Zef Preçi: Amnisti fiskale për paratë e korrupsionit dhe zyrtarët që kanë firmosur PPP

412
Sigal

 

Drafti i amnistisë fiskale që qeveria ka hedhur për diskutim publik, nuk ka marrë konsensusin e sipërmarrësve shqiptarë apo ndërkombëtarëve e për më tepër në të nuk saktësohet në asnjë pikë se si do të mund të vijnë paratë e emigrantëve në vendin tonë.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, ky projektligj nuk parashikon se çfarë është informale, pra para e pataksuar.

Por për t’u konkretizuar, si do të bëhet vetëdeklarimi i parave në të ashtuquajturën amnistia fiskale.

Preçi: Pjesa kriminale është e padebatueshme, askush nuk guxon që të legjitimojë paratë e krimit. Sepse është një martesë e ligjit me krimit, që do prodhojë monstra. Në Shqipëri hyjnë shuma të mëdha nga aktivitetet kriminale, që përfshihen nga vepra infrastrukturore përmes PPP, që në shumicën e rasteve mbyllet një sy dhe lejohet.

Amnistia: lëvizje populiste që do të mbushë qeverinë me para. Nëse do i shkojmë tezës se amnistia do të lehtësojë hyrjen e parave nga emigracioni, asnjë emigrant që ka më shumë se 10 mijë euro nuk do të lejohet të kalojë në Shqipëri me para cash. Nëse kalon përmes sistemit bankar duhet t’i deklarojë dhe t’i fiskalizojë, pra t’i paguajë detyrimet karshi shtetit ku janë.

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, thekson se emigrantët po investojnë në pasuri të paluajtshme si dhe përmirësim të kushteve të jetesës, në vendet ku jetojnë aktualisht.

Nëse nuk do të vetëdeklarojnë paratë emingrantët, kujt do t’i shërbejë amnistia?

Preçi: Ndërkohë nuk është provuar asnjëherë që nuk ka emigrantë që nuk kanë ku i çojnë paratë! Evropa perëndimore ka dhjetëra mënyra që tregon se ka përdorim efiçent të parave. Tregjet e kapitalit, blerje e pasurive të patundshme, përmirësim i cilësisë së jetesës, janë të gjitha mundësitë që të investojë. Shqipëria, është një vend i preferuar për investime nga shoqëria e inkriminuar e shoqërisë, dhe e vendeve përreth, që sigurojnë para në mënyrë kriminale.

Sipas Preçit amnistia do t;u japë krahë edhe nëpunësve të administratës shqiptare që të legalizojnë paratë e korrupsionit.

Preçi: Duke u fshehur pas këshillimit kombëtar, qeveria fsheh arsyen e vërtetë dhe palën e vërtetë të interesuar, që përveç grupeve kriminale, janë nëpunësit e korruptuar që kanë krijuar para përmes korrupsionit dhe kërkojnë që të legjitimojnë pasuri që kanë vënë përmes personave të tretë dhe vetëm spaku nuk i di këto.

Përballe kontestimeve brenda dhe jashtë vendit, qeveria po përdor si argument për të mbrojtur amnistinë, se drafti është ende në diskutim dhe se modeli është marrë nga vendet e Bashkimit Europian.