E shesim më lirë se kurrë! Por kur vjen puna për ta blerë nuk kursehemi. Kesh “shkrumbon” 500 mijë euro në një ditë
Me të nisur thatësira, KESH-i i drejtuar nga ErgysVerdho ka nxituar të blejë energji dhe e ka bërë këtë me një çmim tërësisht jashtë realitetit. Së fundmi eksperti i energjisë, Azmer Duleviç, ka zbuluar edhe detajet e blerjes së parë për këtë verë të KESH-it, e cila është thuajse dyfish më shumë se bursa.
KESH-i ka “zhdukur” 500 mijë euro dhe nëse vijon me këto ritme, abuzimi me paratë e shqiptarëve do të marrë përmasa shumë më të mëdha. Çmimi i energjisë elektrike në bursën hungareze për datën 15 korrik ishte 45.22 euro/Mwh, teksa KESH e bleu për plot 83.63 euro/ Mëh, thuajse dyfish më shumë. Me një llogaritje të thjeshtë, me vetëm 1 ditë, KESH ka arritur të shpërdorojë me sukses plot 500 mijë euro të popullit shqiptar, duke blerë energji me 38.41 euro më tepër sesa çmimi i Bursës. Ndërkohë që kryeministri Rama paralajmëron për vënien e fashës së çmimit të energjisë për ata që shpenzojnë shumë, Verdho abuzon hapur me çmimin e blerjes së energjisë. Në fund, kur t’i kenë “kullufitur” të gjitha paratë e popullit, me siguri do të kërkojnë pa pikë turpi që të vendoset fasha e konsumit të energjisë prej paaftësisë së tyre. Marrim për shembull datën 19 qershor, KESH ka mbiprodhim energjie, konkretisht 1704 MwH, dhe e ka shitur të gjithë këtë mbiprodhim, por a e dini sa? Referuar bursës shqiptare të energjisë elektrike, çmimi më i ulët për datën 19 qershor është 90.58 euro/MwH. Po t’i referohemi bursës austriake, çmimi më i ulët që po shitet energjia është 119.86 euro/MëH. E dini që KESH shet jashtë burse? Po, po, jashtë burse! Me çmim 69 euro/MwH sapo i ka shitur 1704 MwH.-21.58 euro më pak se çmimi i bursës shqiptare ose;–50.86 euro më pak sesa çmimi në bursën austriake! Prisni se nuk kam mbaruar, për datat 20-23 qershor ka shitur dhe 24000 MwH me çmim 85.63€\MwH “ Bursë e dështuar, drejtues të korruptuar. Fajtor i krizës energjetike-elektrike në vend sipas kryeministrit Edi Rama është moti me diell, por përveç motit fenomeni Ergys bën kërdinë duke blerë 500 mijë euro energji në një ditë. Kriza energjetike në të cilën ndodhet vendi ka fajtor kryesor keqmenaxhimin e aseteve dhe prurjeve. Ekspertët e quajnë një keqmenaxhim. Shpërdorimin që i bëhet energjisë nga institucionet publike gjatë gjithë vitit duke shtuar se KESH ka prodhuar në terma normal njësoj si një vit më parë. Sakaq, janë prodhuar 3.75 teravat kështu që nevojat e konsumatorit janë plotësuar 100 përqind.






















