Socialistët ngrenë kartonin jeshil për të futur në kafazë “tigrin” e financave. Pas deklaratës së avokatëve se është e drejta e Ahmetajt nëse vjenë apo jo në Shqipëri, burime nga Perëndimi bëjnë me dije se ish-zv/kryeministri Ahmetaj, mund të bashkpunojë në distancë me drejtësinë shqiptare, dhe se do vërë në dispozicion qindra dokumenta dhe regjistrime më drejtuesit më të lartë të qeverisë qëndrore dhe lokale
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga parlamenti autorizimin për arrestimin e tij, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria. Në mbledhjen e Këshillit të Mandatave të nisur sot pasdite në kryesinë e parlamentit, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë. Pas tre orësh është mbyllur mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u diskutua kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Në unanimitet mazhoranca dhe opozita i kanë dhënë ‘dritën jeshile’ SPAK që të arrestojë Arben Ahmetajn. Ndërkohë është vendosur që ditën e hënë në orën 17:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvend për heqjen ose jo të mandatit të Ahmetajt. Debatet kanë nisur në lidhje me ikja e Arben Ahmetaj nga territori shqiptar, përmes pikës kufitare Kakavijë, ka vënë në pikëpyetje Policinë e Shtetit. Struktura e policisë është njoftuar nga SPAK që nga dita e premte për mbajtjen në monitorim dhe vëzhgim të pandërprerë të ish-zv. kryeministrit të vendit, Arben Ahmetaj. Por duket se një veprim i tillë është përdorur si truk për të hequr vëmendjen, pasi kjo biletë nuk është përdorur të premten nga Ahmetaj. Kjo pasi ka rezultuar se Ahmetaj është larguar po atë ditë nga Shqipëria, por duke përdorur pikën kufitare të Kakavijës. Burime pranë SPAK thanë se nuk mund të vendosnin kufizim dhe urdhër ndalimi në sistemin kufitar TIMS, pasi një gjë e tillë është e paligjshme pa marrë lejen nga gjykata. “…policisë i është lënë detyra për ta mbajtur në vëzhgim dhe një gjë e tillë nuk është arritur të bëhet…” – tha një burim pranë SPAK. Por i njëjti burim sqaroi se edhe nëse policia do e mbante në vëzhgim, uniformat blu të kufirit, vetë grupi i operacionales dhe vetë prokurorët e SPAK, nuk kanë pasur asnjë mundësi ligjore të ndalonin Ahmetaj, pa marrë miratim nga kuvendi dhe gjykata. Avokatët e Arben Ahmetajt kanë deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se ai ndodhet jashtë Shqipërisë, por arsyeja e largimit të tij nuk lidhet me fshehjen nga drejtësia, por ka lëvizur për arsye familjare.
Këshilli i Mandateve, PS jep autorizimin për arrestimin e Ahmetajt
“Zoti Ahmetaj ka nisur përballjen me drejtësinë. Është e drejta e vetë nëse do vijë në Shqipëri apo jo. Ne mbajtëm qëndrim të kundërt nga ajo që kërkon prokuroria. Na u dha kohë jo më shumë se 24 orë për të parë 320 faqe material, që janë dashur 2 javë për t’i shkruar. Ne nuk vërejtëm kurrkund në këto faqe asnjë rresht që justifikon kontrollin e banesës së zotit Ahmetaj, Kjo është thjesht një shoë për të kënaqur epshet e disa njerëzve se si dhunohet e drejta e një deputeti. Për masën e sigurisë nuk kishte asnjë arsye pse kërkohet kjo masë ekstreme. Jemi kundër arrestimit të tij”, -u shpreh ai.
Gazment Bardhi flet me emra: Kanë vepruar si grup kriminal, Felaj, Nasufi, dhe Zeqo
Opozita nuk ka ndenjur e heshtur në këtë pikë deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur për mediat në lidhje me çështjen e Arben Ahmetajt pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, duke zbuluar se në dosje përmenden një sërë emrash nga radhët e socialistëve.Bardhi u shpreh se nga shqyrtimi që ka bërë ai vetë rezulton se në dosje përmenden po ashtu edhe Ermonela Felaj, Fadil Nasufi dhe Bajftjar Zeqo.
“Me vota unanime u vendos t’i rekomandohet seancës plenare për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe kontrollin e banesës për deputetin Ahmetaj. U ndamë në kohën se kur seanca plenare duhet të miratojë këtë kërkesë. Opozita sot depozitoi raportin e saj me shkrim, për fat të keq kolegët e mazhorancës i dhanë kohë vetes deri të premten për të dorëzuar raportin. U vendos në mënyrë arbitrare që kërkesat të shqyrtohet të hënën. Nesër do depozitojmë kërkesë për ndryshim rendi dite që prokurorisë t’i hapet rruga për të vepruar menjëherë.
Avokatët e Ahmetajt janë shprehur për medua se është e drejta e tij nëse vjen në Shqipëri apo jo, kjo është shoW
Edhe deputeti i PD Ervin Salianji ka folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Salianji është shprehur se ky rast ka shpërfaqur një rast të madh korrupsioni ku thuajse gjithë qeveria është përfshirë. Teksa shtoi se të përfshirë janë edhe shumë zyrtarë e funksionarë të lartë të mazhorancës dhe qeverisë. Salianji ka shtuar se sa i takon shqyrtimit të kërkesës, Partia Socialiste ka votuar që kjo të ndodhë ditën e hënë, ndërsa përfaqësuesit e opozitës shpresojnë për ditën e nesërme. “Personi në hetim nuk është në Shqipëri. Ky rast është një rast që ka shpërfaqur në syrin tonë dhe të publikut një rast të madh korrupsioni ku thuajse gjithë qeveria është përfshirë dhe dhjetëra persona deputetë aktualë të PS, kryetarë bashkie e funksionarë të lartë janë përfshirë po njësoj në korrupsion, Për këtë arsye Rama dhe kjo mazhorancë duhet të japin dorëheqjen për të shmangur këtë krizë që është krijuar.”,- u shpreh ai.
Gjokutaj: Dyert e mbyllura në Këshillin e Mandateve mbron personat e tjerë të përfshirë në vjedhjen e inceneratorëtve
Ish- prokurori Genc Gjokutaj për të folur mbi hetimet e SPAK ndaj skandalit të inceneratorëve. Gjokutaj është shprehur se seanca me dyer të mbyllura që ka kërkuar SPAK është në interes të pushtetit për të mbuluar personat e tjerë të implikuar në këtë mega-skandal të inceneratorëve.” Rama tani në korrik ndjen të ftohtin e dhjetorit, mbrojtja që ai i ka dhënë këtyre kryeministri e ka zvarritur këtë çështje. Si po dalin punët ky material që ka dërguar SPAK nuk është thelbi i çështjes, ajo që është serioze në këtë korrupsion janë paratë e fondit të emergjencës që janë marrë me lejen dhe firmën e Ramës.” Ahmetaj akuzohet nga prokuroria për 3 vepra penale. Sakaq projektet e inceneratorëve do të mbahen mend për numrin e lartë të zyrtarëve publikë që shkuan para drejtësisë, por në të njëjtën kohë edhe si një precedent që, pavarësisht veprave penale që shkaktuan, u financuan nga buxheti i shtetit me taksat e shqiptarëve, në injorim të plotë të moralit qeverisës dhe ligjeve të shtetit. Buxheti i shtetit vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 financoi me 586,5 milionë lekë (5.5 milionë euro) inceneratorin e Tiranës. Që nga fillimi i projekteve, pagesat progresive për të tre inceneratorët, Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, kapin vlerën totale 11 miliardë lekë (103 mln euro) deri në fund të qershorit 2023, sipas të dhënave zyrtare nga Thesari i Ministrisë së Financave që raportohen nga “Open Data Albania”. Më herët, burimet e rezervuara nga Ministria e Financave i pohuan “Monitor” se pagesat buxhetore për inceneratorët mund të bllokoheshin, por më parë duhet të nisë një hetim administrativ nga ministria e linjës që mbikëqyr kontratat, që në këtë rast është Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë. Deri më tani qeveria nuk ka marrë hetime administrative ndaj kompanive, madje ministritë e linjës hezitojnë të raportojnë edhe të dhënat periodike mbi kontratat dhe stacionet e punimeve siç i detyron ligji.





















