Vaksina “AstraZeneca”, BE e bllokon, Shqipëria e pranon

408
Sigal

Sot pritet të mbrrijnë në vendin tonë 38 400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca, të cilën Gjermania, Austria, Italia, Franca, Danimarka dhe vendet e tjera të BE e refuzuar pas humbjes së jetës së disa pacientëve. Kryeministri Rama deklaroi se me mbërritjen e tyre do vaksinohen mësuesit

Në Shqipëri mbërrijnë 38 400 doza, teksa Italia, Danimarka dhe Norvegjia pezullon përdorimin e vaksinës ‘AstraZeneca’

Mediat e huaja  raportojnë se Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) ka ndaluar në të gjithë vendin përdorimin e një serie të vaksinës AstraZeneca kundër covid-19,  për shkak të “rasteve të rënda të efekteve anësore” pas injektimit të vaksinës.AIFA njoftoi se ndalimi kap grupin ABV2856, duke theksuar se ajo mund të marrë në konsideratë masa shtesë, nëse është e nevojshme, në koordinim me Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA).Gjithsesi, agjencia italiane theksoi se aktualisht nuk ka asnjë lidhje të provuar midis injektimit të vaksinës dhe efekteve anësore të saj.Gjithashtu pasi pacienti në Danimarkë humbi jetën nga mpiksja e gjakut, Islanda dhe Norvegjia kanë pezulluar përdorimin e të gjitha vaksinave të AstraZeneca, ndërsa Agjencia Evropiane e Barnave heton rastin konkret.Lajmin e bëri të ditur dje Drejtoria Islandeze e Shëndetit dhe Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik.Ndërsa disa vende po shfaqin hezitim me vaksinën e AstraZeneca, nesër në Shqipëri pritet të mbërrijnë 38 400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pas mbërritjes së tyre do nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve.Kujtojmë se më parë dhe shtete si Franca dhe Gjermania kanë refuzuar vaksinën që vjen me shumicë në Shqipëri.

Shqipëria, ndër të fundit në Europë për vaksinimin

Shqipëria rezulton një nga shtetet e Europës që ka avancuar më pak me vaksinimin e popullsisë.Sipas të dhënave të “The Our Ëorld in Data”, që gjurmon ecurinë e vaksinimit në shumë vende të botës.

Shqipëria ka numrin më të lartë ditor të infektimeve Covid në Europë.

—Të tretin në botë për numrin e vdekjeve të shtuara të vitit 2020 e më të lartat ditore Covid për këtë vit.

—Me numrat e vdekjeve Covid të mjekëve nga më të lartat në botë.

—Dhe së fundmi edhe me numrin e vaksinimeve Covid ndër me të ultat në botë, 0,55 për 100 banorë kur mesatarja botërore është 4,22, pra reth 9 hërë më poshtë se ajo shifer duke u renditur kështu përseri në nivelet e Afrikës Qëndrore.

—Numri i testimeve është më i vogli në Europë.

—Spitalet periferike qëndrojne të mbyllura per pacientet ndërsa ato Covid po “pellcasin” nga ngarkesa.

—Mjekët e parësorit vazhdojnë të paralizuar e të pambrojtur.

—Të sëmuret dergjen të braktisur nëpër shtepite-spital duke harxhuar dhe “kacidhen” e fundit që kishin.