VIDEO/ 63 familje në Klos të bllokuara nga bora: Na ndihmoni nga ajri, po mbarojnë ushqimet

444
Sigal

Të bllokuar prej 7 ditësh nga bora, 62 familje të fshatit Ketë, të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë Klos, kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për hapjen e rrugëes dhe dërgimin e ndihmave.

Në një lidhje telefonike për Fax News, kryetari i fshatit Ketë, Sali Muça, ka bërë apel për zhbllokimin e rrugës si dhe ndihmë me ushqime, pasi e kanë të pamundur lëvizjen për të siguruar ushqim për vete dhe për bagëtinë.

Po ashtu banorët kërkojnë në mënyrë urgjente ndërhyrjen nga ajri, pasi trashësia e borës ka shkuar në 1 metër.