë Shkolla e magjishme Ushtarake Skënderbej!

 Po afron 28 Marsi kur mbushen plot 75 vjet të krijimit të Shkollës Ushtarake Skëndërbe dhe që jo vetëm unë po të gjithë Skënderbegasit të çdo periudhe përulen më respektin më të madh për vlerat që kjo shkollë posedonte dhe për atë çka ajo na dha ne nxënësve të saj.

Me këtë rast, me anën e këtij shkrimi modest, kam nderin dhe privilegjin që të përshëndes të gjithë ata që kaluan nga bangat e Shkollës Skënderbe po në veçanti përulem me nderimin më të madh për të gjithë ata kuadro, ushtarakë dhe mësues civil, të cilët nëpërmjet mësimdhënies së tyre na formuan dhe pajisjen me vlerat më madhore të shërbimit të kombit.

Është hera e dytë që festën e krijimit të kësaj shkolle do ta festojmë në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes sepse çdo vit përvjetorin e kësaj e kemi festuar në mjedise private. Pse?

Sepse me gjithë kërkesat tona të vazhdueshme deri më sot MM nuk ka krijuar mundësinë që në ambientet e saj të kemi dhe ne si shoqatë një ambient ku të mblidhemi dhe të organizojmë dhe zhvillojmë aktivitete të ndryshme madje të kemi dhe një dhomë muze, kushtuar ekzistencës dhe aktivitetit të Shkollës Ushtarake Skënderbe. Megjithatë Shoqata e Skënderbegasve nën drejtimin e Presidentit të saj, Kolonon Mikado Shakohoxha çdo vit ka zhvilluar aktivitete të ndryshme kushtuar figurave të shquara që ka përgatitur dhe nxjerrë kjo shkollë, gjë për të cilën jemi krenar.

Për vetë vlerat që pati kjo shkollë do të ishte në nderin e MM dhe Shtabit të Përgjithshëm që herë pas herë të zhvillonte dhe organizonte aktivitete në nderim të figurave madhore të cilat kanë lënë gjurmë gjatë gjithë ekzistencës së shkollës Skënderbe. Kjo shkollë është konsideruar me të drejtë si “Fidanishtja e Ushtrisë Shqiptare” sepse ajo ka përgatitur kuadro të aftë të cilët drejtuan me shumë profesionalizëm repartet dhe njësitë e ushtrisë. Krahas kësaj kjo shkollë ka dhënë një kontribut të madh dhe në fushën e sportit, të artit dhe të kulturës, diplomacisë e të tjera ku dhe në këto fusha nga Skënderbegasit kanë dal shumë figura madhore. Psh:

Nga skënderbegasit kanë dal mjeshtra të mëdhenj të cilët nuk janë pak, dhe që unë në këtë shkrim do të përmend ata nga më cilësorët në çdo fushë:

Psh: në futboll: Bashkim Muhedini, Perlat Musta, Mikel Janku, Neptun Bajko, Gjergji Thaka, Arjan Ahmetaj, etj, etj,

Në basketball: Kastriot Mushi, Petrit Muzaku, Patriot Aliaj, Etj

Në Volejboll: Petrit Muzaku, Robert Borova

Në boks: Rahmi Sadushi, Kristaq Laci, Et’hem Ibrahimi

Në atletikë: Isa Tare, Sadik Demiri, Kristaq Laci

Në gjimnastike: Xhavit Xhani, Divid Ibrahimi, Ilia Kongo

Në mundje: Bashkim Lika, Abedin Lame, Ruzhdi Kola, Suvorov Nikolla

Në peshëngritje: Faruk Kalleshi, Niko Teli, Elez Gjoka etj.

Në këtë kuadër dua të përkulem me shumë respekt dhe mirënjohje për figurat kryesore që përgatitën dhe formuan këtë plejadë të madhe sportistësh siç janë Prof. Ismet Bellova, Bejkush Birçe, Sokol Morina.

Nga kjo shkollë si theksova dhe më lartë kanë dalë dhe figura të shquara në art e kulturë si aktorët Veli Rada dhe Vasillaq Vangjeli, komentatori i shkëlqyer në vite Ahmet Shqarri, shkrimtarët dhe poetët si Bashkim Kozeli, Arben Duka, Shpend Topollaj.

Me këtë rast nuk mund të mos përmend edhe Skënderbegasit të cilët janë pagëzuar me titullin e lartë doktor shkencash siç janë: Gjeneral Kujtim Çako, Gjeneral Kostaq Karolli, Kolonelat Mikado Shakohoxha, Agim Binaj, Shameti Shabani etj.

Dua të theksojë se kjo shkollë pati dhe mësuesit dhe kuadrot ushtarakë nga më cilësorët të cilët ishin ata që me aftësitë e larta pedagogjike bën të mundur që nga kjo shkollë të dalin figura e personalitete të cilat në vite drejtuan me shumë profesionalizëm sektorin e mbrojtjes.

Mirënjohje dhe shumë respekt për të gjithë ju të nderuar, të respektuar dhe të paharruar edukatorë ushtarakë e mësues civil që unë do përmend disa prej tyre si: Gjylyzare Çiço, Drita Hajro, Viron Cinzo, Ali Neviri, Ali Kasmi, Lluk Nikollari etj, etj si dhe kuadrot ushtarakë si Agim Tepelena, Hasan Gjata, Refik Huca, Servet Jaupi, Osman Pregja.

Në këtë 75- vjetor nuk mund të mos përmendësh dy figurat legjendë të kësaj shkollë,

Drejtor Stavri Angjeli dhe Komandant Kolonel Luto Haxhiu të cilët në vite drejtuan me shumë kompetencë aktivitetin e kësaj shkolle. Me ketë rast dua të tërheq vëmendjen edhe njëherë ndaj shtetit i cili duhet të tregojë jo vetëm më shumë respekt për ushtarakët por duhet dhe që atyre tu jap të drejtat e plota financiare që u takojnë. Sa për kujtesë, të nderuar qeveritarë dhe ju politikanë dhe parlamentar që është kjo armatë e madhe e kuadrove ushtarakë të cilët u bën jo vetëm mburojë por edhe mbështetje e madhe e proceseve demokratike dhe për vetë vlerat e tyre ata e meritojnë që të trajtohen më me dinjitet.

Në përfundim, i bëj thirrje Ministres së Mbrojtjes dhe në veçanti Shefit të Shtabit të Përgjithshëm së Ushtrisë që siç i thonë fjalës “Më mirë vonë se kurrë” se në rast se do të vinë dhe do të jenë të pranishëm në festën jubilare të 75- vjetorit të krijimit të Shkollës Skënderbej, të na vijnë me lajme të mira: Fjalën e kam për kërkesat e mësipërme por edhe për rimarrjen në varësi sikurse e ka patur, Klubin Sportiv Partizani.

Edhe njëherë të dashur Skënderbegas Gëzuar 75- vjetorin e krijimit të Shkollës Ushtarake Skënderbej.

Ismet Varfi, Skënderbegas i viteve 1957-1961, “Mjeshtër Sporti” kolonel në pension