Rikthehen fashat orare të energjisë

266
Sigal

Premtimet harrohen, qeveria rrit çmimin e dritave për të gjitha ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kilovat/ orë në muaj. Pazaret me energjinë; kompania e blen nga shteti me 42 euro, ia shet po shtetit me 205 euro

 1-Kush harxhon mbi 700 kilovat, do e paguajë energjinë më shtrenjtë

Më herët kryeministri Rama ka thënë se po punohet për të rregulluar pjesën e faturave të energjisë elektrike në bazë të parimit: “Të pasurit do të paguajnë më shumë së të varfërit”.Në fakt, kryeministri nuk ka dhënë shume detaje teknike se si do të bëhej diferencimi midis dy kategorive.  Më shumë lidhur me këtë ide të qeverisë ka shpjeguar ministrja Balluku, që tha se nuk do të bëhet klasifikim i familjeve të pasura dhe të varfra.Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka paralajmëruar një vendim të qeverisë i cili do ta bëjë më të shtrenjtë energjinë për të gjitha ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kilovat/ orë në muaj.‘Nuk kemi ndonjë synim në të pasur dhe të varfër. Kryeministri i referohet përdoruesve më të mëdha të kilovat orëve’.Ne jemi në përfundim të një analize që tregon sesa kilovat/orë i duhen një familjeje për të pasur një konsum normal. Duke pasur analizën se cila konsiderohet sasi mesaatare normale çdo kilovat orë mbi këtë sasi do të faturohet me çmimet e tregut pa subvencione nga qeveria. Të gjitha analizat na çojnë në fashën rreth 700 kilovat/orë, konsiderohet një konsum normal mesatarisht për një familje me 4-5 anëtarë. Mbi këtë fashë, që s’është aprovuar akoma, do të paguhet me çmim më të lartë”, tha Balluku.Ministrja nuk dha një datë kur do të hyjnë në fuqi ndryshimet e reja.Ende nuk është marrë një vendim por po jua them si shifër.

2-Pazaret me energjinw, injëjti  brokere blen nga shteti me 42 euro, ia shet po shtetit me 205 euro

Diskutimi i kredisë për rehabilitimin e Fierzës, është pritur me pakënaqësi prej opozitës. Në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, Helidon Bushati, akuzoi për një skandal me shitblerjen e energjisë.“Në të njëjtën periudhë njëra shet 1.5 tera me 42-45 euro dhe tjetra në të njëjtën periudhë blen 205 euro. I njëjti broker Helidoni shpk e blen te KESH me 42 euro dhe ia kalon OSHEE me 205 euro. Këtë duhet të dinë qytetarët”, tha ai.Por për këtë qëndrim, përfaqësuesit e Ministrisë së Energjitikës nuk u përgjigjën me raste konkrete por me formulën e shit blerjes së energjisë: “Diferenca në çmim midis KESH dhe OSHEE-s, nuk po merrem me konstatimin që dikush Helidoni bleu sot energji te KESH-i dhe ia shiti nesër OSHEE-s, nuk ndodh, nuk ka ku ta fus nëpër xhepa energjinë dhe ta ruaj derisa ta blejë OSHEE-ja. Energjia u ble sot shitet sot, nuk shitet mbas ca ditëve”.Një tjetër çudi për opozitën është fakti situata me rezervat ujore në hidrocentral.“Sipas rregulloreve të KESH-it, kur janë nivelet maksimale dhe në muajt maj dhe shtator nuk shitet energji në tregun e lirë, ti mban kuotat maksimale për efekt të sigurisë energjitike”, tha deputeti.Por për këtë, përfaqësuesi i qeverisë shprehet se gjithçka menaxhohet në mënyrë shkencore.“Vazhdojmë të menaxhojmë akoma me shumë kaskadën duke pasur parasysh luhatjet e rënda që ka tregu i energjisë në tregun ndërkombëtar”.

ERE miraton rritje të tarifave të energjisë, preken mijëra biznese

Enti Rregullator i Energjisë miratoi rritje të tarifave të shpërndarjes së energjisë për bizneset e lidhur në tension 35, 20, 10, 0.4 kv.Në mbledhjen e fundit, Bordi vendosi që pas aplikimit të OSSh pjesë e OSHEE group të miratonte tarifën 1.55 lekë/kWh nga 1.5 lekë që është aktualisht. OSSh kishte kërkuar një tarifë 2.62 lekë.Për tarifën e shpërndarjes në tension 20,10,6 kv Enti miratoi tarifë 3.99 lekë nga 3.9 lekë qe është aktualisht. OSSh kishte kërkuar në fakt një tarifë 4.14 lekë/kWh.Për tarifën e shpërndarjes në tension 0.4 lekë tarifa e re u vendos 6.42 lekë nga 4.79 lekë/kWh që është aktualisht. Nga OSSh u kërkua 7.37 leke/kWh.

Tarifa mesatare është lënë bë fuqi ajo aktuale prej 6.69 lekë.Rritja e tarifave të shpërndarjes dhe transmetimit prekin direkt bizneset në treg të lirë te cilat përveç kostove të energjisë që janë rritur deri në 4 herë do të kenë dhe kosto të reja shtesë. Tarifat do të jenë në fuqi nga 1 maji 2022 deri në fund të këtij viti.