Si u përdorën 4 mln euro nga fondet e BE për të helmuar shqiptarët

Pasaportë evropiane me salmonele braziliane!

 

Sigal

Një skandal është regjistruar në vendin tonë, me përgjegjës Ministrinë e Bujqësisë dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Për rastin në fjalë është shpallur në kërkim pronari i komanisë “diMal”, , teksa janë vënë nën hetim dhe tre inspektorë të AKU-së. Siç duket, kërkohet që përgjegjësia të kalojë vetëm tek inspektorët e thjeshtë, teksa drejtori i AKU-së dhe ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, nuk e kanë aspak ndërmend të mbajnë përgjegjësi, por vazhdojnë fushatën për të mbledhur vota për partinë në pushtet

01

Helmoi shqiptarët me salmonelë, kompania mori miliona euro nga fondet e IPARD

Më 11 mars 2025, autoritetet shqiptare zbuluan një ngarkesë prej 18.3 ton mish pule të importuar nga Brazili në Portin e Durrësit, të cilat pas analizave të kryera nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), u konstatua se përmbanin prani të rrezikshme të bakterit Salmonella.Por ky skandal i zbuluar rishtazi tregon se këto investime nuk duket se kanë shkuar në drejtimin e duhur, pasi kompania ka shpërndarë produkte të kontaminuara, duke dëmtuar besimin e konsumatorëve dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Ky është një shembull alarmant i dështimit të sistemit të kontrollit dhe një pasqyrë e keqmenaxhimit të fondeve publike, që për fat të keq janë përdorur për të mbështetur një kompani që ka treguar papërgjegjshmëri të plotë në menaxhimin e produkteve ushqimore.Skandali i mishit të kontaminuar me Salmonella kërkon një hetim të menjëhershëm dhe një veprim të shpejtë nga autoritetet kompetente, përfshirë SPAK, për të ndëshkuar përgjegjësit dhe për të garantuar që një ngjarje e tillë të mos përsëritet. Po ashtu, ky incident hedh dritë mbi rëndësinë e një kontrolli më të rreptë dhe një mbikëqyrjeje të vazhdueshme për të siguruar që produktet ushqimore të plotësojnë standardet e sigurisë dhe cilësisë.Mungesa e masave të duhur dhe e transparencës në këtë rast ka rrezikuar jetën e qytetarëve dhe ka dëmtuar rëndë reputacionin e industrisë ushqimore në Shqipëri.Në këtë kontekst, ky skandal shton shqetësimet për rreziqet e mundshme që konsumatorët shqiptarë mund të përballen çdo ditë, ndërkohë që Shqipëria kërkon të integrohet në Bashkimin Europian. Si mund të pretendojmë të arrijmë standardet e BE-së kur siguria ushqimore dhe mbikëqyrja e tregut janë në nivel kaq të ulët? Ky është një pyetje që kërkon përgjigje dhe veprim urgjent nga autoritetet, për të rivendosur besimin e qytetarëve dhe për të mbrojtur shëndetin publik.Kujtojmë se kompania AMG FOOD e Mondi Goxhës, furnizon restorante, hotele, fast-foode dhe supermarkete mjaft të njohura në vend.Por ky skandal thellohet më shumë kur zbulohet se kjo kompani ka përfituar 4 mln euro nga fondet e IPARD sipas pamfleti.“Ky është një ndër projektet e rëndësishme të AZHBR-së sa i përket përpunimit të produktit dhe nënprodukteve të mishit.Gjithashtu në këtë sektor kemi mbështetur me grant rreth 4 milionë euro vetëm nëpërmjet këtij programi, ndërkohë që vlera e investimit shkon diku tek 10 milionë euro”, – theksoi Krifca më herët.

02

Denaj nuk mban përgjegjësi: Mos bëni politikë me ushqimin!

 

Një skandal është regjistruar në vendin tonë, me përgjegjës Ministrinë e Bujqësisë dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Për rastin në fjalë është shpallur në kërkim pronari i komanisë “diMal”, Mondi Goxha, teksa janë vënë nën hetim dhe tre inspektorë të AKU-së.

Siç duket, për këtë skandal kërkohet që përgjegjësia të kalojë vetëm tek inspektorët e thjeshtë, teksa drejtori i AKU-së dhe ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, nuk e kanë aspak ndërmend të mbajnë përgjegjësi, por vazhdojnë fushatën për të mbledhur vota për partinë në pushtet për zgjedhjet e 11 Majit.Anila Denaj, si shumë zyrtarë të tjerë të Qeverisë dhe punonjës të Administratës, ka qenë e pranishme në Athinë, ku Edi Rama do të mbajë një miting me shqiptarët që banojnë në kryeqytetin grek.Në një prononcim për Euroneë Albania nga Athina, Denaj tha se nuk duhet të politizohet çështja e ushqimit dhe se rasti duhet të shqyrtohet nga institucionet përkatëse. Sipas saj, AKU e ka kryer detyrën e saj sipas protokolleve.

“Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Athinë me bashkëatdhetarët. Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet. Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës. Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun.” – deklaroi Denaj.

03

Dyfishohen sëmundjet alergjike në Shqipëri, mjekët: Shkak ndotja e ajrit

 

Dyfishohen sëmundjet alergjike në Shqipëri. Sipas mjekëve alergologë, jo vetëm luhatjet e temperaturave në vend duke përjetuar ditë të ngrohta dhe të ftohta brenda të njëjtit muaj, për shkak të ngrohjes globale, por edhe faktorë të tjerë ambientalë si ndotja e ajrit, kanë bërë që në vend të rritet numri i pacientëv eme probleme alergjike.“Në përditshmërinë tonë është dyfishuar numri i pacientëve që vijnë me probleme alergjike në të gjitha grupmoshat. Në përgjithësi janë sëmundje kronike, një pjesë e mirë e tyre”, shprehet alergologia Eris Mësonjësi.Ajo që shihet me shqetësim nga mjekët është zgjatja e sëmundjeve alergjike në kohë si dhe prekja nga më shumë se një alergen duke e bërë të vështirë edhe trajtimin për pacientët.“Ekspozimi i mëtejshëm apo më i zgjatur i fëmijëve në ambiente të mbyllura, ekspozimi më i zgjatur me mace, me qenin me alergenin e tyre i bën më të ndjeshëm. Ndotja ambientale që i bën polenet më agresive alergjitë stinore. Dhe pjesa e ngrohjes deri diku. Kemi shpërthimin e disa poleneve njëkohësisht dhe bëjnë sëmundjen më agresive dhe të vështirë për ne për të diferencuar nëse është shkaktar poleni i barit apo pemës tek ky pacient”, thotë Mësonjësi.Bluzat e bardha thonë se ka një shtrirje të moshës së pacientëve që prej fëmijëve dhe deri tek të moshuarit. Një alergji e patrajtuar rrezikon kalimin në një asmë bronkiale.“Alergjitë respiratore mbartin gjithmonë riskun për të bërë problemin e astmës bronkiale”, thekson alergologia.Për këtë rasye mjekët rekomandojnë kontaktin me alergologun për sëmundjet alergjike.

04
Hodhi në treg 18 ton fileto me salmonelë, shpallet në kërkim pronari i DIMAL

Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë private, AMG FOOD dhe DIMAL INC, Arben Goxha, 50 vjeç, dhe ka proceduar penalisht vëllanë e tij, Mondi Goxha, 53 vjeç, së bashku me tre inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), të cilët dyshohet se shpërdoruan detyrën e tyre.Sipas informacionit të publikuar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, Arben Goxha dhe vëllai i tij, Mondi, kanë importuar dhe futur në treg produkte ushqimore të kontaminuara, të cilat më pas u lejuan të shiten nga inspektorët e AKU-së.Inspektorët Gezim Hushi, 38 vjeç, Sada Lufta, 42 vjeç dhe Aldo Sinjari, 46 vjeç, dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për të parandaluar daljen e këtyre produkteve të rrezikshme në treg dhe shpërdoruan detyrën e tyre.