Studentët i drejtojnë 3 kërkesa ministres së Arsimit, braktisen auditoret edhe në Elbasan. U bashkohen pedagogët

667
Sigal

Protesta e studentëve duket ese është shtrirë edhe në Elbasan. Studentët kanë braktisur mësimin edhe kanë paralajmëruar protestë në orën 11:00.

Ndërkohë Tiranë është ndezur nga mijëra student që kanë bojkotuar mësimin dhe kanë rrethuar Ministrinë e Arsimit. Ata kanë deklaruar se pas kërkesës së përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit kanë renditur dhe tre kërkesat e tyre me shkrim për këtë institucion, ku kërkojnë anulimin Vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e kufitit maksimal të tarifës vjetore, përgjysmimin e tarifës, dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës janë sot në ditën e dytë të protestës. Ato kanë bojkotuar sërish mësimin pasi janë kundër tarifës për provimet që jepen me kredite.

Ndërkohë në një komunikim me ‘Fax News’ ministraje Arsimit Lindita Nikolla ka deklaruar se do të takojë një përfaqësi me studentët. E pyetur nëse studentët kanë pranuar të takohen, Nikolla e pohoi diçka të tillë.