Temperatura konstante, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

549
Sigal

E martë, dt 19 shkurt 2019: moti do të mbetet me diell dhe vranësira kalimtare të pakta me praninë e mjegullës përgjatë luginave.

Era do të jetë me drejtim jugperëndim me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet.

Dallgëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 – 1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 2/12°C
Zonat e ulëta 4/17°C
Zonat bregdetare 5/17°C