Zyrtarët, shtet më vete / Përmbytja nxori zbuluar abuzimin 78 mln. euro nga Agolli, Krifca dhe bashkitë. Ja si u zhdukën milionat e satelitëve të shiut

404
Sigal

 

Ministritë dhe drejtoritë si shtet më vete, shiu zhduku milionat e satelitëve të motit

Ministritë dhe drejtoritë po sillen si shtet më vete, duke shpenzuar paratë e taksapaguesve për satelitë moti. Në vend që të jepej një buxhet për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë kanë vlerësuar se më mirë është të hapet thesi njëherë nga Ministri Peleshi dhe sërish nga KESH me 1.5 mln euro.

Dy qarqet veriore u mbytën nga hapja e digave të HEC-ve, ndërsa kryeministri Edi Rama u justifikua se nuk ishte përcaktuar saktë dita e rënies së reshjeve, por drejtorët dhe ministrat e tij kanë hedhur miliona Euro për parashikimin e motit. Pas drejtorit Ergys Verdho të KESH-it, që harxhoi 1.5 milionë Euro për të zbuluar kur do fillonin reshjet, edhe ministri Niko Peleshi i ushtrisë ka bërë dy tenderë për parashkimin e motit, me vlerë totale 280 mijë Euro.Nga kjo vlerë, 60 mijë Euro i harxhoi për mirëmbajtjen e stacionit hidro- meteorologjik, ndërsa 220 mijë Euro për kualifikimin e meteorologëve dhe monitorimin e motit, duke përdorur dhe shërbime private të huaja. Mirëpo megjithëse të dy, harxhuan afro 1.8 milionë Euro për të monitoruar reshjet, as Verdho i KESH dhe as Peleshi i ushtrisë, nuk morën masa për menaxhimin e kaskadave të HEC-ve e emergjencave civile, por i ranë shkurt, duke hapur digat pa njoftuar më parë banorët. Pastaj veshën çizmet e xhupat, u hipën makinave luksoze dhe shkuan t’u qajnë hallin me banorët e përmbytur, ndërsa 2 ditë pas tyre shkoi kryeministri, i cili u tha se në krahasim me vitin 2010, kjo qeveri i ka përmbytur më pak. Po përmbytja ka shkak edhe disa vjedhje që kanë bërë pushtetarët, në bashkëpunim me 22 firma klientësh të kryeministrit e ministrave sipas pamfleti P.sh. gjatë vitit 2022, Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Frida Krifca e Ministrisë së Bujqësisë, 12 Prefekturat dhe 5 bashki të Qarkut Shkodër, kanë paguar 78 milionë Euro, me tenderë për kanalet e kullimit dhe digat e lumenjve, por reshjet treguan se kanalet nuk janë pastruar e digat nuk janë ndërtuar.