Prof. Roland Zisi, Rektor i Universitet të Vlorës: Do të garantojë zhvillimin akademik, online dhe në auditor

982
Sigal

Roland Zisi – Universiteti Vlorës (UV) do të garantojë zhvillimin e kalendarit akademik qoftë në format online, qoftë me prani fizike në auditor

Rektori i Universitetit të Vlorës Prof. Dr Roland Zisi, në një intervistë për Gazetën “Telegraf „ ka folur për zgjedhjet në universitete, për sfidwn e aplikimt tw mwsimit online, për të cilin jo vetëm UV, por gjithë IAL publike por edhe private, nuk ishin fort të përgatitur. Por një koordinim i mirë dhe efikas u bë edhe me MASR, MSH, organet e pushtetit lokal etj. Besoj se ky bashkëpunim i provuar, eksperienca e krijuar si dhe masat e marra deri tani do të jenë faktorë të mjaftueshëm për vijueshmëri normale të procesit mësimor në vitin akademik 2020-2021.

  1. Prof. Si u përgjigjeni akuzave se zgjedhjet në Universitete në 30 korrik nuk u zhvilluan në transparencë?

Paraprakisht dëshiroj t’ju falwnderoj pwr interesin tuaj ndaj zgjedhjeve pwr autoritete dhe anëtarë të organeve drejtuese në IAL publike në vendin tonë. Nuk mund të shpreh ndonjë konsideratë për zhvillimin e këtij procesi në IAL e tjera, për shkak të mospjesmarrjes sime në to dhe mosnjohjes së problematikave të evidentuara aty.  Për procesin e zhvilluar në UV, nuk ka patur asnjë adresim negativ dhe aq më shumë për mungesë transparence. Asnjë faktor apo aktor, brenda dhe jashtë UV-sw nuk ka artikuluar një gjë të tillë. Procesi zgjedhor në UV ka qenë korrekt, ligjor, i qetë dhe normal. Mund të merrni  informacione më të plota në Komisionin Institucional Zgjedhor të UV (KIZ), por një fakt është i vërtetë: Në Komisionet zgjedhore  në fakultete, KIZ, si dhe në Komisionin e Apelimit, nuk është regjistruar asnjë ankimim. Kjo do të thotë se, në optikën time si një prej kandidatëve në garë,  procesi zgjedhor në UV u zhvillua tërësisht brenda kuadrit ligjor zgjedhor universitar dhe në transparencë të plotë. Mediet lokale dhe qendrore e kanë përcjellë me korrektësi këtë fakt.

  1. Cilat do të jenë vështirësitë e vitit të ri Universitar 2020-2021 për shkak të Pandemisë?

Strukturat akademike dhe ndihmëse të UV-sw përmbyllën me sukses shërbimet ndaj studentëve të vitit të tretë të Cilkit të Parë të sudimeve dhe vitit të dytë Master Profesional dhe Shkencor. Studentët e këtyre grupeve zhvilluan konsultimet, provimet e vitit dhe u diplomuan, sipas urdhwrit të ministres Shahini dhe kalendarit të miratuar nga Senati akademik. Kemi qenë në shërbim të tyre deri në datën 15 korrik. Në fund të gushtit do të fillojmë me konsultimet dhe provimet e studentëve të viteve të para dhe të dyta deri në mes të tetorit. Në kushtet e vazhdimit të Pandemisë, sigurisht që do të përballemi me vështirësi të ndryshme siç janë pritja dhe regjistrimi i studentëve të vitit të parë. Cikli parë dhe i dytë si dhe fillimi i procesit mësimor për vitin akademik 2020-2021. Ne do të veprojmë, në vijim, në bazë vendimeve dhe urdhërave të Këshillit të Ministrave dhe MASR por edhe vendimarrjeve të brendshme institucionale. Në çdo rast dhe alternativë veprimi, UV do të garantojë zhvillimin e kalendarit akademik qoftë në format online, qoftë me prani fizike në auditor apo me kombinim të të dy mënyrave. Strukturat dhe personeli po punojnë për të përballuar me sukses detyrimet ndaj studentëve.

  1. Si duhet të jetë bashkëpunimi i të gjitha palëve të interesuara për të kapërcyer problemet që ju përmendët, e të kemi rezultate në vitin universitar 2020-2021?

Përballimi i situatës pandemike në fillim të marsit ishte një sfidë e madhe për ne. E kam fjalën për aplikimin e mësimit online, format, për të cilin jo vetëm UV por gjithë IAL publike, por edhe private, nuk ishin fort të përgatitur. Megjithatë brenda dy javëve, falë përkushtimit njerëzor dhe profesional të personelit akademik të UV-sw, të cilin gjej rastin ta falenderoj, ne arritëm ta përballonim me sukses situatën duke kryer një proces mësimor normal online. Ky rezultat pozitiv ishte fryt i një bashkëpunimi të shkelqyer mes pedagogeve, studentëve, autoriteteve dhe strukturave drejtuese akademike e mbështetëse. Një koordinim i mirë dhe efikas u bë edhe me MASR, MSH, organet e pushtetit lokal etj. Besoj se ky bashkëpunim i provuar, eksperienca e krijuar si dhe masat e marra deri tani do të jenë faktorë të mjaftueshëm për vijueshmëri normale të procesit mësimor në vitin akademik 2020-2021.

  1. Si e konsideroni procesin zgjedhor në Universitete, i cili këtë vit u mbajt në një situatw të veçantë edhe për shkak të pandemisë covid-19?

E konsideroj një proces normal dhe korrekt, kryer në kontekstin e një kuadri ligjor të plotë, i cili u respektua në çdo detaj nga trupa zgjedhore e pedagogëve, studentëve, kandidatët dhe administrata zgjedhore. U kryen takime elektorale me departamente dhe me grupe studentësh ku kandidatët paraqitën platformat e tyre. Pati shumë komunikime elektronike, formë komunikimi e cila do të jetë një edukatë pune edhe në vijim, jo vetëm e detyrueshme prej Pandemisë por edhe për ekonomizim të lëvizjeve dhe kohës, çka janë tepër të vyera për njeriun dhe grupet e interesit në kohën e sotme. Pra gjithshka ishte normale dhe nuk pati mungesa apo mosplotësim detyrimesh nga të gjitha palët.

Som.

Për procesin e zhvilluar në UV-w nuk ka patur asnjë adresim negativ dhe aq më shumë për mungesë transparence. Asnjë faktor apo aktor, brenda dhe jashtë UV-sw nuk ka artikuluar një gjë të tillë. Procesi zgjedhor në UV-w ka qenë korrekt, ligjor, i qetë dhe normal. Mund të merrni  informacione më të plota në Komisionin Institucional Zgjedhor të UV (KIZ), por një fakt është i vërtetë: Në Komisionet zgjedhore  në fakultete, KIZ, si dhe në Komisionin e Apelimit nuk është regjistruar asnjë ankimim. Kjo do të thotë se, në optikën time si një prej kandidatëve në garë,  procesi zgjedhor në UV-w u zhvillua tërësisht brenda kuadrit ligjor zgjedhor universitar dhe në transparencë të plotë. Mediet lokale dhe qendrore e kanë përcjellë me korrektësi këtë fakt.