Ndërmarrja “Baza e Tubave” me sipërfaqe 49 mijë e 347 m² në Zhupan të Fierit, pjesë e kompanisë “Albpetrol”,pasuri shtetërore i është hequr kompanisë “Albpetrol” dhe iu dhurua me Vendim Nr. 14/3, datë 12 shkurt 2019, nën maskën e statusit “Investitor Strategjik kompanisë koreane “Yura Corporation” me pronar shtetasin Dae Yeol Ohm, i është dhënë falas për 60 vjet e pa taksa,duke përdorur skemën e kontratës “1 Euro”.
Grupi parlamentar i PS-së e quajtën vjedhje e krim ekonomik ndaj pasurive strategjike të sigurisë kombëtare, dhe me të drejtë i kërkuan gjykatës anulimin e procesit të privatizimit në 2012. Por pas ardhjes së PS-së në pushtet një vit më pas, kryeministri Edi Rama filloi ta copëtonte “Albpetrol”-in dhe i dhuroi një bazë prodhuese të saj një kompanie të huaj private, madje jashtë vendeve të Bashkimit Europian.Sipas vendimit të firmosur nga Edi Rama, kompanisë koreane “Yura Corporation” me pronar shtetasin Dae Yeol Ohm, i është dhënë falas për 60 vjet e pa taksa, ndërmarrja “Baza e Tubave” me sipërfaqe 49 mijë e 347 m² në Zhupan të Fierit, pjesë e kompanisë “Albpetrol”.Kjo pasuri shtetërore i është hequr kompanisë “Albpetrol” dhe iu dhurua me Vendim Nr. 14/3, datë 12 shkurt 2019, nën maskën e statusit “Investitor Strategjik”, por duke përdorur skemën e kontratës “1 Euro”.Ky vendim është firmosur nga Edi Rama dhe formalisht në grup nga ish-zv/kryeministri Erion Braçe, ish-ministrat Anila Denaj, Belinda Balluku, Blendi Klosi, Bledi Çuçi.Kryeministri Edi Rama ia ka dhënë për ndërtimin e një fabrike për prodhim pjesësh të sistemeve të instalimeve elektrike të automjeteve për kompanitë e huaja, me vlerë investimi 6.4 milionë Euro.Pavarësisht se quhet “Investim strategjik” dhe objektet i janë dhënë me kontratë “1 Euro” për 60 vjet falas, prodhimet e kësaj fabrike koreane nuk sjellin asnjë përfitim për ekonominë shqiptare, madje për 60 vjet nuk do të paguajë asnjë taksë dhe as 1 cent fitim në arkën e Shtetit Shqiptar.
Përveç sipërfaqes 49 mijë e 347 m² truall e objekte shtetërore, kryeministri udhëroi që me fondet e shtetit t’i bëheshin këto favore kompanisë koreane “Yura Corporation Albania”: Kompania “Albpetrol”, Kadastra, Bashkia, OSHEE dhe Ujësjellësi-Fier, t’i pastronin mjedisin e investimit të fabrikës, t’i hipotekonin pronën dhe t’i ndërtonin rrjetin e furnizimit me energji, ujë e rindërtim rruge.
Dokumenta që zbulojnë pazarin paraprak me koreanin Dae Yeol Ohm:
Vendimi nr. 14/3 i Komitetit të Investimeve Strategjike është miratuar më 12 shkurt 2019, ndërsa Vendimi nr. 70 i qeverisë për lidhjen e kontratës mes Ministrisë së Ekonomi-Financave dhe kompanisë koreane “Yura Corporation Albania”, është miratuar më 13 shkurt 2019.Me Vendim Nr. 333, datë 6 qershor 2018, ndërmarrja e quajtur “Baza e prodhimit të Tubave” në “Albpetrol” është shpallur “Zonë me përparësi zhvillimi ekonomik”.Ndërsa firma koreane “Yura Corporation Albania”, me aktivitet në objektet e “Albpetrol”, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 27 maj 2018, pra, 10 ditë para se të shpallej “Zonë me përparësi zhvillimi ekonomik” dhe 20 muaj para miratimit të vendimeve të qeverisë, fakte që provojnë se është bërë pazar paraprak me shtetasin korean.Përveç sipërfaqes 49 mijë e 347 m² truall e objekte shtetërore, kryeministri udhëroi që me fondet e shtetit t’i bëheshin këto favore kompanisë koreane “Yura Corporation Albania”: Kompania “Albpetrol”, Kadastra, Bashkia, OSHEE dhe Ujësjellësi-Fier, t’i pastronin mjedisin e investimit të fabrikës, t’i hipotekonin pronën dhe t’i ndërtonin rrjetin e furnizimit me energji, ujë e rindërtim rruge.Ndërsa me Vendim Nr. 20, datë 28 janar 2025 të Këshillit Kombëtar të Territorit, të firmosur nga Edi Rama, kompanisë koreane “Yura Corporation Albania” në Fier i është dhënë leja e ndërtimit për një shtesë të fabrikës brenda Albpetrol, kur shtesa është ndërtuar para 5 vitesh.Pamfleti





















