Mungesa e mirëmbajtjes dhe hedhjes së kripës në rrugë e ka kthyer Rrugën e Kombit këtë të premte në një varrezë makinash. Mbi 20 aksidente janë shënuar në këtë ask prej akullit në rrugë.
Kompanitë e sigurimeve thonë se është e pamundur që i gjithë dëmi t’u faturohet atyre për shkak të mungesës së seriozitetit të kompanisë koncesionare dhe asaj të mirëmbajtjes që nuk i kanë hedhur kripë rrugës. Aksidentit nuk i ka shpëtuar edhe një kompani e kompanisë Salillari që mirëmban rrugën, teksa nga përplasja masive e makinave kanë mbetur disa të plagosur, që janë dërguar kryesisht në Spitalin e Rrëshenit.
Prokuroria duhet të nisë hetim për këto dhjetëra aksidente në rrugët e mbuluara nga akulli, sepse shqiptarët kanë paguar lek më lek qindra milionë euro për të udhëtuar në rrugë të sigurta.
Koncesionarët e mirë paguar duhet ta paguajnë fajin e tyre për rrezikimin e jetës së njerëzve.
Thuhet se të aksidentuarit për shkak të akullit në rrugë pasi kanë marrë nga policia rrugore proces verbalin se aksidenti ka ardhur prej akullit në rrugë, do t’i drejtohen gjykatës për dëmshpërblim financiar prej kompanisë koncesionare.






















