FMN: Qokat e militantëve bllokojnë fondet e  huaja dhe mbajnë peng rritjen e pensioneve

229
Sigal

Fondi Monetar Ndërkombëtar ultimatum për bllokim fondesh dhe marrje borxhi. Nëse nuk ulet numri i punonjësve të administrates i shtuar artificialisht sa herë ka zgjedhje në rreth 200 mijë, ku  20 mijë janë më kontrata provizore. Ndërkohë 85% e shërbimeve zyrtare kanë kaluar on-line. Gati seleksionimi i militantëve për të arritur në 80 mijë brenda vitit 2023

Dy pengesa i janë vënë qeverisë: Për paga e pensione, nuk do përdorë asnjë cent nga borxhet që do marrë për investime; dhe nuk do t’i jepen borxhe e grande, nëse brenda vitit 2023 nuk ul numrin e punonjësve të administratës në 80 mijë persona, nga 168 mijë që është aktualisht, i shtuar artificialisht në vitet 2015-2022, ndërkohë që 85% e shërbimeve zyrtare janë online…

Rritja e pagave të administratës, deputetëve, ministrave dhe shërbimeve, drejtësisë e nëpunësve  të institucioneve të tjera të pavarura, është një vendim i brendshëm politik e klientelist me qark të mbyllur, i pa mbështetur nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Sipas një informacioni nga Ministria e Financave, me vendimin për rritjen e pagave buxhetore, qeveria, Banka e Shtetit dhe Komisioni Parlamentar i Ekonomi-Financave, kanë anashkaluar me vetëdije e në bashkëveprim, konsulencën me FMN e Bankën Botërore, edhe pasi kryeministri Edi Rama e shpalli si premtim elektoral.

Sipas Marrëveshjes Monetare, duke qenë se Shqipëria është shtet me borxh të huaj e të brendshëm mbi 70%, është e detyruar që për çdo ndërhyrje financiare jashtë shpenzimeve rutinë që kryen në investime e shërbime, duhet të konsultohet paraprakisht me FMN.

Një kërkesë për rritje pagash të administratës, qeveria e ka bërë në qershor 2022, por FMN e ka refuzuar, mbasi kostoja totale vjetore prej 345 milionë Euro, është në raport të zhdrejtë me të ardhurat në buxhetin e shtetit, por dhe për faktin që 117 milionë Euro në vit janë këste të kredive.

Në 2 takimet e bëra mes Ministrisë së Financave dhe FMN në Uashington e 1 takim në Tiranë, FMN i dha “Ok” qeverisë për rritje pagash gjatë vitit 2023 e 2024, por vetëm për rritjen me 40% të pensioneve të ulëta e të mesme të pleqërisë të kategorive 9 deri 16 mijë lekë në muaj.

Mirëpo kryeministri Edi Rama, në bashkëveprim me Ministren e Financave dhe Guvernatorin e Bankës, veproi kundër rekomandimit të FMN, duke rritur pagat e mesme të buxhetorëve në 900 Euro, dhe dyfishimin e pagave të qeveritarëve, 40 herë më tepër se pensionet minimale.

FMN kërkoi rritje graduale në masë indeksimi për administratën,, për punonjësit buxhetor, deputetët dhe funksionarët e lartë, mbasi me shtesën e re nga data 1 prill 2023, fondi i pagave shtohet 345 milionë Euro në vit, të cilat sipas FMN, buxheti shqiptar nuk i ka në gjendje.

Ndërsa, me ligjin për pagën mesatare 900 Euro për 132 mijë punonjës, fondi total i pagave bëhet 1.18 miliardë Euro në vit, të cilat sipas ekspertëve të Ministrisë së Financave, të FMN e Bankës Botërore, buxheti  i Shtetit Shqiptar nuk do t’i ketë të ardhura shtesë as deri në vitin 2027.

Qeverisë i është vënë kjo pengesë: Për paga e pensione, nuk do përdorë asnjë cent nga borxhet që do marrë për investime e shërbime publike.

Por dhe ultimatumi i bllokimit të borxheve e grandeve, nëse brenda vitit 2023 nuk e ul numrin e punonjësve të administratës në 80 mijë, nga 168 mijë që është aktualisht; i shtuar artificialisht në vitet 2015-2022, ndërkohë që 85% e shërbimeve zyrtare kanë kaluar on-line.Pamfleti