Rrugët si mall pa zot !

Flasin inxh. dhe gjeologët Prof. Hazbi Shehu & Isuf Tushe: I sugjerojmë  ish-zv-k/ministres  që na jepte leksione për gjeologjinë e rrugëve dhe tuneleve, se gërryerjet në shtratet e lumenjve për t’i marrë inertet,ulin bazën e erozionit natyror. Ja si u lincesua me vendim masakra e Shkumbinit, që izoloi juglindjen.

Rrugët miliarda euro si mall pa zot, ja si u izolua juglindja me VKM e lincesimit që masakroi Shkumbinin duke i nxjerrë 3.5 milionë m³ zhavorr

NOA

Zbardhet VKM që tregon se  si autorizimi me firmën e ministres së infrastrukturës , Belinda Balluku i hapi rrugë masakrimit të lumit Shkumbin me gërrmimet pa kriter nga firmat oligarkike, të cilat vijuan punën të pakontrolluar nga askush derisa solli tragjedinë me rrëshkitjen e tokës dhe shembja e urës në rrugën Librazhd-Prrenjas pas rreshjeve të shiut.Leja e dhënë për shfrytëzimin e materialeve inerte në basenin e Shkumbinit nga kompania private ‘Salillari Sh. P. K’, për të gërryer shtratin e lumit , lidhet drejtpërdrejt me situatën e rrugës që izoluar juglindjen.

Ndërkohë që sipas dokumenteve administrative, pesë leje aktive u janë dhënë kompanive që zbatojnë projekte zgjerim rrugwsh Në total, sipërfaqja e lejuar për gërryerje kap mbi 1.5 milionë metra katrorë, ndërsa volumi i inerteve të autorizuara arrin në mbi 3.5 milionë metra kub. Pyetjet kryesore janë: A janë respektuar studimet gjeologjike? A janë monitoruar realisht zonat e shfrytëzimit? A është bërë një vlerësim i plotë i ndikimit mjedisor përpara dhënies së lejeve?

Inxhinerët më në zë të gjeologjisë kanë reaguar lidhur me skandalin ku përfunduan në lumë miliona euro të taksapaguesve shqiptarë për rrugët. Ku shprehen se gërryerjet në shtratet e lumenjve për t’i marrë inertet, ҫojnë në uljen e bazës erozionit natyror dhe sjellin  pasoja të rënda siç ishte prishja e rrugëve.

Ja reagimi i Hazbi M. Shehu – Inxh. Gjeolog Nafte, bashkëpunëtor i vjetër shkencor, Prof. Doktor i Shkencave Gjeologjike  Isuf Tushe – Ing. Gjeolog Nafte.

Mungesa e studimeve gjeologo-inxhinierike në trasenë e rrugëve,aferë korruptive miliarda euro që kërkon hetim nga SPAK

I sugjeroj, ish-zv-k/ministres dhe ministres infrastrukturës që na jepte leksione për gjeologjinë e rrugëve dhe Shpiragun se, gërryerjet në shtratet e lumenjëve për t’i marrë inertet, prishin jetën e tyre të ndërtuar për miliona vite, ҫon në uljen e bazës erozionit natyror dhe sjellë pasoja të rënda

Klima me plazhet dhe bukuritë natyrore përgjatë gjithë vijës bregore nga Saranda, në Vlorë, në Divjakë, Durrës dhe më në veri drejt Shkodrës apo deri në majat e thepisura të Alpeve mbajnë në gjirin e tyre dashurinë, mikpritjen, shpirtin bujar, gazmor dhe “forcën tërheqëse” për turistë nga e gjithë bota. Kjo sipërfaqe me bukuri natyrore mahnitëse me vlerë prej miliarda Euro mbanë në nëntokën e saj edhe pasuri natyrore po me vlerë monetare prej miliarda Euro, prandaj duhet të bëhemi të ndërgjegjëshëm dhe ti vlerësojm. Nëse të ardhurat kryesore në sipërfaqet me bukuritë e natyrës i përkasin thjesht asaj, të ardhurat e fituara nga zbulimi i vendburimeve minerare, i përkasin gjeologjisë dhe kryesisht aftësisë profesionale, sakrificave të mëdha dhe të vazhdueshme të punës së gjeologëve tanë. Nuk po zgjatemi në këtë fushë sepse s’është në profesionin ton, por nënvizojm se turizmi vërtetë është interesant, kërkon investime përgatitore shtetërore fillestare të larta dhe në ecuri për mirëmbajtjen e tij, investime private nga pronarë serioz me personel shërbimi të mirëkualifikuar dhe me etikë, garanci politike dhe publike të sigurtë, por do të sjellë edhe pasoja negative shëndetësore, etj. Këto janë investime apo shpenzime që mbulohen me taksat e popullit. Turizmi edhe në kulmin e zhvillimit tij, s’ka të ardhura për shtetin më të mëdha se pasuritë natyrore minerare të zbuluara dhe në shfrytëzim. Ai hap vetëm ca vende pune sezonale, sjell fitime vetëm për të mbushur xhepat e oligarkëve të politikës. Shumica e tyre janë pjesë e kupolës politike-qeverisëse që investojnë paratë e korrupsionit, ku toka dhe detyrimet fiskale i falen nga qeveria, kurse ekonomia dhe populli fiton “Bishtin e Sopatës”.

Propaganda se turizmi është një biznes me shumë fitim ishte një mashtrim i madh për të tërhequr vëmëndjen e popullit nga vjedhja dhe shkatërrimi i pasurive natyrore minerare. Këtë populli do e vuaj brez pas brezi, në shekuj. Me kalimin e viteve turizmi bie gradualisht, është variabël, d.m.th i paqëndrueshëm, sepse çdo turist s’harxhon kohë dhe para për të vizituar një vend më shumë se një herë dhe në ecuri ai kërkon investime për mirëmbajtje.

Mirëpo, nga rreshjet e dëndura në ditët e fundit, u shkatërrua pothuajse gjithë infrastruktura rrugore bashkë me urat dhe dy tunelet kryesor, në gjithë territorin e vendit, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim, ku qeveria investoi për disa vite miliarda euro nga taksat e popullit. Kjo katastrofë s’lidhet me klimën, as me reshjet e dëndura, siҫ po e justifikon k/ministri Rama. Ato vetëm e shpejtuan atë në kohë, por me mungesën e studimeve kapitale gjeologo-inxhinjerike në trasenë e rrugëve, me cilësinë e dobët të punimeve të kryera nga kompanitë e ndërtimit, që janë oligarkë të qeverisë dhe kupolës politike, majtas-djathtas (PS-PD) dhe lidhet me një aferë të pastër korruptive prej miliarda Euro, e cila të hetohet nga SPAK-u dhe shkaktarët të ndëshkohen sipas ligjit. Kjo katastrofë regjionale pritej të ndodhte, sepse ishin dhënë shënjat e saj në disa segmente rrugore lokale dhe qeveria jo vetëm që s’mori asnjë masë për t’a parandaluar atë por i jepte fonde shtesë oligarkëve për riparimin e tyre.

Pasojat e rënda që bllokuan transportin rrugor, gjithë aktivitetin social-ekonomik-turistik në vend, dëmtuan pronat private dhe janë bërë të pasigurta, pra me rrezik lart në lëvizjen e qytetarëve. Vlerësimi shkaqeve që krijuan këtë situatë, me dëme kolosale, kërkon një ekspertizë teknike-ekonomike-juridike, me specialist të fushës, se rindërtimi i rrugëve të dëmtuara s’është punë e lehtë, as rutinë, as një fenomen lokal por regjional. Në fillim të kryhet studimi gjeologo-inxhinjerik i zonave dhe më gjërë që rindërtimi të mos jetë arnim por i sigurt që këto fenomene të mos përsëriten më. Shkenca gjeologjisë inxhinjerike, lindi si pasojë e dështimeve të tilla në fushën e ndërtimit dhe u bë një nevojë e domosdoshme për ҫdo objekt që ndërtohet në koren e tokës, bile edhe për një ndërtesë të thjesht banimi. Urojm që një karastrofë e tillë të mos ndodhë në pallatet me shumë kate që po mbijnë në gjithë teritorin ton, se do marrë jetë njerëzish. Një shprehje e vjetër thotë:  “Gjeologjia është shkenca mbi tokën në të cilën ne jetojmë”! Pra, jeta dhe siguria e ҫdo objekti që ndërtohet mbi/nën sipërfaqen e tokës lidhet me qëndrueshmërinë e vendit ku ai vendoset, i cili do studiuar para zbatimit projektit, se investimi për ndërtimin e tij është shumë herë më i lartë se kosto e studimit. I sugjeroj k/ministrit, ish-zv-k/ministres dhe ministres infrastrukturës që na jepte leksione për gjeologjinë e rrugëve dhe Shpiragun se, gërryerjet në shtratet e lumenjëve për ti marrë inertet, prishinë jetën e tyre të ndërtuar për miliona vite, ҫon në uljen e bazës erozionit natyror dhe sjellë pasoja të rënda. Rindërtimi i rrugëve të shëmbura do kohën e vetë dhe investime shtesë, që do të rëndojn në xhepat e qytetarëve, se kështu ka vepruar qeveria deri tani. Kjo është një praktikë e gabuar, sepse ҫdo kompani ka detyrim garancinë e ҫdo objekti që ndërton, por vërehet se qeveria dhe korrupsioni e kanë hequr atë. Në ecuri, ka patur diskutime/vërejtje për koston e lartë të ndërtimit të rrugëve tek ne, sepse janë tenderuar me kosto disa herë më të lartë se ato në Komunitetin Evropian. Tani kanë dalë mjaftë prova se Ministria Infrastrukturës që ka dhënë tenderat, kurrë s’ka miratuar vlerën më të ulët të investimit, por më të lartën, prandaj këto dëme ti paguajn kompanitë e ndërtimit me paratë e korrupsionit dhe jo nga taksat e popullit. Shembja e rrugëve largoi menjëherë turistët e stinës nga Shqipëria, pra turizmi dështoi plotësisht dhe kërkon prapë investime, kohë për rindërtimin dhe më pas reklama për t’a rikthyer atë në nivelin që ishte. Kjo është industria e turizmit që pompoi kaq shumë qeveria Rama, që me mashtrime dhe propagandën e saj disa vjeҫare, i dha prioritet të jashtzëakonshëm se ai zotërohet vetëm nga oligarkët e tij dhe me qëllim për të nënvlerësuar industrinë e naftës dhe të minerave, që përmbi 30 vite po i vjedhin dhe shkatërrojnë si mall pa zot.