MEDEF, Ahmetaj: Investoni në Shqipëri për gazifikimin

731
Gjatë vizitës së tij në Paris, Ministri Ahmetaj ka marre pjese ne nje takim me investitorë franceze, te organizuar nga Konfederata e Sipermarrjeve te medha franceze, MEDEF.
Ministri Ahmetaj beri nje prezantim te performances se ekonomise shqiptare dhe mundesite e investimit ne shume sektore. Ai vecoi sektorin energjetik, per te cilin theksoi se Shqiperia po implementon paketen e dyte te ‎reformave ne energji, ne perputhje me direktiven e BE.
Ai ftoi kompanite franceze te marrin pjese ne projektin e gazifikimit te vendit, per eksplorimin e blloqeve te lire te naftes apo edhe ne projektin per gazsjellesin adriatiko jonian IAP.
Ministri theksoi investimet ne infratsrukture edhe ne kuader te procesit te berlinit, ku nderlidhja mes vendeve te rajonit eshte ne fokus. Ahmetaj ftoi kompanite franceze te behen pjese e procedures konkurruese per zonen ekonomike te spitalles, per te cilen shprehu bindjen se do te jete nje nder me konkurrueset ne rajon.
Dixhitalizimi i sherbimeve publike per qytetarin ishte gjithashtu nje mundesi per pjesemarrje te kompanive franceze e cila u mireprit nga kompanite franceze. Se bashku me Banken Boterore kemi nisur nje projekt te perbashket per ngritjen e qendres unike te sherbimeve publike per qytetarin- tha Ministri, duke shtuar se ky eshte momenti i duhur per te ardhur ne Shqiperi.
Edhe per Ambasadorin e Frances ne Shqiperi Bernard Fitoussi, kompanite franceze duhet te rrisin prezencen e tyre ne Shqiperi dhe ky eshte momenti i duhur per ta bere kete.
Nder fushat me interes ishte gjithahstu turizmi, infratsruktura urbane, finanncimi i SME-ve etj.
Nje dite me pare Ministri Ahmetaj zhvilloi nje takim me Sekretaren e Shtetit per Tregtine, Artizanatin, Ekonomine Sociale dhe Solidare dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, znj. Martine Penville me te cilen u ra dakord per shkembime eksperiencash dhe trajnime profesionale te administrates, por edhe per bashkepunime konkrete ne nivel institucional ne fushen e turizmit social, te mbikqyrjes se tregut dhe mbrojtjes se konsumatorit, financimit te SME etj. Ahmetaj kerkoi mbeshtetjen e qeverise Franceze per avancimin e projekteve te nderlidhjes rajonale te iniciuara ne kuader te Procesit te Berlinit, per te cilin znj. Penville u shpreh tejet entuziaste edhe per faktin se vitin e ardhshem takimi i vendeve te rajonit do te mbahet ne Paris.
Prononcimi i Ministrit Ahmetaj ne mbyllje te forumit:
“Është një interes i sipërmarrjes franceze për sektorët kryesorë të Shqipërisë, transportit, logjistika, energjia, turizmi, bujqësia dhe shërbimet. Sigurisht që prezenca franceze në Shqipëri nuk është aq e madhe sa do të dëshironim dhe I gjithë ky takim dhe kjo përpjekje shkon në drejtimin e tërheqjes të sa më shumë kompanive franceze, ashtu siç bëjmë për kompani gjermane, amerikane, italiane, kineze apo gjithçka tjetër. Pra, thënë ndryshe, kjo përpjekje është fokusuar për të tërhequr kompanitë franceze në ekonominë shqiptare. Ne kemi disa shembuj të mirë të kompanive franceze në Shqiperi. E theksova, nuk janë mjaft. Kjo është një përpjekje për të prezantuar reformat e qeverisë në këto dy vite, reformat kryesisht në përmirësimin e klimës së biznesit dhe thjeshtësimit të procedurave për investitorët e huaj.
Ndava me investitorët e huaj faktin që investimet e huaja në Shqipëri kanë rritje të konsiderueshme. Madje, tremujori I parë ishte një rritje rekord. Ndava me ta arsyet pse investimet e huaja janë në rritje dhe ndava me ta dhe arsyet pse duhet të nxitojnë të vijnë në Shqipëri për të investuar.
Cilët ishin sektorët që shfaqën interes për investitorët francezë në Shqipëri? 
Transporti ishte një nga sektorët e parë, ashtu si dhe infrastruktura. Energjia patjetër. Turizmi sigurisht. Pra, këto ishin tre sektorët që u shpreh interesi drejtpërdrejtë. Pati dhe pyetje të konsiderueshme për bujqësinë, por kryesorë ishin ato sektorë që unë përmenda.
Përsa i përket politikave fiskale në Shqipëri. A ka pasur interes nga investitorët e huaj dhe a I duken paketat tonë fiskale tërheqëse për të investuar?
Regjimi ynë fiskal është shumë I thjeshtë dhe me shkallë të ulët. Është shumë interesant për kompanitë franceze. Por, dua të them që zonat e lira ekonomike, të cilat unë i prezantova këtu dhe të gjithë ato incentiva fiskale, lehtësi tatimore apo proceduriale që ne afrojmë nëpërmjet projektit të zonave ekonomike. Pati një interes të drejtpërdrejtë dhe intensiv nga pothuajse të gjitha kompanitë. E konsiderojnë zonën ekonomike si një gjetje, edhe për faktin sepse nga ana logjistike është pozicionuar në një vend shumë interesant, pra në afërsi të portit të Durrësit, port I cili në të ardhmen mund të shërbejë edhe si port i rajonit.” 
Sigal