Pallati i Kongreseve drejt shembjes? Një qendër e re aktivitetesh do të ndërtohet në Tiranë

213
Sigal

Një qendër e re konventash dhe panairesh do të ndërtohet në kryeqytet duke zëvendësuar kështu Pallatin e Kongreseve dhe jo vetëm në funksion.

Në disa media online flitet se Pallati i Kongreseve do të shembet pasi nuk do të jetë më i dobishëm dhe aty do të ndërtohen kulla të tjera.

Gjithsesi zyrtarisht nuk ka asgjë të konfirmuar dhe godina e Pallatit të Kongreseve gëzon statusin e monumentit të kulturës.

Studio italiane Fuksas dhe kompania shqiptare e ndërtimit Usluga do të ndërtojnë qendrën e re në Bulevardin e ri; një qendër kongresesh 12 mijë metra katrorë, dy kulla me 40 dhe 25 kate secila si dhe një hapësirë komerciale prej 23 mijë metrash.

Kulla e parë, ajo me 40 kate do të ketë një lartësi prej 136 metrash dhe do të jetë objekt banimi me apartamente. Kulla e dytë me 25 kate do të shërbejë si hotel.

Konkursi për qendrën e re të konferencave u zhvillua në prill të këtij viti. Në garë morën pjesë 5 studio, por u shpallën si finaliste dy projekte. Ai i Fuksas dhe studios çeke Chybik+Kristof. Pak ditë më parë, studio Fuksas njoftoi zyrtarisht se fituesi përfundimtar ishte shpallur projekti i saj.

Pasuritë publike, në rrezik tjetërsimi. KLSH: Nuk janë të regjistruara, duhet ndërhyrë sa më shpejt

Një pjesë e konsiderueshme godinash dhe prona publike, nuk janë të regjistruara në regjistrin e kontabilitetit duke sjellë rrezik të lartë për tjetërsimin e tyre.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është duke bërë një auditim të thelluar në këtë drejtim, që përfshin një sërë institucionesh, në mënyrë që të merren masa për regjistrimin e tyre. Ndërsa rezultojnë gjithashtu afro 15 mijë hektarë tokë bujqësore pa titull pronësie.

Diskutimet u bënë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë gjatë prezantimit të raportit vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2022, sipas të cilit dëmi në buxhet për shkak të shkeljeve në fusha të ndryshme nga institucionet publike llogaritet në rreth 90 miliardë lekë.