Mësuesit në harrësë, nxënësit me batanie në klasa

296
Sigal

Arsimi është në ditën më të vështirë për shkak të mungesës së fondeve. Sindikata e Arsimit paralajmëronë se mësuesit e Tiranës do të nisin protestën 1 orëshe në 19 janar dhe do të përshkallëzohet në 26 Janar, nëse nuk plotësohen kerkesat për regjistrat, kushtet e punës, vonesat e pagave etj

Pa regjistra dhe në kushte minimale pune, mësuesit e Tiranës gati për protestë

Mësuesit kanë paralajmëruar protesta në të gjitha shkollat e kryeqytetit. Shkak për këtë janë bërë kushtet minimale të punës, vonesat e pagave dhe mungesa e regjistrave në klasa.Përmes një mesazhi në faqen zyrtare, Sindikata e Arsimit njofton se protesta të fillojë më 19 janar, dhe nëse nuk merren masa për plotësimin e kërkesave, mësuesit do të mblidhen përpara Zyrës Arsimore më 26 janar në orën 14:30.

 S’ka vota pa ngrohje

Dhjetëra shkolla në disa qarqe të vendit vuajnë acarin e dimrit pasi janë pa ngrohje, ndriçim dhe madje edhe me xhma të thyer, duke bërë që të të zgjedhin një mënyrë mjaft origjinale për t’u ngrohur në klasa. Pasi janë ngritur herët në mëngjes, ata janë veshur trashë në shtëpi e më pas kanë marrë me vete edhe batanijet me të cilat ishin mbuluar gjatë natës. Ndërkohë shteti bënë sehir duke harruar premtimet elektorale. Panorama e një dite nis me të  ftohtin në orët e para të mëngjesit, ndaj ata janë detyruar të marrin nga shtëpitë e tyre batanije dhe të mbulohen në klasë, si e vetmja mënyrë për të mos humbur orën e mësimit. Madje edhe mësuesit në heshtje e kanë pranuar këtë veprim të fëmijëve, duke i toleruar ata për të marrë pjesë në mësim edhe me batanijet hedhur krahëve. Në klasë është shumë ftohtë, aq sa mund të ngrish. Nuk kishim asnjë zgjidhje tjetër, ndaj menduam të merrnim batanijet që mbuloheshim natën me vete”, shprehet një nxënës.

Edhe pse mban emrin “Europa”, shkolla e Katundit te Ri në Elbasan nuk ofron kushtin me elementar sikurse është ngrohja.Kur ishte paralajmëruar dita e fillimit të mësimit për të gjithë shkollat, nxënësit e shkollës në Bradashesh kanë refuzuar të futen në mësim.Së bashku me prindërit e shkollës, nxënësit kanë protestuar këtë të hënë për shkak se kjo godinë sipas tyre nuk plotëson kushtet për të zhvilluar mësimin.Ndër arsyet kryesore është mungesa e ngrohjes, por edhe elementëve të tjerë të infrastrukturës që mungojnë në këtë shkollë. “S’ka vota pa ngrohje”, ishte një nga sloganet që mbante në dorë një nxënëse.

Braktisen shkollat

Shpopullimi i vendit si pasojë e largimeve po reflektohet edhe te numri i nxënësve në shkolla. Ky vit i ri arsimor nisi me numër të reduktuar nxënësish.Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në këtë vit janë regjistruar 26 mijë nxënës më pak se në vitin shkollor 2019-2020. Ministria e Arsimit pret që në vitin 2022, numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar të arrijë në 273 mijë nxënës ose 9.7% më pak se në vitin 2019.Rrudhja e numrit të nxënësve është shoqëruar edhe me humbjen e vendeve të punës për shumë mësues. Raporti i  Bankës Botërore tregon se 63% e nxënësve në Shqipëri në varfëri mësimore.  Në vitin akademik 2020-21ra me 5% regjistrimi i studentëve. Tarifa, konvikte dinjitoze, mensa dhe biblioteka,  dhe mungesa e  aboneve studenti  janë disa nga problemet kryesore me të cilat përballen çdo ditë studentët.

Mungesë fondesh

Arsimi konsiderohet prioritet kombëtar, por buxheti i akorduar ndër vite tregon se ky prioritet mbetet vetëm në letra.Infrastruktura e institucioneve arsimore në të gjithë vendin ka nevojë për investime të vazhdueshme në mënyrë që procesi mësimor të zhvillohet në ambiente të përshtatshme dhe të sigurta për nxënësit në të gjithë vendin. Porta Vendore nxorri në pah se ka bashki që thonë se e përballojnë financiarisht mirëmbajtjen e kopshteve dhe të shkollave, ndërsa ka të tjera të cilat me buxhetet e tyre arrijnë të mbulojnë 30% të nevojave, ku shkollat kanë nevojë emergjente për t’u rregulluar