Vendime selektive/ Kanë kaluar 3 vite, por SPAK shmang “aligatorin” e korrupsionit në shëndetësi Ilir Beqaj, kur “tigrin” e rrëzoi për 3 muaj

Dy fytyrat e SPAK/ Ish-ministri Arben Ahmetaj firmosi një shkresë dokortësie “Në parim” për landfillin e Tiranës dhe është marrë i pandehur e me kërkesë për arrest; ndërsa ish-ministri Ilir Beqaj që bëri propozimin dhe firmosi gjithë dokumentacionin për 3 PPP-të e shëndetësisë me vlerë 380 milionë Euro, është ende i lirë…

 Tashmë, ish- ministri i Financave, Arben Ahmetaj, është subjekt hetimi i SPAK me statusin e të pandehurit dhe me kërkesë për heqje imuniteti e arrest, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, mbështetur në një shkresë me objekt dhënie dakordësie “Në parim” për ngritjen e landfillit të Tiranës dhe dyshime për përfitime nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Gjatë 3 viteve hetime, Ilir Beqaj është thirrur vetëm 1 herë nga SPAK më 18 korrik 2022, ndërsa qysh atëherë ka kaluar 12 muaj dhe nuk është thirrur më, madje ndaj tij nuk ka nisur as procedim penal, megjithëse ka prova të plota zyrtare të krimit ekonomik me 3 PPP mjekësore.

Sekretari Engjëll Agaçi që përgatiti projekt-vendimin, 15 ministrat që e votuan, kryeministri Edi Rama që e paraqiti për miratim dhe firmosi zbatimin.

Sigal

Duket sikur në rastin e Arben Ahmetajt, krahasur me rastin ish-ministrit Ilir  Beqaj, ka lëvizje me regji klanesh politike brenda e jashtë pushtetit dhe “bie “erë” klientelizëm e me dy standarde në veprimet goditëse të SPAK, i cili ka detyrim ta sqarojë.

P.sh., brenda 3 muajsh, SPAK mbylli hetimet e bëri sekuestro për ish-ministrin Arben Ahmetaj, si dhe mori vendim për arrestin e tij, gjë që është për t’u përshëndetur, por me këtë standard shpejtësie duhet të veprojë për të gjithë qeveritarët që kanë “ngrënë dardha”, paçka se kryeministri që është “roja i dardhave” e hiqet sikur nuk i paska parë.

Po ky SPAK, ka 3 vite që ka nisur hetimet për ish-Ministrin i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, me akuzën për “Shpërdorim detyre” në shkelje procedurash, dhënie pa garë, falsifikim kontratash e trefishim kostosh për 3 PPP mjekësore në vlerë totale 380 milionë Euro.

Provat për ish-ministrin Ilir Beqaj janë konkrete me shkresa zyrtare, ndërsa shteti vazhdon paguan çdo vit nga 13 milionë Euro për PPP “Check-up” të Vilma Nushit, dhe nga 9 milionë Euro në vit për PPP Laboratorët e Janis Karathanos e Pajisjet Kirurgjikale dhënë fiktivisht emigrantit Ilir  Rrapaj.Gjatë 3 viteve hetime, Ilir Beqaj është thirrur vetëm 1 herë nga SPAK më 18 korrik 2022, ndërsa qysh atëherë ka kaluar 12 muaj dhe nuk është thirrur më, madje ndaj tij nuk ka nisur as procedim penal, megjithëse ka prova të plota zyrtare të krimit ekonomik me 3 PPP mjekësore. Drejtuesi Altin Dumani hesht, megjithëse e di që dosjet për Ilir Beqaj i kanë bllokuar 3 prokurorët Elida Kaçkini, Edvin Kondili e Eneid Nakuçi, duke mos kryer asnjë veprim hetimor, ndërkohë që me 18 prill 2023 ka kaluar afati i parashkrimit dhe thuhet se çështja është pushuar në heshtje sipas pamfleti.

Ndërsa shteti vazhdon paguan çdo vit nga 13 milionë Euro për PPP “Check-up” të Vilma Nushit, dhe nga 9 milionë Euro në vit për PPP Laboratorët e Janis Karathanos e Pajisjet Kirurgjikale dhënë fiktivisht emigrantit Ilir  Rrapaj.

Nëse nuk është e vërtetë, Altin Dumani duhet të sqarojë këtë fakt: Prej 3 vitesh, SPAK ka në dorë dosjet me prova të Ilir Beqaj; mirëpo nuk e arreston, megjithëse ai nuk është deputet dhe nuk kërkohet leje për arrestimin e tij, por siç duket nuk është dhënë akoma leja nga Babloku, i cili e ka emëruar Drejtor Donacionesh në Kryeministri.

 Drejtësia e re me dy standarte , Ahmetaj arratiset, Beqajt i varen në qafë milionat e BE

Paradoksale se si një ish-ministër kërkohet të prangoset dhe arratiset dhe në një situatë të ngjashme një tjetër gradohet në krye të një institucioni ku lëvrohen fondet e huaja.  SPAK  duhet  të konsiderojë faktin se egzistojnë fotot e Beqaj me një nga përfituesit e koncesionit abuziv në shëndetësi emigrantët, Ilir Rrapaj.Kontrata janë nën hetim nga Prokuroria Speciale, por çdo gjë duket se ka stopuar aty. Pritshmëria publike është e lartë dhe opinioni qytetar shpreson që prokurorët e SPAK të shohin provat inkriminuese për Ilir Beqjan.Por, përballë hetimit të SPAK-ut, ish-ministri i Shëndetësisë duket i pashqetësuar. Ai duket se i ka krahët e ngrohta nga “Drejtësia e Re”. Pasi Beqaj nga në ethet e prangave , kaloi në i graduar.

Qeveria krijoi një “ministri” për Ilir Beqaj, duke i lënë në supe agjencia për trajtimin e fondeve që vijnë nga BE për Shqipërinë. Madje edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, të mërkurën e 24 nëntorit, fill pasi mori fjalën drejtuesi i Agjencisë së Menaxhimit të Fondeve të Donatorëve, Ilir Beqaj, u larguar nga takimi konsultativ.

Si do shkojë fati aferave ?

Me 3 ministra në burg, edhe nëse nuk ka qenë në dijeni të aferave të tyre, Edi Rama s’mund të shfajësohet lehtë mbi përgjegjësitë si kryeministër, aq më tepër kur ai vetë i ka mbrojtur me forcë ata kur janë akuzuar nga mediat dhe opozita për korrupsion e krim të organizuar.

Sepse tani Rama duhet të pranojë se, ose nuk e kontrollon dot ekipin e ngushtë me të cilin punon, ose nuk ka aftësi për të zgjedhur zyrtarë të ndershëm, ose që, mënyra si ai qeveris korrupton këdo pranë tij. Sido që të shkojë fati i Arben Ahmetajt, me ish-zv.kryeministrin nën hetim penal nga SPAK, Edi Ramës i ka rënë morali për t’u dalë zot plot pathos, siç ka bërë deri tani, aferave të tjera për të cilat akuzohet qeveria e tij, si Porti i Durrësit, Porti i Limionit, Aeroporti i Tiranës, Butrinti apo investimet strategjike në bregdet, si ai i Plazhit të Gjeneralit.

Ai duhet të angazhojë çdo institucion qeveritar për të bërë transparencë për këtë vjedhje, për të ndarë përfundimisht kufirin mes tij dhe atyre që, siç thote ai, e kanë vjedhur pas shpine.