Lavatriçja e spitalit të Fierit, gllabëron mbi 730 mln. lekë për larje çarçafësh

441
Sigal

Spitali Rajonal “Memorial” i Fierit është kthyer në kuçedrën e parave të taksapaguesve të cilët po përjetojnë varfërinë nga rritja e çmimeve të ushqimeve, energjisë, naftës, shërbimeve mjekësore, ilaçeve etj. Spitali Memorial me kapacitet maksimal 150 shtretë, tenderon 730 mililion lekë për larje çarçafësh, të cilët edhe sikur të ishin blerë të rinj për çod të shtruar në spital do të kushtonin 72 mln lekë. Po 640 mln. lekë që teprojnë, ku shkuan ?!

Higjena dhe pastërtia janë dy ndër elementët kryesor të profilaksisë në shëndetësi. Madje një nga parimet bazë të shëndetit është: Pa profilaksi nuk ka mjekësi. I theksuam jo pa qëllim këto element duke marrë shkas nga një tender i bërë në spitalin e Fierit , ku vetëm për larjen e çarçafëve të këtij institucioni janë prokuruar mbi 730 milion lekë. Kjo më shumë sesa kujdes duket një mënyrë abuzuese me taksat e qytetarëve, ku spitalet janë pa ilaçe por kur vjen puna për tendera fitimprurës arka e shtetit shpartallohet në mënyë kriminale. Të 730 mln.lekë për larjen e çarçafëve në një spital rajonal, duket si një lajthitje e entit të planifikimit dhe më vonë të prokurimit. Edhe në luftë të ishim nuk do kishim këtë lloj shpenzimi. Të mos harrojmë se shërbimi për çarçafët e urgjencës dhe vizitave tek specialistët bëhet me çarçaf letre ( rulon) që është një kosto financiare e papërfillshme.

Sipas  ministrës  së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në videomesazhi e dhënë në 24 mars 2021, kur po bëhej gati inagurimi i Spitalit Rajonal Memorial  u deklarua se: Ky spital do të ketë maksimumi 150 shtretër, 19 shërbime dhe njësi klinike ambulatore dhe me shtretër. Një spital i cili do të mundësojë shërbime të nivelit terciar për qytetarët shqiptarë”. Po të llogarisim sikur në spital do jenë 100 të shtruar për 1 javë që është maksimumi i mundshëm, në 1 muaj do kemi rreth 400 të shtruar dhe rreth 4 mijë në fund të 1 viti. Një shifër që nuk e kanë as spitalet e Tiranës që trajtojnë 1 milion banorë të kryeqytetit dhe nga mbarë Shqipëria. Por po e marrim të mirqënë shifrën 4 mijë të shtruar. Një palë çarçaf që ndërrohen 2 herë në javë në fund të muajit bëhen 400 palë ccarccafë dhe në fund të vitit po e llogarisim me dëmtimet 5 mijë komplete çarçafësh. Sikur të rinjë ti blesh me shumicë 1 komplet çarçafësh “tek”, nuk shkon më shumë se 15 mijë lekë ( të vjetra). Atëherë 5 mijë çarçafë x 12 euro do të kushtojnë 60 mijë euro ose 72 milion lekë të vjetra. Atherë ku shkojnë diferencat ?! Dhe nuk janë pak. Po të zbresim nga 730 milion lekë 72 milion lekë që kushtojnë çarçafët ,diferenca prej 640 milion lekësh ‘gllabërohet nga lavatriçet e  Spitalit Rajonal Memorial. I takon krimit ekonomik, auditit të brendshëm të ministrisë së Shëndetsisë, KLSH dhe SPAK të hetojë dhe të zbardh këtë të vërtetë, pasi diskutohet për paratë e taksapaguesve shqiptar.

Hije dyshimi  

Spitali Rajonal “Memorial” Fier… spitali që u krijua nga Erdogan dhe tashmë është vënë në funksion të ministres së Ramës për të zhvatur fondet publike.Duket se tenderi i majmë me objekt shërbimi larje çarçafësh i ka kaluar një kompanie që ka lidhur Marrëveshje Kuadër me këtë institucion. Tenderi është prokuruar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara dhe i është dhënë kompanisë së biznesmenit Plarent Gjinari me vlerë 730 MLN Lekë pa TVSH sipas denocimit nga JOQ.Hije dyshimi bien në këtë tender pasi të gjitha kompanitë e tjera kanë marrë pjesë fiktivisht në garë pasi nuk kanë paraqitur asnjë dokument.Tenderi i është dhënë Gjinarit, i cili është mësuar të përfitojë para nga Buxheti i Shtetit me “dorë të rëndë”. Ky biznesmen rezulton të jetë edhe pronar i kompanisë Rada Oil Industry. Kompania tjetër e tij rezulton të ketë fituar miliarda nga shoqëria aksionare me kapital shtetëror Albanian Gas Industry.