Familjes shqiptare i refuzohet kërkesa për azil, francezja i befason me veprimin që bën

1908
Sigal

Një familje shqiptare në Gap të Francës i është refuzuar kërkesa për azil. Familjes nuk i mbetet gjë tjetër vetëm kthimi në vendlindje. Por një shoqatë humanitare franceze është mobilizuar dhe bën ftesë për të ndihmuar familjen me dy fëmijë të moshës 8 e 10-vjeçare.

Shtetasja franceze Michèle Passas, u ka liruar prindërve të dy fëmijëve 8 dhe 10 vjeç dhomën e saj të gjumit. Tashmë prej tre ditësh me radhë, kjo banore e Gapit ka ndarë banesën e saj me familjen shqiptare dhe ka zgjedhur të flejë në divanin e sallonit.

“Dua që ata të kenë sado pak intimitet, që të mund të pushojnë, pasi ata janë shumë të stresuar”, ka pohuar francezja që është anëtare e shoqatës, për “France 3”.
ok-francezja-shqiptaret-587x359
Më tej francezja thotë se çifti fle nën ndriçimin e dritave pasi kanë frikë të vazhdueshme nga errësira. Çifti thotë se kane marrë kërcënime në Shqipëri dhe kane parashtruar kërkesë për azil, por u është rëfuzuar. Pa mbështetjen e Michèle, familja do të mbetej në rrugë.

“Më parë, ka ekzistuar mundësia për të telefonoje numrin telefonik 115 që është përgjegjës për strehim, por tani ata refuzojnë të ndihmojnë familjet që gjenden në këtë situatë”, thekson Cécile Leroux, vullnetare e shoqatës, e cila vazhdon më tej: “Na kanë thënë se nuk janë të `prekshëm`, por çfarë do të thotë `i prekshëm` kur bëhet fjalë për një familje me dy fëmijë të mitur që nuk ka të para?”

Shqiptarët përbëjnë nacionalitetin e parë në vitin 2017 që ka parashtruar kërkesa për azil në Francë. Familja shqiptare gjithësie do vazhdojë tentativat për të përfituar leje qëndrimi.