Specialisti Fadil Kepi/ Kushtet e përfitimit të pensionit suplementar për punonjësit e ministrive dhe pedagogët me tituj shkencorë. Pensioni për minatorët e nëntokës, inxhinjerët, punonjësit e hekurudhave dhe emigrantët

1202
Sigal

Përfitimi i pensionit familjar pas ndarjes nga jeta të bashkëshortëve dhe shtesa për periudhën e punuar mbi moshë. Pensioni për minatorët e nëntokës, inxhinierët, punonjësit e hekurudhave dhe emigrantët

 

Kushtet e përfitimit të pensionit suplementar për punonjësit e ministrive dhe pedagogët me tituj shkencorë

Kushtet e daljes në pension për pedagogët me tituj shkencorë

Pyetje

Një pedagoge e Universitetit Bujqësor nëTiranë shkruan: jam e datëlindjes 21 maj 1959 dhe aktualisht kam 34 vjet punë të siguruara, pa përfshirë periudhën e studimeve të larta ditën. Pyes, kur i plotësoj kushtet për pension? Po kushtet për pedagogët me titujt shkencorë?

Përgjigje

Ju do të dilni në pension 61 vjeçe më 21.05.2020 dhe për pension të plotë do t’ju kërkohen 37 vjet punë të siguruara, përfshirë edhe periudhën e studimeve të larta, e vërtetuar me kopjen e diplomës të noterizuar, duke barazuar 1 vit shkollor që ka zgjatur rreth 10 muaj me 1 vit pune për pension. Pedagogët me titull shkencor “Profesor i Asociuar” dalin në pension 65 vjeç, ndërsa me titull “Profesor” 68 vjeç. Personat me titull “Akademik” dalin në pension 75 vjeç, pavarësisht nga gjinia. Para daljes në pension, punonjësit e institucioneve buxhetore përfitojnë deri një rrogë mujore shpërblim.

Team Handwerker beim Neubau

Ripunësimi pas daljes në pension

Pyetje

Një pensioniste nga Lezha në letrën e saj trajton këtë problem: në vitin e kaluar përfitova pension të plotë, në moshën 60 vjeçe e 8 muaj, pasi kisha 36 vjet e 4 muaj punë të siguruara. Pyes, a mund të ripunësohem në sektor privat dhe a më ndërpritet pensioni?

Përgjigje

Po të ripunësoheni në sektor privat, ju do të vazhdoni të përfitoni pensionin dhe indeksimet që bëhen me vendime qeverie, shpërblimin për vitin e ri që u jepen pensionistëve dhe rrogën në qendrën e punës, sipas kontratës që do të nënshkruani me administratorin, por do të vazhdoni të paguani kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore sipas rrogës që do tëmerrni, njëlloj sikur nuk keni dalë në pension. Sqarime më të hollësishme mund të merrni në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Lezhë.

Kushtet e përfitimit të pensionit familjar pas ndarjes nga jeta të bashkëshortëve

Pyetje

  1. Lume Balla nga Fushë-Kruja në mesazhin që na ka dërguar sqaron: kohët e fundit bashkëshorti im pensionist ndërroi jetë. Unë më 20 maj plotësoj moshën 55 vjeçe. Pyes, a përfitoj pension familjar nga bashkëshorti?

Përgjigje

Ju, ditën që plotësoni moshën 55 vjeçe përfitoni 50% të pensionit të bashkëshortit, deri sa të plotësoni moshën tuaj për pension, nëse jeni e papunë, e pavetëpunësuar dhe nuk keni tokë sipas ligjit. Kur të plotësoni moshën tuaj për pension, keni të drejtë të vazhdoni të merrni gjysmën e pensionit të bashkëshortit ose pensionin tuaj, që varet nga vitet e punës të siguruara që keni dhe paga mesatare bruto, cila shumë të dalë më e lartë. Sqarime më të hollësishme, me dokumentet që keni, do të merrni në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore Fushë-Krujë.

Baza ligjore për pensionin e reduktuar

Pyetje

  1. Leonard Nasufi nga Durrësi shkruan: jam i datëlindjes 19.5.1956 dhe kam rreth 40 vjet punë të siguruara, përfshirë dhe 2 vjet që kam qenë ushtar. Aktualisht jam në asistencë. Pyes, kur e plotësoj moshën për pension të plotë, po pension të reduktuar a mund të përfitoj dhe cilat janë kushtet ?

Përgjigje

Ju moshën për pension të plotë e plotësoni 65 vjeç më 19 maj 2023 dhe për pension të plotë duhen 38 vjet punë të siguruara që i keni aktualisht. Në periudhë pune për pension njihen dhe koha e paguar me asistencë. Mbas mbarimit të pagesës së papunësisë (asistencës), ju keni të drejtë të kërkoni të dilni në pension të reduktuar, po të jeni pa punë, i pavetëpunësuar, të mos jeni punëdhënës dhe të mos keni tokë sipas ligjit. Pensioni i reduktuar ulet me 0,6% për çdo muaj që del para pensionit të plotë, ose 7,2% në një vit (0,6% x 12 muaj), 14,4% kur del 2 vjet përpara dhe 21,6% kur del 3 vjet para moshës 65 vjeç. Ky pension shtohet sa hërë rriten apo indeksohen pensionet, por mbetet i reduktuar edhe mbas moshës 65 vjeç. Sqarime më të hollësishmne mund të merrni në Drejtorinë rajonale të Sigurimeve Shoqërore Durrës.

Dokumentet dhe tërheqja e pensionit nga emigrantët

Pyetje

Zonja Gjenoveva Canaj nga Tirana me banim prej disa vitesh në Turqi shkruan: Jam e datëlindjes 16.8.1956 dhe në Shqipëri kam punuar e siguruar 20 vjet. Pyes, kur e plotësoj moshën e pensionit? Sa vite pune duhen për pension të plotë? A kam të drejtë të bëj sigurime vullnetare për të shtuar vitet e punës? Cilat janë dokumentet për pension, afatet dhe si mund të merret pensioni?

Përgjigje

Ju moshën e pensionit e keni plotësuar 60 vjeçe e 4 muaj, më 16 dhjetor 2016 dhe për pension duheshin 15 deri 35 vjet e 8 muaj punë të siguruara në Shqipëri nga mosha 16 vjeçe. Me vitet e punës që keni të siguruara do të merrni pension të pjesshëm në masën 56 % të pensionit të plotë, i cili llogaritet duke pjestuar 20 vjet punë që keni, me 35 vjet e 8 muaj punë të siguruara që duhen për pension të plotë, baraz me 56% të pensionit. Sigurime vullnetare për të shtuar vitet e punës keni patur të drejtë t’i bëni para plotësimit të moshës së pensionit, nëse keni nënshtetësi shqiptare ose dynënshtetësi. Dokumentet për pension janë libreza e punës, fotokopje e kartës së identitetit, vërtetimi i pagës bruto për periudhën 1 janar 1994 deri ditën që keni ndërprerë marrëdhëniet financiare me qëndrën e fundit të punës në Shqipëri, certifikatë familjare e martese dhe dy copë fotografi. Specialisti Fadil Kepi sqaron, se pensioni ju fillon nga data që ju ose një pjestar i famijes tuaj dorëzon dokumentet në ASSH Tiranë. Nëse dokumentet e pensionit do t’i kishit dorëzuar në sigurimet shoqërore brenda 365 ditëve kalendarike, nga dita e plotësimit të moshës, pensionin do ta merrnit nga data 16 dhjetor 2016. Pas caktimit të pensionit, ju mund ta tërhiqni atë vetëm në lekë brenda 3 vjetëve të fundit, ose mund të autorizoni një të afërmin tuaj në Shqipëri ta tërheqë atë deri në 6 muaj. Sa herë rriten e indeksohen pensionet në vendin tonë shtohen edhe pensionet e emigrantëve pa dërguar dokumente shtesë.

Për më tepër lexoni “Telegraf”