Studentët pa transport, ecin me këmbë te korpusi në Spitallë

233
Sigal

Shërbimi i transportit urban në linjën që lidh qendrën e Durrësit me kampusin universitar në Spitallë, nuk funksionon prej muajsh, duke shkaktuar probleme për qindra studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, të cilët tashmë u janë kthyer auditoreve.

“Duhet të vijmë ose në këmbë 1,5-2 orë, ose me taksi. Jemi të detyruar që ose të lejmë shkollën, ose të na vendosin urbanë. Ndryshe do të protestojmë. Ecim në këmbë se atë e di tjetër kush. Duhet të presim në vapë, shi, të ftohtë. Kemi tentuar dhe kemi bërë kërkesë, por askush nuk na është përgjigjur”, -shprehen disa studentë.

Përmes klinikës së Ligjit që funksionon pranë këtij universiteti, studentët i janë drejtuar Bashkisë për marrjen e masave dhe ofrimin e shërbimit të transportit publik në këtë linjë, pasi nga kjo po cenohet dhe nga ecuria e procesit akademik, pas një viti të vështirë pandemik.